Përgjatë vitit të kaluar, Izraeli është përpjekur të eleminojë lidershipin e Hamasit duke goditur njëri pas tjetrin disa prej udhëheqësve të organizatës terroriste. Por, njeriu më i kërkuar nga Izraeli dhe ai që shihet si truri i sulmit të 7 tetorit 2023, Yahya Sinwar, vazhdon të jetë i lirë.
Sinwar ka qëndruar larg vëmendjes përgjatë gjithë luftës, ndërsa të vetmet pamje të tij vijnë në një video që mendohet se është filmuar vetëm pak ditë pas nisjes së konfliktit në Gaza një vit më parë.
Pamjet bardhë e zi, të publikuara nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) gjatë një sulmi më herët këtë vit, tregojnë siluetën e një personi, i cili mendohet se është Yahya Sinwar, teksa lëviz brenda një tuneli me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, duke mbajtur në dorë një çantë të madhe.
Kobi Michael, hetuesi i degës Shin Bet të shërbimit sekret izraelit, i cili e ka marrë në pyetje Sinwar vite më parë, deklaroi se “brenda asaj çante gjenden rreth 25 kg dinamit. Rreth tij ndodhen të paktën 20 pengje. E kemi patur disa herë mundësinë për ta eleminuar, por nëse do ta bënim këtë, atëherë ai do t’i vriste pengjet.”
Rreth 97 pengje nga ata të cilët u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 mendohet se janë ende në Gaza, por nuk dihet numri i saktë se sa prej tyre janë ende gjallë dhe sa të tjerë mund të jenë vrarë.
Ndërkaq, ushtria izraelite ka dekluar se gjatë luftës një vjeçare në Gaza, ka goditur rreth 40.000 shenjestra, ka zbuluar 4.700 tunele, si edhe ka shkatërruar 1.000 pozicione nga ku hidheshin raketa. (Daily Mail)
Po edhe ky terrorist bën jet miu.. Jo më të mirë se vet pengjet, me një fjalë merr frymë kotë.
Tre pika aq ke tru hiq më shumë!Ndoshta bën jetë miu por ai ka një ideal,pati apo s'pati të drejtë!
Aq sa Mendon shkruan. Juve nuk ju njeh Palestina si shtet, pse të duket i zgjuar dikush që ri si mi i lagur ? Ti qofsh e mot po dije se je thes me vrima. Shko rreshtohu edhe ti per ideal, cop mishi me 2 sy.
Pati apo s'pati të drejtë, ky është ndryshimi mes të mençurit dhe budallait. Ti ke zgjedhur të dytin.
duke lënë mënjanë personin dhe të diskutojmë atë që thuhet në lajmin e meros,të kopjuar nga diku!"“brenda asaj çante gjenden rreth 25 kg dinamit."në videon e publikuar në fund të shpjegimit shohim një person që mban një çantë!ajo çantë nuk ka një peshë prej 25 kg!nuk ka më tepër se 2-5kg!!shihet si nga volumi i çantës dhe nga mënyra se si ecën personi që e mban!!ky person nuk peshon më shumë se 70 kg dhe po qe se mban në një dorë një peshë më shumë se 1/3 e peshës tënde nuk mund të ecësh në atë mënyrë pa e ballancuar duke u anuar në krahun e kundër të peshës që trasporton!!bëni një llogari me volumin që ka një peshë 25 kg duke u nisur nga dëndësia 1.7t pë m3!dikush që njeh peshngritjen dhe përfytyron një rrotë,më e madhja është 25 kg!për të krijuar të njëjtën peshë me TNT duhen të paktën 4.5 rrota(volum)!çanta duhej të ishte shumë më e gjërë se e lartë!!të paktën 3-4 herë e trashësisë që pamë në video!!