
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e përjashton mundësinë që Ukraina ta kthejë Krimenë përmes kanaleve diplomatike.
Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për agjencinë “Reuters”.
“Nuk ka asnjë shans tjetër, thjesht nuk ka rrugëdalje, territori duhet të de-okupohet. Mund të ndodhë që Krimea të kthehet me mjete diplomatike”, u shpreh fillimisht kreu i shtetit.
Sipas tij, padyshim që njerëzit në Ukrainë janë më mbështetës për mënyrën diplomatike të zgjidhjes së kësaj çështjeje.
“Se çfarë lloj njerëzish do ta diskutojnë këtë çështje dhe kur do të jetë, nuk mund të them tani. Por, megjithatë, ky është mendimi im”, shtoi Zelensky.
Presidenti theksoi se “Ukraina do të jetë në gjendje të jetojë në paqe kur të rifitojë të gjithë tokën e saj”.
Ska problem,ti mos na e thuaj se cfar "lloj Njerezish" jan (toksor ,apo te ardh nga ndonje planet tjeter ) ne kemi Alfred Cakon qe i din te gjitha, dhe na i thot .