Zelensky: Do t’u ofrojmë garanci ushtarëve rusë që dorëzohen

25 Shtator 2022, 16:56Bota TEMA

Zelensky: Do t’u ofrojmë garanci ushtarëve rusë që

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky u ka ofruar garanci ushtarëve rusë që dorëzohen tek forcat ukrainase.

Në fjalimin e natës të 24 shtatorit, të cilin e mbajti në gjuhën ruse, Zelenski u ka bërë thirrje rusëve të shmangin mobilizimin e pjesshëm ushtarak të vendit të tyre.

“Ukraina garanton tri gjëra për çdo ushtar rus që dorëzohet. Së pari, do të trajtoheni në mënyrë të civilizuar, në përputhje me të gjitha konventat.

Së dyti, askush nuk do t’i dijë rrethanat e dorëzimit tuaj, askush në Rusi nuk do ta dijë se dorëzimi juaj ishte vullnetar. Dhe së treti, nëse keni frikë të ktheheni në Rusi dhe nuk dëshironi një shkëmbim, ne do të gjejmë një mënyrë për ta garantuar këtë”, theksoi ai.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shtator njoftoi për mobilizimin ushtarak në mënyrë që të forcohet pushtimi i paprovokuar i Ukrainës dhe pasi forcat ruse pësuan humbje në fushëbetejë.

Më 24 shtator, ai nënshkroi amendamentet që ashpërsuan dënimet për rusët që dorëzohen vullnetarisht ose që refuzojnë të luftojnë, duke i bërë këto veprime të dënueshme me 10 vjet burg.

 

4 Komente

  1. E
    Emigranti

    Po ty te kan ik ushtaret e tu o klloun Eshte mbush europa me cuna e goca ukrainase qe jane te afte per luft

    1. Roberto

      Ja shko ti o emigrant zgjidhi hallet Ukraines se nuk.paska ushtare te luftoje.

      1. a
        anti25642654censurë

        emi ata që ikin,ukrainasit,shkojnë e vizitojnë,"dyqonin"e nonës tate!! pasi e shkarkojnë,këhtehen prap në front!! e ke pa mamin sa i është rritur barku?? mo u mërzit se nuk është barsë,thjesht o mbush plot!!

      2. k
        kacaku

        I paske numuruar ti ?? Ke bredhur gjithe Europen dhe ke pare djem e vajza ukrainase ??

        Lini një Përgjigje