Zjarrfikësit në New York mbrëmë gjatë natës kanë bërë përpjekje për të vënë nën kontroll një zjarr, i cili shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Harlem.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut, ekipet e para i janë përgjigjur alarmeve të një zjarri që shpërtheu pak para orës 21:00 sipas kohës lokale në një ndërtesë pesëkatëshe.
Sipas raportimeve, banesa që ndodhet në udhëkryqin e bulevareve Lenox dhe Powell, ishte e braktisur.
Mediat raportojnë se 170 zjarrfikës dhe personel të shërbimit të urgjencës mjekësore janë në vendngjarje, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar deri më tani.
???????????? More than 170 Fire fighters tackle a Huge Fire that has broken out in New York City
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) February 6, 2025
Note once again the ‘Rooftop’ Fire pic.twitter.com/Gys22JZa4k
Lini një Përgjigje