VIDEO/Momenti i frikshëm kur parlamenti iranian shpërthen në brohoritje kundër SHBA, pas sulmit raketor ndaj izraelit

2 Tetor 2024, 14:38Bota TEMA
VIDEO/Momenti i frikshëm kur parlamenti iranian shpërthen në

Ky është momenti tronditës kur deputetët e parlamentit iranian shpërthejnë në brohoritje “vdekje amerikës” pas sulmit raketor të së martës.

Tensioni në Lindjen e Mesme po intensifikohet me ritme të shpejta, me Iranin që dërgoi rreth 200 raketa drejt Izraelit mbërmjen e të martës, pak ditë pas vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në Bejrut.

Ndërkaq, një video është publikuar së fundi nga disa media ndërkombëtare, e cila tregon deputetët iranianë teksa brohorasin kundër SHBA brenda sallës së parlamentit mëngjesin pas sulmit raketor kundër Izraelit.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA kanë qenë të tensionuara prej disa vitesh, ndërsa dy vendet i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike prej vitit 1979, pas një incidenti ku 57 diplomatë dhe qytetarë amerikanë u mbajtën peng për 444 ditë nga një grup studentësh iranianë brenda ambasadës amerikane.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    nga "Momenti i frikshëm"në titull, deklasifikohet në"momenti tronditës",brënda "lajmit!!ço na shohin sytë??idoti gazekaruc shkruan diçka,dhe ajo diçka!?është një gomarllëk!!përpara se të na trëmbni me pordhët tuaja prej budallai përse nuk shtroni pyetjen se përse të gjitha raketat(mbi 200) e sulmit masiv iranian nuk përfunduan në asnjë shënjestër,përfunduan o në det o në shkretëtirë??i vetmi i vrarë,viktimë e këtij "sulmi" ishte një palestinezzzzzzz!i shkreti nuk kishte boll problemet e tija me ndyrësirat që e sundojë por duhet të mbante sipër dhe mbeturinat e një rakete iraniane të rrëzuar nga izraeli!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje