Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të enjten për një takim ballë për ballë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, për t’i dhënë fund luftës gati katërvjeçare.
Ai e tha këtë një ditë pas takimit që i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, e zhvilloi me Putinin në Moskë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i quajti bisedimet ndërmjet të dërguarit të tij dhe Putinit, si “shumë frytdhënëse”, por zyrtarët amerikanë prapëseprapë u zotuan të vendosin sanksione ndaj partnerëve tregtarë të Moskës.
Zelensky tregoi më vonë se kishte folur në telefon me Trumpin, i cili tha se mund të takohet me Putinin “shumë shpejt”. “Ne në Ukrainë kemi thënë vazhdimisht se gjetja e zgjidhjeve reale mund të jetë vërtet efektive në nivelin e udhëheqësve”, shkroi Zelensky në rrjete sociale.
“Është e nevojshme të përcaktohet koha për një format të tillë dhe gamën e çështjeve që do të trajtohen”, shtoi ai.
Udhëheqësi ukrainas tha të enjten në mëngjes se ka planifikuar t’i zhvillojë “disa” biseda gjatë ditës, përfshirë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarë francezë dhe italianë.
“Do të ketë gjithashtu komunikim në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare”, shtoi Zelensky.
“Gjëja kryesore është që Rusia, e cila e filloi këtë luftë, të ndërmarrë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund agresionit të saj”, përfundoi ai./REL
Trumpi eshte gjigand.Kush e shan eshte viktime e prapagandes se mediave qe kane shitur bythen ke korporatat dhe politikanet mashtrusa.
Beni, kam 6 muaj qe po perpiqem tua mbush mendjen por nuk u mbushet, ai eshte i biri perendise qe do ta shpetoje njerezimin dhe perendia e bekoi åpopullin tone qe i dhe Donaldin
PROBLEMI ESHTE SE ZELUA E QUAN VETEN LIDER PO AI TJETRI E NJEH SI AKTOR HUMORI ME MANDAT TE SKADUAR
O Muci, po e ka thene une qe ti je analisti me gjenial qe ka nxjerr ky truall, ti je nje diplomat elitar qe shkelqeje kur ishe ne ambasade dhe prandaj tu luta qe te mos shkeputeshe nga analizat e tuaja gjeopolitike qe ishin aq briliante.