Cila është arsyeja që Trumpi s’po merr vendim për ta sulmuar Iranin?

19 Qershor 2025, 10:12Bota TEMA
Cila është arsyeja që Trumpi s’po merr vendim për ta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për përfshirjen e Amerikës në luftën e Izraelit kundër Iranit. Arsyeja për këtë, sipas mediumit Axios, është se ai nuk është i sigurt nëse do të arrijë atë që e konsideron si qëllimin e tij kryesor: shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit.

Sipas Axios, Trumpi prej disa ditësh po kërkon nga bashkëpunëtorët e tij garanci që bombat amerikane GBU-57, të njohura si “shkatërruese të bunkerëve”, do të jenë në gjendje të shkatërrojnë objektet bërthamore të Iranit, të cilat ndodhen nëntokë.

Përveç kësaj, Trumpi dëshiron të sigurohet që përdorimi i këtyre armëve nuk do ta fusë Amerikën në një tjetër “luftë të pafund”, dhe që në këtë mënyrë të arrijë të shkatërrojë programin bërthamor iranian.

“Është e qartë që jemi të gatshëm për të sulmuar Iranin. Ende nuk jemi të bindur që është e domosdoshme. Dhe duam të mos jetë e domosdoshme. Por nuk mendoj se presidenti është bindur ende që kemi nevojë”, ka thënë një zyrtar amerikan.

Nëse Trumpi vendos të nisë luftën, atëherë thuajse me siguri sulmi do të ketë për qëllim shkatërrimin e objektit të pasurimit të uraniumit në Fordow, i cili ndodhet brenda një mali në jug të Teheranit.

Izraeli nuk posedon bombat për shkatërrimin e bunkerëve nga ajri, as bombarduesit B-2 që janë të nevojshëm për t’i transportuar GBU-57. Shtetet e Bashkuara i kanë të dyja këto kapacitete, dhe ato ndodhen brenda rrezes së fluturimit për në Iran.

“Ne jemi të vetmit që kemi aftësinë ta bëjmë këtë, por kjo nuk do të thotë se do ta bëj. Të gjithë më kanë pyetur për këtë, por ende nuk kam marrë një vendim”, ka thënë Trump të mërkurën, kur u pyet nëse e konsideron të nevojshëm shkatërrimin e Fordowit.

Sipas një zyrtari amerikan, Trumpi ka kërkuar posaçërisht nga këshilltarët ushtarakë nëse bomba GBU-57 është në gjendje ta shkatërrojë Fordowin. Zyrtarët e Pentagonit i kanë thënë se janë të bindur se mundet. Megjithatë, nuk është e qartë nëse presidenti është plotësisht i bindur.

Kjo armë nuk është përdorur kurrë në një situatë lufte, ndonëse ka kaluar disa teste gjatë zhvillimit, thonë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë.

“Bomba për bunkerë do të ketë sukses. Nuk është çështje kapaciteti. Ne i kemi aftësitë. Por ekziston një plan i tërë për sulm të mundshëm. Nuk është thjesht të hedhësh një bombë dhe të shpallësh fitoren”, u shpreh një tjetër zyrtar i lartë amerikan.

18 Komente

  1. C
    Cubi

    Po sja mban domosdo. Kur amerika ka bere luft te drejt perdrejt ne front asnjeher. Shkurt nuk eshte e thjesht. E megjithate kur ka mashen e tij pse ti djeg duart.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      sepse eshte pacifist, eshte i biri i perendise qe ka ardhur ne kete bote te mbroje njerezimin dhe jo ta cfarose ate, qe nje bekim nga ana e perendise qe erdhi Donaldi si POTUS, dhe kete e thote nje diplomat karriere qe eshte ne sinkronizem te plote edhe me ambasadorin amerikan ne Izrael.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mutchi dhe Hah Jriu

        Doli Mutchi me idiotizmat e tij. Tani te presim personalitetin e dyte te Mutchit, Hahjriun qe tja ferkohe Mutchit. U lodh Mutchi duke ja ferkuar vetes, njehere si Mutch njehere si Hahjrih

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janaqi pe Qalifornie

          Mustafa, ka akoma luften ne Ukraine per te mbyllur, ate qe do e mbyllte per 24 ore. Mos u nxito Mustafa se pacifisti jot eshte komplet rrote kari president. Mashtrues kalibri dhe frikacak. TACO cope muti

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bab Leli

            Ama jo de biri i perendise. Kujt perendie o Muçi? Asaj te myslimonve apo krishtere? Se po te jete i asaj te krishtere ti ca do o myslimoni i mire Muç? Po te jete i asaj greke, apo Zeus ti prape ca do o çomi Muç?

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Ku je o Muc Xhepa qe nga mesues anglishte ne nje shkolle tetevjecare ne Peqin u bere diplomat ne US. E ca eshte jeta nga Pe i qin ne karaqin. Ku je o Enver Hoxha na merr malli kur Muci dhe shoket e Mucit flasin si diplomat dhe gjitholloge .

              Përgjigjjuni
            2. V
              VK

              Amerika ne lufte te drejtperdrejte o katunar ja shkerdhen robt cdo ushtrie. Problemi eshte lufta guerile se amerikanet nuk ja shkerdhejne robt cdo islamiku qe del para se i sjellin e nxjerrin ne gjyq ne Amerike. Te luftoje Amerika si luftonte Hitleri, pa meshire i shekrdhen robt cdo vendi pa problem fare.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?

                Perse Amerika duhet te sulmoje nje shtet sovran apo pse do Izraeli?

                Përgjigjjuni
              2. .
                .

                se eshte kurve qe di vetem te beje zhurme dhe skandale

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ......

                  chicken shit ......do i kete ardhur ndonje mesazh nga kina ose russia qe nese nderhyn do futen edhe ata dhe aty pastaj amerikane fusin koken ne bythe dhe kerkojne negociata .......varikarsa

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Multipolar Bota

                    E SAKT .

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Andi

                      Kina me rusine ta rrujn por ta rrujn mire madje. Skan byth ata ti dalin para drejtperdrejt amerikes o kokrra katunarit

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bukur

                      Trump eshte burre , he is the Man !!!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bytheci

                        Vetlavdërimet e Trapit ishin se ky nuk ndezë luftëra por vetëm i shuan. Po i vyshken të gjitha lavdatat dërguar bythës personale :)

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Muci shterngo sumen se do te dergoj ne arabi

                          Kur te ndaloj luften ne ukraine per 24 ore do filloj luften ne iran. Populli amerikan duhet te ngrihet kunder ketij hitleri budalla qe mer ne qaf boten,ashtu sic benin me protestat kunder luftes ne vietnam

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .

                            Nuk ka zgjidhur akoma ate luften tjeter qe do e mbyllte per 24 ore

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drini

                              Trampi eshte nje idjot, qe votuesit amerikan do ta paguajne shtrenjte zgjedhjen e ketij maskarai.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Loni

                                Iku nje budalla , erdhi nje tjeter me budall ne krye te Shtepise Bardhe.. Po te pakten ky I fundit nuk lejon keto funderinat e qelbura prindi 1 dhe prindi2.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje