Zëvendëskryeministri Lammy mbështet Starmer: Nuk ka asnjë garë për kreun e partisë

18 Maj 2026, 18:30Bota TEMA
Zëvendëskryeministri Lammy mbështet Starmer: Nuk ka asnjë

Pavarësisht presionit në rritje për dorëheqje, Keir Starmer nuk po jep asnjë shenjë tërheqjeje nga Downing Street.

Këtë e konfirmoi edhe numri dy i qeverisë britanike, David Lammy, i cili shprehu mbështetje të plotë për eprorin e tij, duke e quajtur absurd çdo diskutim për vendosjen e një kalendari largimi.


“Keir Starmer mbetet personi më rezistent që njoh në jetën time. Ai ka karakter të fortë. Nuk do të ketë afate kohore. Ajo që ka rëndësi është të vazhdojmë me punët e qeverisë, ai është krejtësisht i qartë për këtë. Për momentin nuk ka asnjë garë”, tha Lammy.

Nga ana tjetër, kampi kundërshtar po thellon përgatitjet për një sfidë të mundshme brenda partisë. Kryebashkiaku metropolitan i Mançesterit, Andi Bwrnam, po grumbullon mbështetje të gjerë.


Që të kandidojë kundër Starmerit në krye të laburistëve, atij i duhet të japë dorëheqjen si kryebashkiak dhe të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme në Makerfild për të siguruar vendin e nevojshëm në Parlament.


Kjo krizë e thellë brenda laburistëve nisi pas humbjeve të rënda në zgjedhjet lokale, vetëm dy vite pasi partia fitoi një shumicë historike në zgjedhjet e përgjithshme.

1 Komente

  1. ,
    ,,,,,,,,,,,,

    Ska rrace me te ndyre se bythqiret angleze

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje