Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën! Armëpushimi duhet tani!

8 Gusht 2025, 15:25Bota TEMA
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri sot thirrje Izraelit që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e mëtejshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, ndërsa theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe për ndihmë humanitare të papenguar në zonë.

“Vendimi i qeverisë izraelite për të zgjeruar më tej operacionin e saj ushtarak në Gaza duhet të rishqyrtohet. Në të njëjtën kohë, duhet të lirohen të gjithë pengjet, të cilët mbahen në kushte çnjerëzore.

Dhe ndihmës humanitare duhet t’i jepet akses i menjëhershëm dhe i papenguar në Gaza për të ofruar atë që nevojitet urgjentisht në terren. Një armëpushim është i nevojshëm tani”, ka thënë ajo.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të rritura ndërkombëtare, pas njoftimit të Izraelit për zgjerimin e operacioneve në Gaza, një veprim që ka nxitur shqetësime të thella në rrafshin diplomatik dhe humanitar.

1 Komente

  1. V
    Vdekje Hamasit

    Nuk ka armepushim derisa te dorezohet Hamasi dhe te lirohen pengjet!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje