
"Është një gënjeshtër e Hamasit" se ushtria izraelite sulmoi një kolonë civilësh palestinezë që iknin nga veriu i Rripit të Gazës në drejtim të jugut. Kështu tha në një konferencë për shtypin ndërkombëtar, zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.
Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë, ku sipas raportimeve të mediave, ushtria izraelite goditi kolonat me civilë që largoheshin nga qyteti i Gazës të premten, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur të tjerë.
Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. BBC raporton se janë regjistruar të paktën 12 viktima.
Po po ka mundesi se e kujtuan per kollone me rrefugjate Izraelite qe po vinin me kerku strehim ne Gaza !!!!