
Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska në një intervistë për BBC tha se ndërsa aleatët e tyre britanikë numërojnë qindarkat, ukrainasit numërojnë viktimat.
Zelenska u shpreh se nëse mbështetja nga aleatët perëndimorë do të ishte e fortë, kriza në vend do të ishte më e shkurtër.
Gazetarët e pyetën Zelenskën se çfarë mesazhi ka për britanikët, që duhet të paguajnë më shumë para në faturën e energjisë elektrike, për shkak se çmimi është rritur, ndikuar ndjeshëm nga lufta në Ukrainë.
“E kuptoj që situata është shumë e vështirë. Por më lejoni që të kujtoj se gjatë periudhës së pandemisë, rritje çmimesh kishte kudo, por edhe në Ukrainë.
Çmimet janë duke u rritur edhe në Ukrainë. Por përveç kësaj njerëzit tanë janë duke u vrarë në fronte lufte. Pra, kur ju numëroni qindarkat shtesë që keni dhënë për fatura të energjisë elektrike, duhet të dini se ne jemi duke numëruar viktimat”, tha Zelenska.
Ajo deklaroi se në Ukrainë ka shumë histori njerëzore të trishta dhe kjo situate duhet të marrë fund sa më parë, siç shtoi ajo, “për të mirën e Ukrainës, aleatëve dhe të botës”.
Po burri juaj numeron milionat,po ate vilen ne Itali qe ja keni dhen me qira Ruseve 50000EURO ne muaj,mos kini merak ay gjeli detit(SELENSKI) per vitin e ri perfundon ne furr se Amerikanet i risin gjelat per ti ther.
Me..... që-rasa e fjala , me qera , jo me qirâ , si qiri ose Qiria zonjë .