Vdes në burg ish-agjenti i FBI, spiunoi për Rusinë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik

6 Qershor 2023, 09:50Bota TEMA

Vdes në burg ish-agjenti i FBI, spiunoi për Rusinë gjatë

Një agjent i FBI-së i cili kishte punuar për Rusinë gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik, i njohur si një nga spiunët më të dëmshëm në historinë e SHBA-së, është gjetur i vdekur në burg.

Robert Hanssen u gjet i vdekur në burgun e sigurisë maksimale në Kolorado mëngjesin e 5 qershorit. 79-vjeçari kishte marrë para dhe gjëra të vlefshme, si gurë të çmueshëm, në vlerë prej mbi 1.4 milion dollarësh në llogari bankare ruse. 300 agjentë kishin punuar për ta hetuar rastin e tij.


Ai u dënua në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për spiunazh. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende.

Hanssen jetonte në një shtëpi modeste me katër dhoma gjumi në periferi të Virxhinias me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij përpara arrestimit.

Për shkak të rolit të tij në FBI, ai kishte qasje në informacione të klasifikuara dhe në vitin 1985 filloi aktivitetin e tij kriminal, duke dërguar materiale në Rusi dhe ish-Bashkimin Sovjetik.

Hanssen, i cili u bë oficer i FBI-së më 12 janar të vitit 1976, përdori pseudonimin “Ramon Garcia” kur korrespondonte me bashkëpunëtorët e tij rusë.

Sipas faqes së internetit të FBI-së, ai “komprometoi burime të shumta njerëzore, teknika kundërzbulimi, hetime, dhjetëra dokumente të klasifikuara të qeverisë amerikane dhe operacione teknike me rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme”.

3 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ahhahahahahhahahaha, vdiq????...lol..si ato votimet elektronike te Rahman Edroganit...lol...

    Përgjigjjuni
    1. k
      kar kalec dega

      Ty do qire motra para mbrapa , se ku qendron lidhja e botimit me Ramen dhe karlliqet e tua nje zot e di , ik o plere se je bere i peshtire , ik e lepija koken e karit Rames , ta rasi Belerin brenda dhe i ruajtet bolet ju pislleqet e Agimit te Arte

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Ky lajm nuk eshte i vertet, amerika eshte demokratike, nuk te denon per spiunlleqe si regjim diktatorial te Enverit, bile per keto vepra mbas burgut amerika te dekuron dhe shperblen, kete shembull e ndoqen dhe demoshkrdhatet e albanistanit, duke shperblyer dhe dekoruar te gjithe bashkepuntoret me agjenturat e huaja kunder shtetit shqiptar, sigurisht me keshillat e "miqevet tane shekullor"

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje