Mijëra izraelit protestuan mbrëmë në Izrael dhe kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në Tel Aviv, protestuesit mbanin slogane të tilla si “ai që i braktisi duhet t’i kthejë ata”, ndërsa sulmonin kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Këtë të fundit e fajësojnë shumë izraelitë për sulmin e paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor ku mbetën të vrarë rreth 1200 njerëz.
Gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, 105 pengje u liruan në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
JUST IN: ???????? Anti-government protests breakout in Tel Aviv, Israel, calling for Prime Minister Benjamin Netanyahu to resign. pic.twitter.com/XP5TmAk6T5
— Political Critic (@PCSurveysIndia) April 20, 2024
Lini një Përgjigje