Zyrtari ukrainas apel qytetarëve: Kievi u zgjua sot nga sirenat e bombardimeve, mos dilni jashtë

19 Qershor 2022, 15:55Bota TEMA

Zyrtari ukrainas apel qytetarëve: Kievi u zgjua sot nga sirenat e

Guvernatori ushtarak i Kievit, Oleksiy Kuleba njoftoi se mëngjesin e sotëm janë dëgjuar bombardime në Kiev.

Në një deklaratë në Telegram, Kuleba tha se shpërthimet u dëgjuan në distriktin Vyshhorod këtë mëngjes, shkruan Skynews.

Ai vazhdoi duke thënë se nga bombardimet nuk u shënuan viktima apo zjarre, megjithatë ai u kërkoi banorëve të Kievit të qëndrojnë në strehimore për arsye sigurie.


Pas dështimit për të marrë kryeqytetin në fillim të luftës, forcat ruse i kanë fokusuar përpjekjet për të marrë kontrollin e plotë të Donbasit, pjesë e të cilit tashmë mbahen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Lini një Përgjigje