Zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij

3 Janar 2026, 12:47Bota TEMA
Zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me

Zëvendëssekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau përmes një postimi në X ka reaguar lidhur me sulmet amerikane të regjistruara në kryeqytetin venezuelian, Karakas. Landau ka reaguar duke bashkëngjitur postimin e presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me sulmet.

Landau deklaroi se Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij.Donald Trump njoftoi këtë të shtune se homologu i tij i Venezuelës Nicolas Maduro ishte kapur dhe larguar nga vendi.

Trump ka konfirmuar se SHBA-të kryen një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës. Ai shtoi se Maduro është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi së bashku me gruan e tij.

1 Komente

  1. K
    Kurjozi

    Drejtësia dhe rendin në një shtet ligjor mbështeten tek mbretërimi i ligjit. Askush nuk mund të dalë mbi ligjin. Pa diskutim që çdokush duhet të përballet me ligjin kur e shkel atë . Ky Maduro është nënshtetas amerikan ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje