Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar rritjen e masave të sigurisë për të gjitha përfaqësitë diplomatike izraelite në botë, pas sulmit me armë zjarri në Uashington, ku u ekzekutuan dy punonjës të ambasadës së Izraelit.
Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e Kryeministrit, Netanjahu ka zhvilluar një bisedë me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, për të marrë informacion mbi rrethanat e sulmit dhe identitetin e viktimave.
Viktimat janë identifikuar si një çift i ri, i cili kishte planifikuar të fejoheshin në një të ardhme të afërt.
Prokurorja Bondi, sipas njoftimit, ka shprehur ngushëllimet e saj për qeverinë izraelite dhe ka theksuar se autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ajo shtoi gjithashtu se autori i dyshuar i sulmit do të përballet me drejtësinë.
Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar mbi situatën dhe po ndjek nga afër zhvillimet, duke kontribuar në menaxhimin e saj.
Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi natyrën e masave të reja të sigurisë apo kohëzgjatjen e tyre. Hetimet për incidentin në Uashington janë ende në vazhdim.
"Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar rritjen e masave të sigurisë për të gjitha përfaqësitë diplomatike izraelite në botë, pas sulmit me armë zjarri në Uashington, ku u ekzekutuan dy punonjës të ambasadës së Izraelit."uauuuu,uuu!i pabesueshëm ky"urdhër i netaniahut!!nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë botërore që të rriten masat e sigurisë kur vritet dikush!historia njerzore njeh të kundërtën!!sa herë vritet dikush!?ulen masat e sigurisë,njerzit shkonjë atje ku kalojnë plumbat dhe ku rrezikshmëria është më e madhe!!hy idiotë muti!