VIDEO: Gazetarja goditet me plumb gome nga policia gjatë një proteste në Los Anxhelos

9 Qershor 2025, 11:56Bota TEMA
VIDEO: Gazetarja goditet me plumb gome nga policia gjatë një proteste

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos.

“Pas orësh pritjeje, situata ka dalë jashtë kontrollit. Oficerët e LAPD po lëvizin, duke qëlluar me plumba gome, duke i shtyrë protestuesit jashtë zemrës së Los Angeles”, dëgjohet të thotë Tomas.

Në atë moment kamera kthehet majtas dhe njëri nga personat e armatosur shihet duke qëlluar me një plumb plastik gazetaren në këmbë.

“Sapo e qëllove gazetarin, o idiot i mallkuar“, dëgjohet të thotë një zë i panjohur, ndërsa Lauren bërtet dhe transmetimi i drejtpërdrejtë ndërpritet.

1 Komente

  1. l
    lexuesi

    Sh mire ja kane bere, perse shkon aq afer policise apo u be pjese e protestes..!! Policia nuk i vecon dot ne ate moment tensioni kush eshte gazetar apo protestues…!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje