VIDEO + FOTO/ Çaste prekëse, ukrainaset e dënuara si të burgosura lufte nga Rusia kthehen në shtëpi

14 Shtator 2024, 16:07Bota TemA

VIDEO + FOTO/ Çaste prekëse, ukrainaset e dënuara si të

Ky është momenti prekës kur disa gra ukrainase, të cilat mbaheshin si të burgosura lufte në Rusi, janë liruar si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve nga të dy palët.

49 persona janë liruar nga Rusia dhe Ukraina, përfshi 23 gra ukrainase. Mes të liruarve gjendeshin ushtarë, antarë të gardës kombëtare, oficere policie, punëtorë të uzinave të hekurid dhe çelikut, por edhe një numër i konsiderueshëm civilësh.

Një prej grave, e cila rezulton se u akuzua padrejtësisht për spiunazh dhe gjendej e burgosur në Rusi, shihet në video e mbështjellë me flamurin ukrainas, ndërsa bisedon e përlotur në telefon me të ëmën.

Shkëmbimi u arrit me ndihmën e ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në total, 3.569 ukrainas kanë arritur të kthehen në shtëpi prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Lini një Përgjigje