VIDEO: Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak rrëzohet duke dalë nga zyra

2 Korrik 2025, 14:33Bota TEMA
VIDEO: Nuk e mbajnë këmbët, kryeminstri britanik për pak

Kryeministri britanik Keir Starmer u pengua dhe për pak sa u rrëzua në shkallë teksa po dilte nga godina nr. 10 e Downing Street-it të mërkurën.

Starmer po largohej nga zyra e tij për të marrë pjesë në seancën javore të pyetjeve ndaj Kryeministrit në parlament.

Të martën Starmer fitoi një votim në parlament për planet e tij për mirëqenien sociale, por vetëm pasi deputetët e Partisë Laburiste e detyruan të zbusin shkurtimet e planifikuara, duke përbërë një goditje për autoritetin e tij.

Votimi i së martës, ku 49 deputetë laburistë votuan kundër qeverisë, ishte i ashpër për Starmerin, duke treguar përçarjen midis ekipit të tij drejtues dhe parlamentarëve, si dhe duke minuar synimin e qeverisë për të ruajtur disiplinën fiskale.

Lini një Përgjigje