Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se përfaqësuesit e SHBA-ve po shqyrtojnë mundësinë e ofrimit të garancive sigurie për Ukrainën, të ngjashme me ato që parashikon Neni 5 i Aleancës Veri-Atlantike.
Ky nen garanton sigurinë kolektive, duke e trajtuar një sulm ndaj një vendi anëtar si sulm ndaj të gjithëve.
“SHBA-të nuk na ofrojnë anëtarësim në NATO, por është e rëndësishme që po konsiderojnë garanci të ngjashme me Nenin 5. Ka përparim, dhe detajet që kam parë nga ushtria duken premtuese, por është vetëm një draft i parë”, tha Zelensky gjatë një takimi në Kancelarinë e Berlinit.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e përshëndeti gjithashtu këtë zhvillim, duke e cilësuar si një hap të madh përpara. “Kjo është një marrëveshje e gjerë dhe substanciale, që nuk e kemi pasur më parë. Evropa dhe SHBA-të janë të gatshme të japin garanci të ngjashme për Ukrainën”, tha Merz.
Sidoqoftë, Ukraina ende po shqyrton detajet e zbatimit të këtyre garancive. Një zyrtar evropian tha se diskutimet janë në vazhdim, por duket se po bëhet një lëvizje përpara në procesin diplomatik.
Ky zhvillim vjen ndërsa SHBA-të dhe aleatët evropianë përgatiten për negociata të mëtejshme për paqen me Rusinë.
Mos valle Zelenski vertet mendon se garancia nga Trump do ta frenonte Putinin?! Garancite mund ti jape vetem Kongresi Amerikan me nje ligj te vecante miratuar me 2/3 e votave.
Hajde mo,me t'futme ju a kanë.Eshte leter kot,mbajeni nenin 5,por nuk kane per ta zbatuar.
Amerika eshte nje shtet kurve dhe si zihet bese , as nuk ishte dhe kjo marveshja qe u be ne 90-en ndermjet gjermanise russise dhe amerikes
Akoma keni shprese te ShBA. Marreveshja do behet kur Rusia ta kete marre gjithe Dombasin.Trumpi ben lojen e Putinit, kshtu qe kancelar Merks s' duhet te keni asnje dyshim. Evropa duhet te nderroje kurs menjehere dhe ta ktheje ekonomine ne militare.
Pa shiko pa shiko xhuxhi kerkon nenin 5 pra njesoj si te jete ne NATO, a thua qe ruset jane rrota kari si ky kar-agjaz qe shkaterroj nje shtet dhe ka cuar si cjapi te kasapi mbi nje milion qytetare te Ukraines dhe 10 milon refugjate.
Si me duket se ky Zelenski don luften e3boterore qe Natoja ta mbron kete me nenin 5 pa qene anetare i Natos keshtu qe ky dota provokoj Rusine ta futi ne lufte me Naton ,mos haro se Rusia eshte e pregaditur qe te perdore arme ma te rezikshme se deri tani dhe keshtu digjet Rusia dhe Evropa se bashku.