Lideri suprem i Iranit ishte në gjendje të rëndë shëndetësore

17 Shtator 2022, 22:25Bota TEMA

Lideri suprem i Iranit ishte në gjendje të rëndë

Lideri suprem i Iranit ishte i sëmurë rëndë pasi iu nënshtrua një operacioni të vështirë, shkruan The Sun, duke cituar burime brenda regjimit.

Ayatollah Ali Khamenei, 83 vjeç, u raportua se “ka zënë shtratin” pas ndërhyrjes kirurgjikale të kryer gjatë javës së kaluar.

“New York Times” raporton se Khamenei, i cili ndodhet në krye të Iranit që prej vitit të largët 1989, ka pasur dhimbje të mëdha të stomakut dhe temperaturë të lartë, përpara se t’i nënshtrohej operacionit.

Një burim i afërt me udhëheqësin e Itanit ka thënë për mediat ndërkombëtare se një klinikë u improvizua në shtëpinë e Ayatollah Ali Khamenei për operacionin. 

Ndërkohë, ai është detyruar të anulojë të gjitha takimet gjatë kësaj kohe. Javën e kaluar, gjendja e 83-vjeçarit u vlerësua si kritike, por që prej atëherë ai ka bërë përmirësimeve.

3 Komente

  1. H
    Hasoni

    Ne krye te Iranit nga 1979 revolucioni islamik jo 1989 se late name as kaq nuk verifikoni dot ne Google se ne histori jeni brrylla dihet

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fisnik

      Ky nuk është Ai. Ky është pasardhësi i Atij që ishte në krye të Iranit nga viti 1979. Ai vdiç në Vitin 1989 dhe Ky e zëvendësoi.Vetëm (mbi)emrat i kanë të ngjajshëm. Shiko në Google.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hyseni

      O Cone mos u merzit bre burre se gafa jemi e njerez bejme gjithmone ne shqiptaret

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje