Nga raketat balistike të lëshuara nga Irani u godit edhe një spital në qytetin jugor izraelit të Be'er-Sheva.
Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka deklaroi se po vlerësojnë shkallën e dëmeve dhe numrin e të plagosurve.
Ndërkohë, pas goditjes nga raketa, spitali është evakuuar pasi dyshohet për një rrjedhje substancash të rrezikshme në katin e sipërm të ndërtesës dhe policia ka filluar evakuimin dhe largimin e njerëzve nga zona.
Ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Buso, e denoncoi sulmin e drejtpërdrejtë të Teheranit ndaj spitalit Soroka si kalim të një "vije të kuqe dhe krim lufte".
“Një akt terrori dhe kalim i një vije të kuqe. Një krim lufte i kryer qëllimisht nga regjimi iranian kundër civilëve të pafajshëm dhe personelit mjekësor të angazhuar në shpëtimin e jetëve njerëzore", tha ministri.
Pamjet pas momentit të shpërthimit u shpërndanë në rrjetet sociale. Aty tregohet kaosi mes pacientëve dhe stafit spitalor.
He po Barbara Turko-islamik, thonë se veç izraeli sulmonë Spitalet?
Jo vetem por edhe mos Harroin qe Raporti eshte 1 Izraelit me 1 Mij Byth Thekur, se mos Qaraviten ne Rrjetet Sociale kur ti bei Shkrum e Hi Izraeli Talebanet e Iranit
Mos e ka bombardu vete netnyahu ?