Video kur izraelitët sulmojnë me raketa Hamasin! IDF: Goditëm mbi 450 objektiva

29 Tetor 2023, 14:20Bota TEMA

Video kur izraelitët sulmojnë me raketa Hamasin! IDF: Goditëm mbi

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit goditën më shumë se 450 objektiva gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë qendrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe vendet e lëshimit të raketave, ndërsa Izraeli rriti operacionin e tij në Gaza, sipas një deklarate të tyre.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) goditën më shumë se 450 objektiva gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë qendrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe vendet e lëshimit të raketave, ndërsa Izraeli rriti operacionin e tij në Gaza, sipas një deklarate të dielën.

Në pamjet e siguruara nga IDF-ja, duket moment i sulmeve të objektivave të Hamasit.

Përveç kësaj, IDF tha se një oficer u plagos rëndë nga një predhë në Rripin verior të Gazës dhe po merr trajtim mjekësor.

Banorët e Gazës e përshkruan bombardimin intensiv të së premtes mbrëma si raundin më intensiv të sulmeve ajrore që kur Izraeli filloi hakmarrjen e tij ndaj sulmit të Hamasit të 7 tetorit.

Lini një Përgjigje