Ky është momenti kur një dron izraelit sulmon nga ajri disa terroristë të Hamasit, që po përpiqeshin të largoheshin pas vrasjes së komandantit të tyre. Sulmi ndodhi në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.
Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë një kamion që ndalet papritur, pasi i bllokohet rruga nga një automjet tjetër nga ku del një grup i armatosur dhe nis të qëllojë drejt tij. Pak çaste më pas, personat e armatosur largohen me vrap dhe shihet goditja nga droni izraelit.
Wassem Hazem, komandanti i grupit terrorist të Hamasit për qytetin Jenin mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa dy prej ushtarëve të tij arritën të dilnin nga makina me të cilën po udhëtonin dhe u përpoqën të fshihen në disa ndërtesa aty pranë. Por, të dy u zbuluan dhe u eleminuan nëpërmjet një sulmi preciz me dron.
Forcat e mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklaruan në lidhje me sulmin se: “Wassem Hazem, kreu i Hamasit për qytetin Jenin u eleminua gjatë një operacioni antiterrorist në veri të Samarisë.
Lini një Përgjigje