Ushtria izraelite: Kemi gjetur gjurmë të pengjeve në një tunel në Rripin e Gazës

11 Janar 2024, 10:46Bota TEMA
Ushtria izraelite: Kemi gjetur gjurmë të pengjeve në një

Ushtria izraelite thotë se ka gjetur gjurmë të pengjeve në një tunel të nëndheshëm në Rripin e Gazës, në qytetin Khan Younis.

Ushtria ja tregoi tunelin gazetarëve, që u shoqëruan përmes rrugëve të lagjeve me shtëpi të rrënuara. Një kolibe e ndryshkur prej teneqeje mbulonte hyrjen e tunelit, në kopshtin e një banese.

Një shkallë e improvizuar të çonte drejt shtegut të nëndheshëm, rreth 2.5 metra nën tokë. Tuneli ishte i nxehtë dhe me lagështirë, me mure prej betoni nga ku vareshin tela elektrikë. Më në brendësi gjendej një banjo, ku ushtria tha se gjeti prova se aty janë mbajtur pengje, ndër të tjera edhe ADN-në e tyre.

“Pengjet mbaheshin këtu në këtë sistem tunelesh”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.


Ai nuk dha detaje se çfarë u gjet saktësisht në tunel dhe as nuk tha se kur ishin mbajtur pengjet aty dhe se cilat ishin emrat e tyre. Ai gjithashtu nuk tha nëse pengjet janë gjallë apo kanë vdekur.

 

2 Komente

  1. 0
    007

    Me nje fjale aftesia dhe efikasiteti i MOSAD-it, qe mbahej si kampion i sherbimeve sekrete ne bote, eshte ne nivelin ZERO. Turp e faqja e seze. Pas kaq muajve lufte e pushtim, arrin te “zbuloje” nje tunel ku “mendohet se jane mbajtur” pengjet…U mbars mali e polli nje mi…

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXL

      007=000

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje