Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit që drejtoi sulmin e 7 tetorit

31 Tetor 2023, 11:04Bota TEMA

Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit që drejtoi sulmin e 7 tetorit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë (ISA) kanë deklaruar se kanë vrarë një komandant të lartë të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit.


Ata pretenduan se ai ishte personi që “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”. Sipas Izraelit, ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e përdorimit të dronëve për Hamasin.

“Eleminimi i tij dëmton ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”, përfundon deklarata.

Luftëtarët e Hamasit vranë qindra izraelitë dhe morën peng më shumë se 200 të tjerë në sulmin e 7 tetorit.

Që atëherë, Izraeli është përgjigjur duke bombarduar Gazën me sulme ajrore, duke kryer operacione tokësore dhe duke bllokuar hyrjen e furnizimeve jetike në rajon.

4 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Shoku enver fliste dikur; nje bie mijra ngrihen

    Përgjigjjuni
    1. F
      Forca Izrael

      Forca Izrael kunder Barbarve.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        Çfar bq Allahu, si nuk e mbrojti Legjenden e Gjalle. Mos e ka marre atje qe te kete Virgjeresha sa te doje, si shperblim per Femijet qe theren?

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tropoja

          Nja 10 here e kem lexue qe e kane vra liderin qe udhehoqi masakren,po rrezik u ri ngjallka si krishti edhe ky,fundja çifut a kan edhe ai jud hesapi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje