Vladimir Putin “lan mëkatet”, presidenti rus zhytet në një vrimë akulli në Rusi

19 Janar 2024, 19:11Bota TEMA
Vladimir Putin “lan mëkatet”, presidenti rus zhytet në

Vladimir Putin “lan mëkatet” në një temperaturë tepër të ulët. Presidenti i Rusisë u zhyt mëngjesin e së premtes në një vrimë akulli me rastin e festës së Epifanisë Ortodokse.

Kremlini nuk ka publikuar pamje apo fotografi të këtij riti, por zëdhënësi Dmitry Peskov, konfirmoi zhytjen e Putinit në akull. Ai nuk specifikoi lokacionin apo sa minuta ka qëndruar presidenti rus në ujin me temperaturë nën zero. Vitin e kaluar, Putini, duke ndjekur traditën e tij, mori pjesë në larjen e Epifanisë në rajonin e Moskës.

Në 2022, shefi i Kremlinit vendosi që të mos zhytej në akull për shkak të pandemisë koronavirus. Mes tjerash, Peskov tha se pjesëmarrja në këtë rit fetar është çështje personale për të gjithë. Kisha Ortodoske e Rusisë feston epifaninë më 19 janar, ku shumë besimtarë zhyten në akull apo ujë, një veprim që simbolizon pagëzimin e Krishtit. Për ekspertët, kjo është pjesë e fushatës dhe e propagandës së Putinit, që dëshiron ta shfaqë veten si një personazh i fortë, i aftë për t’i bërë të gjitha.

Shpesh është fotografuar duke kalëruar gjysmë i zhveshur, duke u zhytur thellë nën ujë me nëndetëse, duke peshkuar, gjuajtur me armë apo duke bërë palestër me pesha të rënda. Presidenti rus madje mban edhe rripin e zi në xhudo, të cilin ia hoqi federata ndërkombëtare pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

7 Komente

  1. V
    Vladimir Putana

    Ky plak ka rrjedhur nga trute. Mjere kombi qe e ka mbi kurriz kete mafioz te lojtur.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gano dashnori i cenos

      Mos ja qaje hallin popullit rus, moj putan, si e ke nisur ti, zdo kete spital psikiatrik te te pranoje, se ata te shtepis me sa duket te kane bere daljen, prandaj po ja merre zanatin femrave te sojit tat, duke u deklaruar putan,o homodebil!?

      Përgjigjjuni
    2. s
      stalini

      Ka 2 vjet qe kane thene se eshte i semur por botes po i shpeton shurra

      Përgjigjjuni
      1. b
        burundino

        Putini eshte kaur ,,,,shqiptaret jan turq myslyman ,,prandaj e kan inat ,,,,,

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nastradini

          Uji ne temperature nen zero nuk eshte i lengshem, se ku u fut Putini e di artikull shkruesi.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Putleri si Antikrisht

            Ish komunisti spiun u konvertua në fashist. Tani ky antikrisht po na paraqitet si super i krishterë.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oh sa kom qesh

              Kerkoi eBiden Pampesi te bente nje gje te tille por jo ne akull ne pishine me 30C, por nuk e lejuan ambjentaliste se kerkoj te zhytej me pampersin e bere me mut.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje