Vladimir Putin: Dëshiroj që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur

16 Shtator 2022, 20:10Bota TEMA

Vladimir Putin: Dëshiroj që lufta në Ukrainë të

Pasi kryeministri indian Narendra Modi i kërkoi Putin të përdorë diplomacinë në konfliktin me Ukrainën, presidenti rus i tha se e kuptonte shqetësimin e tij.

Putin deklaroi se ai dëshiron që lufta të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas një leximi të një takimi dypalësh të publikuar nga Kremlini.

Kjo u diskutua  gjatë samitit të sigurisë në Uzbekistan, raporton Aljazeera.

Putin tha se Kievi kishte refuzuar negociatat dhe ishte i vendosur në arritjen e objektivave të tij “në fushën e betejës”.

“Unë e di pozicionin tuaj për konfliktin në Ukrainë, shqetësimet tuaja që ju i shprehni vazhdimisht,” i tha ai Modit.

“Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm, për fat të keq, pala kundërshtare, udhëheqja e Ukrainës, shpalli refuzimin e procesit të negociatave dhe deklaroi se dëshiron të arrijë qëllimet e saj me mjete ushtarake”.

Nju Delhi dhe Moska kanë lidhje të gjata që datojnë që nga Lufta e Ftohtë dhe Rusia mbetet deri tani furnizuesi më i madh i armëve në Indi.

Aktualisht, Rusia kontrollon rreth një të pestën e Ukrainës pasi dërgoi forcat e saj të armatosura në territorin e fqinjit të saj nga disa drejtime në shkurt.

Lini një Përgjigje