Më 7 qershor, autoritetet australiane trokitën në derën e një apartamenti në Sidnej.
Posta ishte grumbulluar jashtë derës dhe qiramarrësit nuk kishin paguar qiranë për më shumë se tre muaj, raporton BBC.
Brenda, ata gjetën dy gra të vdekura, motra nga Arabia Saudite, trupat e të cilave kishin mbetur të pazbuluara, në dhoma gjumi të veçanta, për javë të tëra.
Dy muaj më vonë, pavarësisht hetimeve policia nuk ka asnjë pistë të qartë rreth asaj që ndodhi me Asra Abdullah Alsehli, 24 vjeç dhe Amaal Abdullah Alsehli, 23 vjeç.
Nuk kishte shenja të hyrjes me forcë në banesë dhe nuk kishte shenja të dukshme lëndimi, tha policia, duke i përshkruar vdekjet si “të dyshimta” dhe “të pazakonta”.
Ata janë ende duke pritur që një mjek ligjor të dalë në rezultate të qarta se si vdiqën gratë. Mediat lokale raportuan se rezultatet fillestare të toksikologjisë dhe autopsisë nuk ishin përfundimtare.
“Ne nuk dimë shumë për vajzat,” u tha gazetarëve Detektivja Claudia Allcroft muajin e kaluar në një apel për ndihmë publike.
“Ne shpresojmë që dikush mund të jetë në gjendje të ndihmojë hetuesit tanë.”
Rrofsh Mero. Duhet ky lajmi se nuk na mjaftojne ato qe vdesin ketu