VIDEO/ Vladimir Putin mbërrin në Mongoli, në vend të arrestit pritet me tapet të kuq

3 Shtator 2024, 12:46Bota TemA

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Mongoli, një nga vendet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare, e cila tetëmbëdhjetë muaj më parë lëshoi një urdhër arresti për Putinin.

Megjithatë, presidenti rus jo vetëm që nuk është penguar gjatë vizitës së tij në Mongoli, por i është shtruar tapeti i kuq gjatë pritjes zyrtare,

Kjo është vizita e parë e Putinit në një vend, që e njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.

Ndërkaq, Ukraina i ka bërë thirrje autoriteteve mongole ta arrestojnë Vladimir Putinin dhe t’ia dorëzojnë atë Hagës.

Një vend me sipërfaqe të konsiderueshme dhe pak i populluar, Mongolia është praktikisht plotësisht e varur nga Rusia për furnzimin me karburant dhe elektricitet, por edhe për investime në industrinë e minierave.

Gjykata Ndërkombëtare e ka akuzuar Vladimir Putinin si përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve në Ukrainë, ku luftimet vijojnë prej dy vitesh e gjysmë. Më herët, presidenti rus shmangu një vizitë të planifikuar në Afrikën e Jugut, e cila gjithashtu e njeh mandatin e Gjykatës Ndërkombëtare, duke zgjedhur të marrë pjesë virtualisht.

2 Komente

  1. !
    !!??

    Ukraina i bëka thirrje për arrestimin e Putinit…!? Kur vet ukraina nuk është antare e GJ.P.N. si ta shpegojmë ketë poçavur!?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Makiaveli

      Pse ca kujtuat ju sumekuqet sufllaqexhinjë se do t'a arrestonin kreun e një shteti me mijëra predha nukleare

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje