VIDEO: “Unë jam Georgia, grua, nënë, italiane, e krishterë!" Fjalimi i Melonit teksa shkon drejt marrjes së pushtetit

27 Shtator 2022, 10:38Bota TEMA

VIDEO: “Unë jam Georgia, grua, nënë, italiane, e

“Unë jam Georgia. Unë jam një grua, nënë, italiane, e krishterë.” Kështu u prezantua kryetarja e “Vëllezërve të Italianëve (FdI)”, partisë që ajo bashkëthemeloi në vitin 2012 dhe po përgatitet të udhëheqë koalicionin qeveritar italian së bashku me partitë e Matteo Salvinit dhe Silvio Berlusconit.

Tashmë, që prej vitit 2019, me fjalimet e saj “të zjarrta”, Meloni u kujdes që të lërë gjurmë si në politikë, ashtu edhe në synimet e saj.

“Io sono Georgia” po bëhet sërish virale dhe aktuale, ndërkohë që vetë Meloni po prezantohet sot si një konservatore e qendrës së djathtë.

Si e tillë, ajo pritet të ngrihet në postin e kryeministres, pasi nuk ka dyshim se është përfaqësuese e trendit që po lulëzon në të gjithë Evropën dhe e cilëson veten si “E djathta e re”, ndërsa disa e karakterizojnë edhe si Alt Right ( E drejta alternative).

“Io sono Georgia”, në fund të fundit, titullohet edhe autobiografia e politikanes 45-vjeçar.

Shikoni videon, në të cilën Meloni identifikohet:

 

2 Komente

  1. s
    skelari

    Konglomerati me bindje "konservatore" kënaqet me çdo diskutim, edhe pa sens, edhe pa zgjidhje, mjaftë që të ketë brenda elementët kryesorë të lehtësimit të psiqikës së tyre - 1) bindjen se ka një konspiracionin kundër tyre, dhe 2)të adresohet urrejtja e brendshme drejtë komuniteteve të tjera, mundësisht emigrantë, që përfaqësojnë "barbarët e rinj".

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      xhorxhia bashke me ate kukllen putiniste 84 vjecar se ka shume te gjate

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje