Nga Carl Bildt, Project Syndicate
Dy udhëheqës të moshuar po përpiqen të dalin nga dy luftëra katastrofike në të cilat i futën vendet e tyre. Asnjë prej tyre nuk po ia del dot mbanë.
Kur presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, qëllimi i tij ishte të ndryshonte regjimin në Kiev dhe të shpallte fitoren brenda pak ditësh. Jo një “luftë”, por një “operacion i posaçëm ushtarak.” Në mënyrë të ngjashme, kur presidenti amerikan Donald Trump nisi sulmin masiv kundër Iranit, synimi i tij ishte të ndryshonte regjimin në Teheran dhe të shpallte fitoren brenda pak ditësh. Jo një “luftë,” por një “ekskursion.”
Të dy liderët e morën vendimin për t’i nisur këto luftëra duke mos ndjekur proceset normale politike për planifikimin e tyre, por edhe më pak të shqetësuar për pasojat e mundshme. I izoluar gjatë pandemisë Covid-19, Putini lexonte historitë e perandorisë së vjetër ruse. Kur erdhi koha, ai e kaloi me shpejtësi “operacionin e posaçëm ushtarak” duke marrë aprovimin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, pa asnjë kundërshtim. Zyrtari që mbante përgjegjësi më direkte për dosjen e Ukrainës, në fakt kundërshtoi, por qëndrimi i tij u hodh poshtë dhe ai dha dorëheqjen pak kohë më pas.
Në mënyrë të ngjashme, Trump hyri në luftë me Iranin pas fitores së shpejtë në Venezuelë dhe pasi kishte dëgjuar nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu se regjimi iranian do të binte patjetër nën presionin e duhur. Vetë drejtori i CIA-s, i zgjedhur nga Trumpi, e kundërshtoi këtë skenar tepër optimist duke e quajtur një “farsë,” e madje edhe JD Vance, zëvendësi servil i presidentit, shprehu rezerva. Megjithatë, vendimi u mor dhe dosja iu dorëzua “Sekretarit të Luftës,” retorika luftëdashëse e të cilit vetëm sa i ka shtuar përqeshjet.
Tani, të dy udhëheqësit kanë ngecur pa një rrugëdalje të qartë nga katrahura që kanë shkaktuar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur të realizojë një mbrojtje të suksesshme të vendit, duke kufizuar avancimin e Rusisë këto katër vite. Ndërkaq, pavarësisht humbjes së lidershipit të lartë dhe goditjeve serioze ndaj aftësive ushtarake, regjimi iranian ka mbijetuar dhe ka vendos de-facto kontrollin e vet strategjik në Ngushticën e Hormuzit, duke shfrytëzuar të njëjtat teknologji dronësh si Ukraina.
Meqenëse si Ukraina edhe Irani as që e kanë në mendje dorëzimin, dy udhëheqësit dritëshkurtër që nisën konfliktet specifike, kanë filluar tashmë të tërhiqen nga një pjesë e synimeve të shpallura në fillim të secilës luftë. Ndonëse Putini nuk mund ta pranojë hapur se nuk do ta pushtojë dot kurrë Ukrainën, ai është tashmë i dëshpëruar për një marrëveshje politike që do i jepte ato copa të rajonit të Donetskut që ushtritë e tij nuk kanë arritur t’i marrin në kontroll. Dhe, ndonëse Trumpi kërcënon në mënyrë arrogante se do ta shfarosë Republikën Islamike, edhe ai shpreson dëshpërimisht për një marrëveshje politike që do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe do të lejojë për firmosjen e një marrëveshjeje nukleare, të ngjashme me atë nga e cila i tërhoqi SHBA-të në 2018-ën.
Por asnjëri prej të dy liderëve nuk ka avancuar qoftë edhe në qëllimet e tyre më modeste. Putini mund t’i urdhërojë ushtritë e tij që të avancojnë, por ato nuk e bëjnë dot diçka të tillë. Dhjetëra mijëra rekrutë, të një cilësie gjithnjë e më të dobët, po dërgohen të vdesin në front, pa i sjellë atij asnjë rezultat. Ekonomia ruse e luftës po prodhon me ritëm të lartë dronë të modelit iranian, por ukrainasit kanë rezultuar më inovativë në këtë aspect. Dronët e tyre jo vetëm po ruajnë vijën e frontit, por njëkohësisht po godasin infrastrukturën energjetike dhe shenjestra ushtarake thellë në brendësi të territorit rus.
Sigurisht që Ukraina ka mbështetje nga jashtë – kryesisht nga europianët tani që SHBA-të janë të zëna në luftën e tyre me Iranin, duke shpenzuar gjysmën e stokut të raketave të tyre më të avancuara. Fatmirësisht, industria e mbrojtjes e Ukrainës është tashmë në gjendje të përballojë gjysmën e nevojave të veta ushtarake, ndërkohë që Rusia gjithnjë e më tepër ka nevojë për mbështetjen ekonomike të Kinës dhe për municione e ushtarë ‘mish për top’ nga Koreja e Veriut. Ushtria e lavdishme ruse, për të cilën Putini pati lexuar në librat e historisë, i përket vetëm të shkuarës.
Nga ana tjetër, SHBA-të dhe Irani gëzojnë padyshim superioritet ushtarak ndaj Iranit. Ato mund të bombardojnë si dhe ku të duan në territorin iranian, duke lënë pas rrënoja. Por, pa dërguar trupat e tyre atje, nuk mund ta konvertojnë dominimin ushtarak në sukses politik. Asnjë shtet nuk mund të nënshtrohet vetëm nëpërmjet fuqisë ajrore.
Mund ta përfytyroj Putinin duke skërmitur dhëmbët në Kremlin apo në bunkerin ku ndoshta gjendet, teksa iu bërtet atyre që nuk i japin dot fitoren, që aq dëshpërimisht i nevojitet. Ndërsa Trumpi e shpalos dëshpërimin e tij pa teklif çdo ditë në “Truth Social.” Thënia e vjetër mbetet aktuale: është shumë e lehtë (dhe më emocionuese) ta nisësh një luftë, se sa ta përfundosh atë.
Do të vijë një moment kur secila prej dy luftërave do t’i ndryshojë regjimet respektive të dy udhëheqësve. Edhe pse rritja e çmimeve të naftës mund t’i japë njëfarë avantazhi Putinit, ekonomisë ruse do t’i duhet shumë më tepër se kaq në afatgjatë. Dhe tani që populli rus është mësuar me komfortin e epokës digjitale, mjetet e propagandës tradicionale janë të kufizuara në atë çfarë mund të bëjnë. Nëse do të merrnim për bazë historinë ruse, luftërat e humbura çojnë në ndryshime politike, siç ka ndodhur pas mposhtjes së rusëve nga japonezët në 1905-ën dhe humbjen e sovjetikëve në Afganistan. Trashëgimia e Putinit do të përcaktohet nga dështimi i tij në Ukrainë.
Sa për Trumpin, ai ka premtuar se nuk do të nisë më luftëra për ndryshime regjimesh. Por, ai e ka bindur veten e tij se nuk ka asgjë që ushtria amerikane nuk e bën dot dhe tani çdo amerikan po paguan për këtë. Shumë nga mbështetësit e tij shohin tek Trumpi një njeri që ka humbur rrugën, ndërsa pjesa tjetër e botës sheh një superfuqi që ka diskredituar veten.
E dimë që Putini dhe Trumpi zhvillojnë herë pas here biseda të gjata telefonike. Putini do që Trumpi ta ndihmojë të fitojë në Ukrainë, por ai nuk mundet sepse letrat për një rezultat të tillë nuk janë më në duart e presidentit amerikan. Ndërkaq, Trumpi me gjasë i ka kërkuar Putinit ta ndihmojë të nënshtrojë Iranin, por presidenti rus nuk do të mundej edhe sikur të donte, sepse as ai nuk i ka kartat për ta bërë diçka të tillë.
Megjithatë, Putini dhe Trumpi kanë arritur të paktën diçka. Komiteti norvegjez i çmimit Nobel përr Paqen, do mund të punojë pa u shpërqëndruar, pasi Putini as nuk është parë ndonjëherë si kandidat i mundshëm për ta marrë këtë vlerësim, ndërsa Trumpi, edhe nëse është konsideruar ndonjëherë, e ka humbur përgjithmonë shansin.
Aljosha, Misha...lexoni dhe mesoni te verteten!
Ky kari, qe ka shkrujt ket, dashka qe Trampi te beje lufte me trupa/ si ajo e Joe Bidenit, qe e boshatisi Ukrainen per fare ? Vajmedet per "anal-istet"
Ore idiot ti nuk vlen as sa një qime bythe e autorit të shkrimit. Injorant, kafshë mes fytyrë njeriu.
Autori merr paret e porositsit, po ti o mavri qe merr noc rokun ne goje nga na dole kaq i mençuir. Ik o i mjere shko laj bythen se tu ka be muti koriçke..Mos u fut ne te thella se nuk del dot. Ato qimet e bythes, po je kurioz, dil perpara pasqyres dhe shifi.
Si dy bole lidhë n'një rrfanë!
Gjenial koment!
Epo mire atehere ashu e leme, po ashu ashu. ..... Po per ndryshim regjimi ne Rusi pse nuk flet apo ben perpjekje askush ? apo nuk kane b*le , ose nuk intereson perderisa nuk perben kercenim per popullin e zgjedhur. Sa per popujt e tjere vk , te kemi veshderrin te sigurt
Ky autori eshte nje ushtar qe paguhet nga George Soros dhe perfaqeson majtizmin.
"Çorape kuq" ke bere komentin me domethenes te mundshem. Aferim!!!!!! Sorrosi, si mbeshtetes i te majtes mistike, regresiste boterore, desh te rrezonte dr pr Sali Berishen nga drejtimi I PD. Po mutin e vet hengri, pr dr Berisha drejton sot e gjithe diten me gjenialitet opoziten e nje qeverrie me te korruptuar ne planet, dhe fale Allahut, se shpejti kombi shqiptar do ta kete pr dr Berishen ne krye te tij!!!!!
Te gjithe budallenjte kane te njejtin argument "I paguan Soros". Injoranca te con te mos analizosh por te etiketosh. Te drejtat sociale jane majtiste. Mendon se jane gabim!? Sepas mendjes tende nuk duhet te kete te drejta por vetem detyrime qe ti vendosin HAIDUTET ARROGANT qe sot po perfaqesohen nga extremistet djathtiste qe ngelen vetem duke vene etiketa si puna jote.
pse?se muk te pelqen ty?
Po, more Bile po! Nese Rusis i duhen vite ta mari vehten ne ekonomi, Europes i duhen shekuj! Paralelet qe i heq te dy luftrave nuk qendrojne fare! Ne Ukrain eshte operacion ushtarak, se po te ishte lufte Kievi do ishte rafshuar me gjithe Zhelen çifutin...! Megjithate per rusofobet dhe homot te perendimit pa perjashtuar te albanistanit eshte artikull oserbimi virtual...!
Më duket se në këtë shkrim ka një të vërtetë sa politike ushtarake dhe gjeostrategjike . Këto dy superfuqi ushtarake por edhe ekonomike kuptohet me dallime të dukshëme midis njëra tejtrës po ju del ,pak por realishtë, ka filluar tu dalë kallaj .Jo pa qëllim këta dy president po takohen si shpesh .E presin njëri tjetrin me qilima të shtruar me pompozitet dhe me një axhendë bisedimesh për tu patur zili . Biles edhe Evropa si patericë e SHBA dhe e friksuar si minjtë nga macja Rusi përpjekjet e Trampit dhe takimin e tij me Putin e kanë quajtur përpjekje diplomatike me prerogativa pozitive për mbarimin e luftës Rusi Ukrainë dhe për të normalizuar situatën dhe mos lejimin e shkallëzimit të këtij agresioni të rusisë i pa përligjur . Mirëpo na rrofshin takimet shtërngimet e duarve midis dy presidentëve premtimet për zgjidhe të këtij problemi dhe pa u tharë boja e portokolit pa u kthyer Trampi në Amerik dhe pa u mbyllur Putini në bunkerët gjigant fortesa betoni dhe çeliku anti armëve bërthamore lufta e Rusit kundër Ukrainës jo që nuk u pushua por u zhvillua më tepër. Por këtë radhe nuk kishte një Ukrainë që ti kundërpërgjigjesh Rusit me forcë ushtarake në ngritje por në të kundërt Trampi sa shkojë në Amerik i ndërpreu miliardat me armatime moderne . Çfarë ndodhi nënë rrogos çfarë i premtuan njëri tjetrit dy presidentët që mbështetja amerikane për Ukrahinën ra në nivelin më minimal dhe që ushtria ukrainase ngeli si peshku paujë ????? Ata e dinë por dhe bota e kupton që Amerika dhe Rusia nisen nga parimi kur nuk e sulmojmë dotë njëri tjetrin atëhere të ulemi dhe të luajmë si macja me miun duke bërë plane nën rrogos që seicili në kufjitë politiko ushtarak e gjeostrategjik të mbështetin njëri tjetrin dhe të mos jenë në fushën ushtarake kundërshtar sepse e dinë që llogaritë e tyre nuk ju dalin me fitore ndaj njëri tjetrit Ja le të shohim luftën e Izraelit dhe ShBA kundër Iranit . Ashtu siç po zvaritet Rusi në hapsirat Ukrainase edhe Amerika po zbraz depot hangarët e anieve po harzhon municionin e prodhuar 35-45 vjet më parë por që duhen testuar për shkaqe që i njeh shkenca që bien vetitë kimikofizike të municioneve dhe mbushjeve qofshin dhe ato bërthamore Prandaj Amerika po i hedh raketat pa llogari dhe pa ju dhimbsur por dhe pa ndonjë objekt shumë të studiuar pavarësisht se bien në qytet në industri në objekte ekonomike e sociale kryesisht mbi ato ushtarake . E vërteta është se kjo luftë ,Iranin pa mbaruar akoma e ka kthyer ekonominë dhe krejt strukturat ushtarake në një situatë shumë të rëndë .Vetëm një naiv nuk e pranon Po Amerika a ka humbje ?? Kush është realist e pranon që edhe kjo ka humbje sepse në fund të fundit kjo është luftë dhe lufta është si furra që djeg sa dru që ti hedhësh Mirëpo Amerikës nuk i dhëmb shumë disa dhjerta apo qindra miliard dollar që ka harzhuar për këto tre muaj luftë. Resurset e saj janë gjigande janë në maksimumin e mundshëm .Trampin tani e shqetëson jo humbja në arsenalin ushtarak por dhe mbi të gjitha Amerika i ka hyrë një lufte që nuk ishte e motivuar mirë nuk ishte e llogaritur mirë për pasojat ,nuk ishte e mbështetur mirë nga faktorët politik ushtarak ,ekonomik e diplomatik nga faktori ndërkombëtar .Kaq e vërtetë është kjo sa që Trampi në këtë luftë pa fitore mbeti i vetëm pa mohuar Izraelin . Në këtë luftë as aleatëtet nuk u mbështet as nga Vëndet e NATO as nga fuqitë e mëdha si Kina Rusia India dhe shumë shtete të tjera gjë që ""ky kampion i demokracisë "" e kuptojë me vonesë që edhe pse një shtet gjigant në nçdo fushë kur i mungon mbështetja qoftë dhe diplomatike nga faktori ndërkombëtar nuk është e thjeshtë që kudo dhe kur tëdo ty b....të nisësh luftra se i ke mundësitë ajrore detare dhe toksore . Mirë po të dalim te një komentues që thotë se amerika e fiton luftë me goditje ajrore dhe detare . Është një nocion ushtarak dhe i hershëm që një vënd quhet i pushtuar kur të shkelë tokën ushtari kundershtsr ndryshe ku ishe hiç gjëkundi .Pra fatin e luftës e vendos ushtari në fushën e luftës Dhe çepele verdhi Tramp e di këtë postulatë historike sa vet njërëzimi dhe historia e luftrave të njërëzimit e ka treguar Prandaj paralajmëron se po bën gati trupat speciale për ti futur në Iran . . Po mirë more strategu i . Amerikës a thua se do të pushtohet një vënd me 1,9 milion kmkatror dhe me 93 milion banor dhe me një ushtri aktive prej njëmilion ushtarësh duke çuar njësi speciale që për hirë të vërtetës ja të stërvitura por janë të limituara .??? Që të pushtohet Irani ushtarakisht duhen bërë mirë llogaritë .E ka përvojën e luftrave Amerika në disa shtete dhe kontinente dhe nuk ka dalë faqebardhë dhe kjo përvojë e pa lavdishme nuk duhet as harruar as injoruar Sido që është profan në politikë në diplomaci në johjen e aspektit ushtsrak ky burrë shteti nuk duhet të bëjë prova me jetën e ushtarëve që për një teke të presidentit dhe të interesave të kompanive dhe industrisë gjigande të luftës të lënë kockat nëpër shkretëtirat e malet e kodrat e Iranit që i i ka të pa masë .Ndaj ky Tramp Presidenti mbasi mbarojë takimin me KinezinXi shkojë tek Putin për ti kërkuar një farë ndihme meqënëse marëdhëniet e Rusisë dhe të Kinës me Iranin janë të mira Dhe ky qerrata president kërkon që me dy gurë diplomatik të Xi-ut dhe të Putinit të bind Iranin të pranojë kushtet e Amerikës dhe të lëshojë Hormuzin .Por aq më tepër të ketë mundësi të tërhiqet nga kjo luftë ushtria amerikane dhe jo me shumë turp . Pastaj pasojat ekonomike globale të ksaj lufte po ndihen dhe edhe për shumë kohë do të godasin ekonominë globale mirëpo përgjegjësia numër një për këtë situatë është e Amerikës që e bëri çorbë botën Kjo i rëndon pozitst e Trampit të paktën në opinionin e brëndshëm të Amerikës që edhe deri tani jo pak ka rënë popullariteti i tij Të presim se si do të zhvillohen situatat se me këtë mëndje të çakërdisur që ka ky president që i ka humbur busulla nuk i dihet një natë në ëndërr e sipër ai jep urdhër dhe ushtria amerikane kthehet në gazermë por kjo bën vaki dhe s ndodh pavarësisht që do të ishte në dobi të situatës tepër të rënduar në arenën ndërkombëtare.