Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton ka zbuluar një bisedë të kaluar mes tij dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se ky i fundit e paralajmëroi se SHBA nuk do e ndihmonte BE-në nëse do të sulmohej.
“Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim,” citoi ai të ketë thënë ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Sipas Breton, ish-presidenti e bëri këtë koment gjatë një bisede me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos në vitin 2020. Në takim ishte i pranishëm edhe vetë Breton.
Komisioneri evropian pretendon se edhe Trump tha se “NATO ka vdekur” dhe se SHBA-të do të tërhiqen nga aleanca. “Kjo ishte një thirrje e madhe zgjimi dhe ai mund të kthehet,” tha Breton për Trump.
Kjo duhet thënë Amerikanëve se kë po kërkojnë të zgjedhin ...
Trump eshte nje kafshe, qe nqse ngjitet perseri ne krye, do shuaj boten. Ky ka nje egoizem te pakufi, eshte totalisht i pakontrollueshem.
Ska shans te ndodhe. Te hidhet kongresi Amerikan per fyti
Keto jane deklarata te papergjegjeshme per nje president, edhe nqs nuk do te vepronte ai nuk duhet te shprehet publikisht ...!!!!!