Veteranët izraelitë protestojnë kundër luftës në Gaza: Djemtë tanë nuk janë mburojë e mbijetesës politike të Netanyahut

13 Gusht 2025, 11:45Bota TEMA
Veteranët izraelitë protestojnë kundër luftës në

Barush Halachmi ka shërbyer për më shumë se 20 vite në ushtrinë izraelite. Ka qenë i pranishëm gjatë luftës së Yom Kippur-it në vitin 1973 dhe në Liban në vitin 1982. E do vendin e tij, por nuk ka frikë të flasë. Në moshën 83-vjeçare, në një natë të nxehtë, ka dalë në shesh për të protestuar. "Lufta në Gaza duhet të përfundojë, menjëherë. Duhej të kishte përfunduar që shumë muaj më parë, por Netanyahu është një gënjeshtar, gënjen dhe është gjithashtu nën proces gjyqësor", thotë teksa vullnetarët i ofrojnë ujë për t’i rezistuar vapës dhe ish-bashkëluftëtarë i shtrëngojnë dorën. Janë disa qindra, të gjithë pilotë të Forcave Ajrore, veteranë jashtë shërbimit aktiv, që kanë vendosur të mblidhen në një protestë të rrallë kundër përshkallëzimit të ri në Rripin e Gazës. Është një pjesë e historisë ushtarake të Izraelit që parakalon disa hapa larg selisë së Ministrisë së Mbrojtjes, Kyria, e kthyer në një vend simbolik të protestave që prej javësh përfshijnë Izraelin.

Vijnë me fotografitë e pengjeve dhe flamujt e verdhë, me pankartat “ndaloni luftën” dhe me megafonë për fjalimet. Abner Raanan, 75 vjeç, me një triko të zezë dhe medalionin e skuadronit të tij në qafë, e thyen me vështirësi heshtjen. "Në luftë ka ligje dhe ne gjithmonë i kemi respektuar. Tani është krejt ndryshe: 60 mijë të vrarë janë një turp, nuk kemi bërë kurrë kaq shumë viktima, por përgjegjësia nuk është e ushtarëve, është e qeverisë që nuk i jep fund këtij konflikti". Shumë vite më parë, në vitin 2003, Raanan ishte ndër 14 firmëtarët e një letre drejtuar ekzekutivit, ku kritikohej një operacion ushtarak gjatë të cilit u shkatërruan dy pallate të banuara nga civilë. "Bombardimi i shtëpive, i tëra lagjeve në Gaza, nuk është i nevojshëm".

Kjo nuk është më një luftë për "sigurinë e Izraelit, por një luftë politike", thotë Ehud Izedroni, 70 vjeç, me 25 vite shërbim në Forcat Ajrore. Pas moshës 50-vjeçare, pilotët nuk mund të marrin më pjesë në luftime, por mund të trajnojnë edhe për një dekadë tjetër. Deri gjashtë vite më parë, Izedroni ishte pjesë e rezervës. "Parti që janë zgjedhur një vit para 7 tetorit dhe që nuk e kanë më shumicën në shoqërinë izraelite vazhdojnë të na mbajnë në këtë konflikt të gabuar, të panevojshëm, që nuk të çon askund. Njerëz si Smotrich, që nuk kanë shërbyer asnjë ditë në jetën e tyre". Izedroni u njeh “vëllezërve të armëve” kompetencë dhe moral. "Ne dimë si ta bëjmë punën tonë, por jemi peng të një qeverie që nuk ka asnjë plan politik për pasluftën". Disertimi? Nuk është një temë e lehtë për veteranët e kësaj shesheje. Ata nuk e kanë këtë dilemë, por djali i Izedronit po: është në moshë shërbimi, si gjithë brezi i tij. "E di që në skuadronët aktivë ka shumë dyshime, dilema, shumica e djemve do të donin që kjo luftë të përfundonte". 

Për operacionin “Karrocat e Gedeonit” IDF ka thirrur në shërbim 100 mijë rezervistë, rreth 30% e të cilëve kanë refuzuar. Me arsye të ndryshme – ekonomike, familjare, morale. Kush dezerton, dënohet me burg. Dhe në burgun ushtarak numër 10, më të madhin në vend, nuk ka më vend: duhet të futesh në listë pritjeje. "Shumë rezervistë po refuzojnë", tregon Guy Poran, një nga organizatorët e manifestimit. "Por të tjerë, edhe pse kundër luftës, ndjejnë detyrimin t’i japin mbulim ajror trupave tokësore, derisa të dërgohen në Gaza". Çështja, sërish, është politike, jo ushtarake. "Nuk mund të luftosh një luftë guerile nga lart ose me trupa tokësore: mund të vrasësh deri te militanti i fundit i armatosur, të nesërmen do të lindë një tjetër. Duhet politika", thotë Izedroni.

Në skenën e improvizuar me një tavolinë plastike dhe një karrige të verdhë ngjitet Danny Halutz, gjeneral-lejtnanti që ka drejtuar si Forcat Ajrore ashtu edhe gjithë ushtrinë izraelite, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të IDF. "Vazhdimi i zgjerimit të luftës në Gaza nuk do t’i sjellë më shumë siguri Izraelit. Pengjet do të vdesin, ushtarët do të vriten, mijëra civilë të tjerë të Gazës do të humbasin jetën, bota do të rrisë neverinë dhe masat kundër nesh, dhe Izraeli nuk do të arrijë të eliminojë guerilasin e fundit", thotë ai, ndërsa protestat e vogla dhe të mesme shtohen në gjithë vendin. Në 300 metra largësi nga veteranët e Forcave Ajrore protestojnë familjet e pengjeve, e pak kilometra më tej ka një protestë nga refuzuesit, adoleshentë që refuzojnë të shërbejnë. Ata po mbajnë nën vëzhgim një hotel ku strehohen drejtues të Fondacionit Humanitar të Gazës, shoqëria kontroverse të cilës qeveria izraelite i ka besuar shpërndarjen e ndihmave në Gaza. Është aty edhe dirigjenti Ilan Volkov. Kanë sjellë një parullë ku shkruhet: “GHF është e njëjtë me Genocide Hunger Foundation”. "Do t’i gjejmë, do t’i ndjekim dhe do t’i bllokojmë kudo derisa rrethimi të përfundojë, ushqimi të rrjedhë lirisht në Gaza dhe GHF të shpërbëhet".

Rebelimi ka mbërritur deri në jug, ku një grup prej 150 grash, nëna të ushtarëve, janë vendosur në tenda pranë kufirit me Gazën. Ato kërkojnë fundin e luftës: "Djemtë tanë nuk janë mburoja njerëzore për mbijetesën politike të Netanyahu-t"./ (La Repubblica - Përktheu Shqiptarja.com)

1 Komente

  1. A
    Albania-Israel brotherhood

    Askush nuk mund ta ndale Izraelin. Thuhet se ka gati 2 vjet qe Izraeli po ben nje lufte ne Gaza !!! Kjo eshte ose qesharake ose paragjykuese, te thuhet keshtu. E verteta dhe thenia e sakte do ishte : ka gati 2 vjet qe Izraeli po i kunderpergjigjet sulmit terrorist te nje organizate kriminale naziste si Hamas, qe vrau mbi 1400 izraelite (mbi 90% ishin civile) dhe rrembeu e mbante peng mbi 250 vete (shumica derrmuese femije, gra e pleq)!!! Kjo eshte e VERTETE E PADISKUTUESHME, qe tregon se "luften nuk po e ben Izraeli" sic thone propagandistet hamasiste, por e nisen terroristet islamiste arabe dhe Izraeli ishte i detyruar te pergjigjej, ashtu sic do bente edhe Shqiperia apo cdo vend tjeter ne bote, ne rast te nje nje sulmi te tille terrorist dhe vrastar. Kjo lufte na qenka “lufte e pergjakshme, per shkak te numrit te “civileve plastelineze" qe kane humbur jeten". C'eshte kjo gallate qe thuhet!? Ne luften ne Gaza ata qe kane humbur jeten ne rradhe te pare jane terroristet e Hamasit, jo "civilet plastelineze". Sipas te gjitha te dhenave ushtarake, rreth 90% e militanteve te Hamasit jane eleminuar, pjesa me e madhe jane vrare dhe nje pjese tjeter jane zene rober. Kane ngelur natyrisht ende celula terroristesh aty ketu, qe here pas here pjerdhin me ciftet e shtrembta qe ju ka dhene Irani. Ceshtja e "civileve" te vrare eshte thjesht ceshtje propagande hamasiste e asgje tjeter. Natyrisht qe jane vrare edhe civile (nese mund te quhen te tille, se gazjanet jane te gjithe perkrahes te Hamasit), por ne nje lufte, aq me teper brenda-qytetase, gjithmone ka patur deme ne civile, ne gjithe historine e njerezimit. Por asnjeri nuk eshte marre dhe nuk merret me kete ceshtjen e "demeve ne civile", neper luftrat e dikurshme ne histori, ato te aferta ne histori apo ato te sotme. Keni degjuar ju psh sa civile gjermane jane vrare ne Luften e Dyte Boterore? As qe i bie njeriu ne mend te merret me keto pune. Vetem ne rastin Izrael - Gaza, cuditerisht askush nuk thote sa ushtare te Hamasit jane vrare, por flitet vetem per keta "civilet e vrare"'!!! Cudi apo jo!? Mos mendoni se eshte gje mungese informacioni? Jo, jo duket shume me teper si paragjykim dhe propaganda e iskenuar islomisto-pseudomajtiste! Po kur thuhet se Izraeli ka filluar edhe nje lufte me Libanin, ...Hezbullahun dmth!!!. Kjo eshte as me shume e as me pak se GENJESHTER! Luften me Hezbullahun ne Liban nuk e ka filluar Izraeli. Ne 8 tetor 2023 (vetem nje dite pas sulmit te Hamasit ndaj Izraelit ne jug), Hezbullahu ka filluar sulmin me raketa ndaj Izraelit ne veri dhe ka hedhur me mijra raketa kunder qendrave te banuara civile atje. Kjo eshte e VERTETE E PADISKUTUESHME dhe kjo nuk mund te quhet mungese informacioni, por paragjykim qe sjell si rrjedhoje nje genjeshter qesharake. Per shkak te sulmeve te Hezbullahut ne veri, rreth 100 mije banore izraelite te rajoneve veriore jane shperngulur nga shtepite e tyre dhe per rreth nje vit jetuan neper hotele e kampe ne Izraelin qendror! Nuk e dinit ju kete? Atehere pse merreni me gjera qe as qe ja keni idene se c'behet? Qe ta mblidhni mendjen dhe te jeni te qarte, here tjeter kur te beni komente mbi kete ceshtje : SULMIN MBI IZRAELIN E FILLUAN HAMASI - HEZBULLAHU - HUTHI DHE NATYRISHT IRANI (nepermjet ketyre mashave qe ka ne rajon por edhe drejperdrejt vete Irani). Po kur thuhej se : Izraeli ka premtuar ti hape lufte edhe Iranit! C'jane keto!? Irani ka dhjetra vite (qe nga ardhja e islamisteve ne pushtet ne 1979), qe zyrtarisht dhe hapur fare i ka deklaruar lufte Izraelit. Zyrtarisht Irani ka kerkuar dhe kerkon ZHDUKJEN e shtetit te Izraelit nga kjo bote! Ka dhjetra vite qe e kerkon dhe perpiqet ta beje kete. Apo nuk e dini ju kete? Te gjitha organizatat terroriste islamike rreth Izraelit dhe jo vetem, jane formuar, kane patur dhe kane mbeshtetjen e Iranit. Kete e thote dhe vete Irani, nuk ka ndonje dyshim per kete. Keshtuqe te jeni te qarte : Izraeli nuk "ka premtuar ti hape lufte Iranit", se luften ka vite qe e ka hapur Irani vete, pra lufta eshte ekzistente. Ajo qe ka premtuar Izraeli eshte : "enough is enough"! Mashat e tua nazi-islamiste ne rajon o Iran, tashme do i shkaterroj plotesisht. S'ka me asnje shanc mbijetese per ta. Po vazhdove te krruhesh o Iran, ty drejperdrejt do te ti thyej brinjet deri atje, sa s'do marresh me fryme dhe ne Iran ne pushtet do vijne te tjere! Kjo po do ishte e sakte te thuhej, apo jo!? Dhe ashtu ndodhi. Hamasi dhe Hezboullahu kane shkuar per lesh, ndersa brenda 12 ditesh Izraeli e shkaterroi te gjithe sistemin berthamor te Iranit dhe te gjithe sistemin mbrojtes kunder-ajror te Iranit. Sot Irani nga ajri eshte “pa breke ne bythe”, mund t’ja fuse Izraeli kur dhe ku te doje!!! Po kur thone se : Izraeli eshte shpata mbi koken e 600 milion arabeve ". Ketu shkrihet robi fare, por kur them fare, fare fare! Po si ore 9 milion izraelite qenkan "shpata" mbi koken e 600 milion arabeve rreth e rrotull. Ndersa 600 milion arabet jane delet dhe qingjat qe ruhen se mos ju bie shpata mbi koke! Eeeeeeeeeeeej a jeni ne terezi apo ju ka ikur fare llogjika normale. Jane 600 milion egersira, kafshe patologjike, te prapambetur mendore, qe jetojne ende ne realitetin e shek VII-te, qe kane vetem nje qellim : te zhdukin cdo hebre kudo qe ndodhet, jo vetem ne Izrael. Kjo eshte ideologjia e tyre ushqyese, e mbeshtetur as me shume e as me pak ne Quran, kete "librin e shenjte", me kete ideologji te cilen ata rriten dhe formohen qe ne djep. Kjo eshte filozofia e jetes e 600 milion "qingjave" arabe! Pyesni, kerkoni, merrni informacion. Nuk keni ju dijeni per keto? Izraeli nuk eshte asnje lloj "shpate" amerikane, si thoni ju. Izraeli ka mbeshtetjen amerikane, po pa dyshim. Izraeli eshte e vetmja demokraci ne Lindjen e Mesme, ne ate Lindje te Mesme ku sundon autokracia, islamizmi, korrupsioni dhe terrorizmi. Lufta e Izraelit kunder terroristeve nazi-islamiste eshte lufte e gjithe shoqerise njerezore kunder erresires dhe vdekjes, eshte lufte e gjithe botes perparimtare dhe te zhvilluar kunder terrorizmit dhe abskurantizmit, eshte lufte e se ardhmes kunder se kaluares. Prandaj bota e qyteteruar mbeshtet Izraelin dhe do ta mbeshtese edhe ne vazhdimesi, se Izraeli eshte ne krye te luftes se njerezimit per nje bote te qyteteruar, prandaj te gjithe duhet te jemi ne mbeshtetje te Izraelit dhe popullit hebre, nje nga popujt me te vjeter dhe autoktone ne historine e njerezimit, kunder arabeve kolonizatore dhe islamisteve te erresires. Prandaj ASKUSH NUK DO E NDALOJE IZRAELIN ne luften drejt qyteterimit dhe paqes! Paqja vjen vetem me FITOREN E SE DREJTES. Te gjithe duhet ta mbeshtesim Izraelin! Ju pershendes dhe ju uroj te merrni vesh!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje