Dëshmia e rrallë e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta: Kur isha në shtëpinë e tij, Enver Hoxha më tregoi se ai kishte urdhëruar për vrasjen e Gjinishit, pasi…

25 Shkurt 2023, 09:55Dossier TEMA

Dëshmia e rrallë e Liri Belishovës, para se të ndahej nga

Liri Belishova, ish-funksionarja e lartë e Rinisë dhe Partisë Komuniste Shqiptare, që nga mbarimi i Luftës, anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së, deri në vitin 1961, e cila më pas u godit dhe u dënua nga Enver Hoxha, duke përfunduar familjarisht internimeve për tre dekada me radhë, në një intervistë të saj para se të ndahej nga jeta, do të rrëfente shumë episode që lidhen me jetën e saj, por edhe të gjitha privacionet që e ndoqën atë familjarisht, deri në shembjen e regjimit komunist, në fundin e vitin 1990.  Në këtë intervistë të gjatë, ajo tregon edhe shumë episode të tjera që lidhen me vdekjen e ish-të fejuarit të saj, Nako Spiru, por edhe shumë‰vrasje, burgosje, internime, e të tjera persekucione, që Enver Hoxha dhe Partia Komuniste Shqiptare, ndërmorën ndaj shokëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre, njërës dhe personalitete më shumë kontribut gjatë Luftës dhe pas saj.  

Znj. Belishova, ju personalisht, kur dhe si keni hyrë për herë të parë në lëvizjen komuniste?

Me idetë komuniste jam lidhur shumë e vogël. Ndoshta, do të duket pak e çuditshme, që 11 vjeç, sapo kisha mbaruar shkollën fillore, që atëherë ishte 5 vjet dhe kisha shkuar për pushime në fshatin e babait tim, në Belishovë. Atje një kushëriri im i dytë, më ka dhënë për të lexuar librin “Nëna”.

Duke lexuar këtë libër, jam tronditur shumë, sepse dhe realiteti i atëhershëm i zonës ku unë banoja, sidomos, nuk ishte shumë i bukur. Përkundrazi, kishte shumë vështirësi në jetën e fshatarësisë dhe mendoja që kjo botë e ëndërruar nga heronjtë e atij libri, nga Pavli, Natasha, Sashenka, etj. do të ishte një botë shumë e mirë, një botë e drejtësisë.

Gjykim të pavarur dhe kaq të thelluar, një 11 vjeçar?

Atë them edhe unë, që është e çuditshme, por ndoshta brezi im, që jetoi në disa kushte të veçanta u poq para kohe. Dhe, nuk them se ishin këto mendime të konsoliduara, por sidoqoftë ishte një ëndërr që unë e përqafova.

Një pjesë e madhe e brezit tuaj, në atë kohë, u lidh me komunizmin. Pse?

Mendoj që, brezi ynë u lidh me idetë komuniste sepse, këto ide ishin shumë joshëse në atë kohë. Nuk dihej realiteti i zbatimit të tyre në jetë, sepse edhe informacioni jonë, mbi jetën e Bashkimit Sovjetik, nuk ishte real, ishte përkundrazi, shumë i zbukuruar. Kurse, brezi ynë, sidoqoftë, nga edukata që mori në familje dhe në shkollë ishte patriotik.

Trashëgonte ëndrrën e Rilindësve për një Shqipëri të pavarur, demokratike dhe për një Shqipëri të qytetëruar dhe evropiane. Dhe, ne, mendonim që, Shqipërinë do ta shpëtonte nga varfëria, nga prapambetja, dhe do ta bënte me të vërtetë të pavarur dhe demokratike, pikërisht kjo rrugë.

Kur ka qenë momenti i parë që ju jeni angazhuar në strukturat e konsoliduara të celulave komuniste?

Atëherë kam qenë nxënëse në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë”, që pastaj nga okupacioni Italian, filloi të quhej “Nana Skënderbej” dhe kam pasur mësuese të gjuhës dhe letërsisë, Liri Gegën, që u bë një nga eksponentët kryesore të Partisë Komuniste dhe pastaj, u pushkatua nga Enver Hoxha.

Dhe, ka qenë ajo, që më ka futur në një grup simpatizantësh të lëvizjes komuniste, ku bënin pjesë disa vajza. Kjo duhet të ketë qenë, disa muaj përpara themelimit të Partisë Komuniste ose, ndoshta dhe një vit përpara themelimit të saj.

Cilat vajza bënin pjesë në këtë grup? Cilat kujtoni ju?

Një nga vajzat që mbaj mend, ka qenë Drita Malile, ka qenë Nelka Turkeshi, motra e të shoqes së Profesor Çabejt, ka qenë Sheinaze Juka. Të tjerat nuk më kujtohen, por pak kemi qenë, tre-katër veta.

Që nga cila datë ju, keni qenë anëtare e Partisë Komuniste?

Unë kam qenë në fillim e re komuniste dhe anëtare e partisë, jam bërë në shkurt të vitit 1943. Pranimi ka qenë pak jo i rregullt. Mua më caktuan si anëtare të Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste për Tiranën dhe meqenëse anëtari i Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste, duhet të ishte anëtar partie, atëherë njëkohësisht, u pranova edhe anëtare e Partisë.

Cilat kanë qenë pozicionet tuaja gjatë luftës? Me se jeni marrë?

Me Luftën Antifashiste, u lidh pothuajse gjithë rinia shqiptare sepse, siç thashë ishte një rini patriotike dhe antifashiste dhe që në ditët e prillit të 1939, pavarësisht se ne që ishim edhe me simpatira për komunizmin, ishim antizogiste, rreziku i atdheut na bëri që t’i kalojmë këto dhe të kërkojmë, që Zogu, të ishte në krye të rezistencës. E mbaj mend kur shkollën tonë e çuan në Pallatin Mbretëror, për të uruar lindjen e princit trashëgimtar.

Ka qenë një demonstratë spontane, e shkollave të mesme të Tiranës dhe shumë emocionante. Jo vetëm që ne bërtisnim “Rroftë Zogu”, “Rroftë Princi Trashëgimtar”, duke i lënë mënjanë ato mendimet tona antizogiste, por kërkonim armë që të luftonim për mbrojtjen e atdheut tonë dhe demonstrata të tilla, rinia bëri ato ditë vazhdimisht, nëpër rrugët e Tiranës dhe shumë qyteteve të Shqipërisë, duke kërkuar armë që të mbrohej atdheu.

Në momentet e Luftës, cili ka qenë angazhimi që keni pasur?

Gjatë Luftës, unë kam qenë në Tiranë dhe jam larguar nga Tirana në qershor të vitit 1944, për të shkuar në Kongresin e Parë të Rinisë. Pra, lufta ime, ka qenë luftë e rezistencës antifashiste në qytet.

Keni qenë në ilegalitet apo…?!

Pjesërisht, nga fundi. Kam pasur mundësi të mos bie shumë në sy dhe për shkak të moshës sime dhe të familjes time. Se si është çmuar aktiviteti im, mund të them këtë gjë: që duke qenë shumë e re, kam pasur përgjegjësira të mëdha. Siç thashë, që në shkurt të vitit 1994, anëtare e Komitetit Qarkor të Rinisë për Tiranën dhe njëkohësisht një nga udhëheqëset e Rinisë Antifashiste, për Qarkun e Tiranës. Përpara kësaj, kam qenë në komisionin e Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste, që kujdesej edhe për revistën “Kushtrim i Lirisë”.

Pastaj u bëra sekretare politike e Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste dhe anëtare e Komitetit qarkor të Partisë, anëtare e Këshillit Antifashist të Qarkut të Tiranës. Në kohën e reaksionit më të madh, u krijua një Komitet provizor, që të drejtonte gjithë organizatat e Partisë dhe të Rinisë Antifashiste të Tiranës dhe unë kam qenë një nga këto anëtare.

Në gusht ’44 në Helmës, u zgjodha anëtare e Sekretariatit të Rinisë Antifashiste dhe anëtare e Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste. Veçoj që të gjitha këto përgjegjësi, tregonin për një aktivitet të konsiderueshëm që merrej parasysh.

Ju keni qenë në formacionet partizane në 1944?

“Unë në formacionet partizane nuk kam qenë. Unë kam qenë vetëm në udhëheqjen e Rinisë Antifashiste dhe pasi u largova nga Tirana.

Meqenëse keni qenë në Tiranë në ato vite, cilat kanë qenë raportet mes komunistëve dhe forcave të tjera nacionaliste, gjatë Luftës, ose në vitet 1943-‘44?

Dua të them këtë gjë që, përpjekje nga të dyja anët ka pasur dhe unë mbaj mend bisedime të Nako Spiros, siç m’i ka treguar ai më vonë, dhe të Dr. Ymer Dëshnicës, me disa eksponentë të nacionalizmit shqiptar. Bile dhe me eksponentë që pranuan, për mendimin tim gabimisht, që të bashkëpunonin edhe me okupatorët nazistë, siç ishte për shembull, Mehdi Frashëri, që pranoi të jetë anëtar regjencës.

Ishte shumë njeri i dëgjuar dhe me shumë autoritet, por edhe një personalitet i shquar dhe antifashist, të cilin italianët e mbajtën të internuar në Itali. Gjermanët e thirrën dhe e kandisën, madje dhe e përdorën. E mbaj mend që duke i folur Nako Spiru, për luftën që po bënte rinia dhe duke e kritikuar pozicionin e një pjese të nacionalistëve, ai u mallëngjye dhe qau. Ka biseduar Nako Spiru, bile dhe me gjithë Ymer Dishnicën dhe me Ibrahim Biçakun, pastaj dhe me nacionalistë të tjerë.

Dhe, biles, Ymer Dishnica dhe Nako Spiru, i kanë propozuar Enver Hoxhës që, të krijohej një parti që të quhej “Republikani” dhe të ishte e lidhur me Frontin ose, të merrte pjesë në Front, e cila të grumbullonte elementë patriotë, nacionalistë, që ishin në Frontin Nacionalçlirimtar, por dhe elementë patriotë që ishin anëtarë të Ballit Kombëtar, por që ishin për luftë. Por, edhe elementë të tjerë, që ishin të paangazhuar dhe që me këtë rast, mund të angazhoheshin që, edhe sot e konsideroj një propozim shumë të drejtë.

Si reagoi Enver Hoxha?

Qëndrimi i Enver Hoxhës ishte shumë i rreptë sepse, tek Enver Hoxha, duke reflektuar gjatë këtyre viteve, mendoj se ka dominuar më shumë se sa përpjekje për bashkimin e gjithë populli shqiptar dhe në radhë të parë, të patriotëve të shquar, të figurave të dalluara, të intelektualëve, mendimi, si ta bënte më të lehtë për qëndrimin e gjithë pushtetit në duart e Partisë Komuniste, domethënë në duart e tij.

Dhe, prandaj, ai nuk donte që në Frontin Nacionalçlirimtar të merrnin pjesë këta elementë. Por, donte përkundrazi, t’i luftonte dhe në këtë letër që i dërgon Nako Spiru dhe Ymer Dishnicës, i thotë që ata duhet të fuqizojnë luftën për demaskimin e këtyre elementëve.

Po Marrëveshja e Mukjes, pse u kërkua dhe pse u prish më pas?

E mendoj prishjen e ‘Marrëveshjes’ si një gjë shumë të gabuar. Një faj të rëndë të rëndë të Enver Hoxhës, i cili vendos ta prishë, jo plotësisht në vullnetin e tij, por i imponuar nga Miladin Popoviçi. E quaj një faj shumë shumë të rëndë, që pati pasoja tragjike dhe për kohën e Luftës edhe për kohën e pasluftës. Në Konferencën e Mukjes, u arrit që ‘Balli Kombëtar’ dhe Fronti Nacional Çlirimtar, duhet të kishin një marrëveshje për të luftuar okupatorët.

Kishte rënë Musolini, ishte zëvendësuar nga gjeneral Badolio, por aleatët ishin në Itali dhe pritej një zbarkim i tyre në Ballkan, që do të kishte një fatmirësi e madhe për Luftën sepse, në Ballkan ishte shumë e zhvilluar Lëvizja Antifashiste dhe në Ballkan kishte shumë trupa italiane që, në këtë radhë do të kalonin në Frontin Antifashist, kishte shumë materiale ushtarake, veshmbathje ushqimore, që të tëra i’u kaluan pastaj gjermanëve.

Prishja e ‘Marrëveshjes së Mukjes’, shkaktoi shumë dëme në njerëz, në djegie, shkatërrime Shqipërisë. Ato mund të ishin evituar ose minimizuar në qoftë se, nuk do të ishte prishur sepse, më prishjen e ‘Marrëveshjes së Mukjes’, u krijuan kushte që në ‘Ballin Kombëtar’, të triumfojë pjesa e kompromisaxhinjve dhe pastaj lufta për jetë a vdekje me komunistët, i shtyri ata që të jenë në aleancë me gjermanët.

Ka komente që, krimet e komunizmit kanë filluar që gjatë Luftës…?!

As që diskutohet. Në vetë radhët e tyre njëherë, domethënë ata që ishin krerë të Grupeve Komuniste dhe që kishin shumë merita për këtë Lëvizje Komuniste, u asgjësuan. Një nga këta ishte Anastas Lulo, i cili me urdhër të Miladinit dhe të Enver Hoxhës, është vrarë në Skrapar, ku u dërgua si partizan i thjeshtë. Xhepi (Sadik Premtja), shoku i tij, mundi të shpëtojë, por edhe për atë ishte dhënë urdhër që të vritej.

Ky tjetri që ka qenë Kryetar i grupit të Shkodrës dhe që ishte një intelektual shumë i zhvilluar, edhe për atë Enver Hoxha sa herë ka shkruar në letrat që i dërgon Gogo Nushit, që të vritet Zef Mala. Dhe, jeta e Zef Malës…, megjithëse rastësisht ka shpëtuar. Pas çlirimit, ka bërë një jetë burgu, derisa vdiq. Pastaj, u vranë këta që u quajtën fraksioni i Vlorës. U vra edhe Mustafa Gjinishi.

Kush e vrau Mustafa Gjinishin?

Unë nuk e di konkretisht se kush e ka vrarë. Atëherë i plotfuqishmi i Komitetit Qendror në Veri, ka qenë Liri Gega dhe asaj i’u ngjit kjo, që ajo ka qenë organizatore e vrasjes. Aq më tepër, që radiogrami, sipas dëshmisë së Flora Dishnicës, për ekzekutimin e Mustafa Gjinishit, e ka bërë Liri Gega. Por, unë them se kanë qenë njerëz të tjerë, ata që e kanë ekzekutuar, kurse urdhri është dhënë nga Enver Hoxha për vrasjen e Mustafa Gjinishit”.

Pse jeni kaq e sigurt për këtë?

Po sepse, kjo gjë është diskutuar në plenumin e dytë të Beratit dhe sepse Enver Hoxha, ma ka thënë me gojën e tij, shumë vjet më vonë, aty nga viti 1957, në shtëpinë e tij. Që Partia urdhëroi, domethënë, ai ishte Partia, që të vritej sepse, Mustafa Gjinishi ishte agjenti i anglezëve.

Cila ka qenë arsyeja reale e vrasjes së Mustafa Gjinishit?

Sipas atyre që kam dëgjuar nga Nako Spiru, apo dhe nga të tjerët, Mustafa Gjinishi, ka qenë një njeri nga një familje patriotike shumë të dëgjuar në Shqipërinë e Mesme. Përveç kësaj, Mustafa Gjinishi, ka qenë një njeri shumë i aftë dhe një njeri shumë karizmatik dhe duke qenë i tillë nuk mund të ishte një lolo i bindur i Enver Hoxhës. Kishte personalitetin e tij dhe kjo besoj ka qenë ajo, që shpuri në vrasjen e Mustafa Gjinishit.

Por, desha të shtroj këtu që, siç është analizuar edhe në Plenumin e dytë të Beratit, vrasja e Mustafa Gjinishit, hedh dritë në disa aspekte të personalitetit të Enver Hoxhës dhe të mësuesit të tij, Miladin Popoviçit. E para e punës, që kjo u bë me vendimin e tyre personal, por nuk u shtri në Organizatën bazë të Partisë, ose në një Shtab, ose në një gjyq, ku të analizoheshin; ku të dëgjohej edhe mbrojtja e tij, sesa ishin të vërteta këto që pretendonte Enver Hoxha.

Dhe këtë e bënë, mendoj sepse, nuk ka pasur fakte, Enver Hoxha për ato që thoshte, ato ishin vetëm kamuflazh. E dyta, ishte hipokrizia, domethënë, këtej e vrau Partia me urdhër të Enver Hoxhës dhe këtej u shpallën tre ditë zi. Urdhri, i firmuar nga Enver Hoxha, e ngre Mustafa Gjinishin në qiell, dhe deri vonë, shumë vonë, të paktën deri sa kam qenë unë deri në 1960-ën, nuk është thënë që Mustafa Gjinishin, e ka vrarë Partia Komuniste. Kjo është thënë më vonë.

Si e keni njohur ju, Nako Spiron?

“Nako Spiron e kam takuar në fillim të vitit 1942, menjëherë pas formimit të Rinisë Komuniste, në një mbledhje ku merrnin pjesë aktivistë të Rinisë Komuniste, dhe më ka bërë një përshtypje të jashtëzakonshme sepse, ishte me të vërtetë një personalitet me aftësi të jashtëzakonshme. Qëndronte shumë më lart nga të gjithë ata, që kisha mundur unë të takoja deri atëherë. Kjo ishte përshtypja ime e parë, që u pasurua duke e njohur më vonë.

Kur jeni lidhur më shumë me të, pra kur u bëtë më të afërt?

Nga lufta në Tiranë sepse, edhe Nako Spiro një pjesë të konsiderueshme të luftës së tij, e ka zhvilluar në Tiranë, sidomos gjatë kohës shumë të vështirë të reaksionit në 1943-‘44. Atëherë e kam parë me të vërtetë aftësitë e tij.

Unë mund të them që, në atë kohën e mësymjes së përgjithshme nëpër qytete, male të forcave të bashkuara gjermane, të asaj pjese të ‘Ballit Kombëtar’ që bashkëpunoi me gjermanët, të atyre që ishin lidhur direkt me gjermanët, të forcave të bajraktarëve të veriut, që ishin edhe ata të lidhur me gjermanë dhe u krijua një situatë shumë e rëndë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Vrasje, bastisje, burgosje, tortura të papërshkrueshme dhe në gjitha qytetet e Shqipërisë, organizatat antifashiste në qytete ose u shpërndanë, ose u paralizuan dhe të vetmet organizata që qëndruan burrërisht, kanë qenë organizatat e Tiranës. Dhe këtu ka shkëlqyer jo vetëm vendosmëria dhe forca organizative e Nako Spiros, por dhe talenti i tij si publicist.

Ato artikuj që shkruante ai atëherë, sidomos artikuj me titullin e përgjithshëm “Çështje Dite”, i jepte përgjigje të gjithë parullave që hidheshin, priteshin me padurim nga i gjithë populli i Tiranës.

Memorie.al

                                                      

24 Komente

  1. T
    Tartufi

    U poq para kohe ,,,, thote kjo e pa pjekura deri sa ti fusnin koken ne thes !!! Enveri kjo krijese ,qe nuk deklaroi kurre se u poq para kohe ,,,,por kuptoje para te gjithe te tjereve qe ,te c nderoshe nje popull te gjithe leshoje [ komunistet ] mbi koke dhe mer rezultate 300 per qind . Kjo race inferiore c nderoi popullin e vet ,por jo kurre Enverin . Enveri c nderoi kete race me prak te familjes deri sa mbylli site i pjekur deri ne kocke dhe kurre i perveluar nga papjekuria .

    1. I
      I paharruar qofte kujtimi per kolosin e letrave sh

      Kujtimet e Petro Markos; Pyetje: Si nisi tragjedia jote? Përgjigje: U kurdis një skenar. Nako Spiru provokoi një mbledhje në redaksi me Frontin, se Fronti ishte ai që përfaqësohej nga “Bashkimi”. Ishin: Omer Nishani, Shefqet Beja, Nako Spiru, Behar Shtylla e të tjerë. Ishte i dërguar “gjoja” nga Ministria e Brendshme N. H., por në të vërtetë mendova se ishte i ngarkuar nga Nakoja. Unë nisa të bëja një raport për gjendjen e gazetës, nisa për disa kërkesa, në anën materiale, sidomos për letër rrotative e te tjera. U ngrit N.H. dhe tha midis të tjerash se; Petroja na “mburri” këtu “Bashkimin e Kombit”, që shtypej po në këtë shtypshkronjë dhe dilte më bukur e më i madh. Harrova të them se, disa ditë më pare, Nakoja më kishte thënë që ta bënim “Bashkimin”, si “Borbën” e Beogradit. Unë e kisha kundërshtuar me po ato fjalë që i thashë dhe N. H. në mbledhje, se dhe ai nxori nga xhepi një “Borba” dhe tha se, edhe ne duhet ta bënim “Bashkimin” si “Borbën”. Unë shkova në dhomën tjetër, mora koleksionin e “Bashkimit” të vjetër. Pastaj ne kemi shtypin tonë, siç ka çdo vend shtypin e vet. Çdo shtet ka traditën e shtypit të tij. Ne me “Borbën”,- thashë,- ndryshojmë nga forma, por kemi po atë përmbajtje, ashtu si në Itali “Unita”, si në Francë “Humanite”, si në Greqi “Rizospastis” e të tjera. Cilido mban formën kombëtare, ashtu dhe “Bashkimi” ynë, mban formën kombëtare. N.H. nguli këmbë aq sa më bëri të nxehesha e të thosha: “Pse të mos bëhet “Borba”, që është më e re, si “Bashkimi”, që është shumë i vjetër”! Pas disa diskutimesh qetësuese nga Omer Nishani, thanë ta mbyllnim mbledhjen. Pas disa ditësh Jugosllavia kishte një festë dhe ne të kulturës (të Radios, Agjensisë Telegrafike dhe të shtypit) ishin të ftuar në ambasadë. Dhe shkuam në Ambasadën Jugosllave, për të uruar. Unë kisha marrë me vete edhe shoqen time, Safon. Josip Gjergja, ambasadori, më mori pranë dhe flisnim shqip. Ngritëm gotat. Kur e çeku gotën time, më tha: “E, në mos u beftë “Bashkimi” si “Borba”, le të bëhet “Borba” si “Bashkimi”…”! Gotën as nuk e vura fare në buzë, por e lashë mbi tryezë. Ai buzëqeshi me ironi dhe më tha: “Pse”? I thashë: Ju nuk i njihni mirë zakonet tona. Ne themi se “hallet e shtëpisë, nuk dalin në pazar!” Edhe ai uli gotën dhe e la mbi tryezë. Më pa me ironi dhe më tha me zë autoritar: “Unë nuk jam Pazar”! Atëhere, unë iu përgjigja: Në këtë rast, për mua po! Mora shoqen time dhe ika. Asaj nuk i thashë se ç’ngjau, por se më merreshin mendtë nga pagjumësia…! Të nesërmen, ishte kohe e bukur; kisha marrë Safon për krahu dhe shëtitnim në bulevard. Aty përpara hotel “Dajtit”, kaloi një veturë. Brenda saj ishte Nakoja (Spiru). Shikimet tona u ndeshën për pak çaste. Do të ketë thënë me vete: “Kjo është shëtitja e tij e fundit…”! Dhe me të vërtetë ajo ishte e fundit, se në mes të natës, erdhën njerëzit e Sigurimit, më ngritën nga shtrati dhe më lidhën. Safoja qante me dënesë dhe thoshte: “Pse? Ku do ta çoni?” Dhe më pyeti: Të lutem, nuk mund të ikësh, pa më thënë se ç’farë ke bërë!- Dhe unë iu përgjigja: Jam i pastër si kristali. – Dëgjoja dënesat e saj edhe jashtë, kur më futën në makinë…! Dhe nisi tragjedia. Më 15 maj 1947

    2. p
      patrioti

      Ju gazetaret jeni bidivi rrota kari.Nuk i ha kush keto llapaqenrite tuaja pas 50 vjetesh.Boll na cavet trapin me rrena te tilla.Enveri sa qe gjalle beri cfare i desh kari,por spiun i ruseve si kjo bushtra Liri nuk u be

      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Enveri deri ne vitin 1948 beri ashtu sic i thane Miladinet, Mugoshet, Rankoviqet, Svetozaret...!!!

        1. D
          Dardani

          Enveri dhe Nexhmia ishin klysh te shkjaut.

      2. D
        Dashi

        Kalosh na tregon ndonje dokument per prijsdin tend lexhendar se si ka vrare ne kete sistem demografik,se Enverit ia dime bemat se po te kishte vrare ata qe duheshin nuk do ishim ketu sot ku jemi.Ndaj na trego ndonje dokument se si i ka zhdukur Saliu bashkepuneterot e tij ,qe nuk jane pak duke filluar ng 91.Ko do te perbente kuriozitet per lexuesin ,pasi duke pare bemat e ketij Enveri ndoshta ka ardhur koha te reabilitohet.

        1. H
          Himarioti

          Me mbeturina të historisë, nuk e errësoni dot figuirën e Enver Hoxhës, o injorantë. Të çudit fakti që, gazeta Tema dhe ca të tjera si puna e kësaj, vazhdojnë të gërmojnë në koshin e plehrave të historisë, me gazetar dhe analistë asntishqiptarë, me qëllim për të flliqur dhe mohuar luftën heroike të popëullit tonë. Duket se janë angazhuar për të fshirë përfundimisht identitetin e kombit tonë.

          1. E
            Edlira

            Enver Hoxha mos gjetsh ne asnje bote qetesi! Shpirtrat e njerezve qe vrave dhe torturove shpirterisht dhe fizikisht te ndjekshin kemba-kembes si ne Ferrin e Dantes! Krijese e poshter, e etur per pushtet me çdo kusht.Diabolik ne kulm.Misherimi i Djallit.

            1. k
              komentues i Gazetës Tema

              Ja te theme dhe une diçka: perse ta besoj Lirine per ate qe ka thene?! Une kur kam inat Meron, e shaj deri tek molla e dobiçit te Sheqeres, por valle mos te gjitha ato qe theme une per te, jane te verteta? Dhe Liria, i tha keto kur Enveri e denigroi dhe kur Enveri kishte vdekur. Ta besoj genjeshtren e Lirise?! Prandaj ne qoftese keto shkrime behen per klikime, dakort, me shume genjeshtra, me shume bythejashte, me shume porno se ato terheqin me shume ne boten e pa dukeshme dhe realizojme klikime dhe parà; shoqeri qe s'eshte me, eshte bashkesi gjallesash, degradon dhe ne te semes te shkoje. Natyra na hapi syte, ne ja mbyllim njeri tjetrit!

              1. R
                Realisti

                Po mirë o komentues fyell, cfarë të komentonte Liria dhe ku e kujt ti komentonte kur gjithë populli fliste në delir për Enverin deri edhe sot duke mos ditur asgjë nga gjërat që ai plerë ka gatuar kundër të tjerëve? Shiko çfarë kafshe është Sala dhe me mijëra I shkojnë nga prapa akoma. Të tjerët që nuk I shkojnë e dinë se kush është falë kësaj mut demokracie që të lë të paktën të dëgjosh e të llafosesh. Kush të linte në komunizëm të bisedoje cfarë bëri Enveri? Pak respekt për këta njerëz që u vranë dhe vuajtën nga ai regjim. Popull injorant!!

                1. k
                  komentues i Gazetës Tema

                  Sakte, realisti, dy gishtat dhe kembet perpjet! Kjo eshte koha jote, shfrytezoje se do vdesesh e pastaj...

              2. p
                per tru bunkeret

                Tru pjerllur gjoja patriot .. perfshi edhe dy ma poshte, perpara se te mbroni kjofte largun gjakatare Enver na tregoni se çfare funksionesh keni patur ne kohen e perenduar te koleres komuniste , sigurisht ish hetuesa , shefa sigurimi , a po oficera tru pjerllur ... A plehra sllavo bolshevike , se kush ishte ai skizofreni narcisist e racist ekstrem u pa ne 91 , mjafton vetem Tirana , ju kujtohet sigurisht se si popuulli i bekuar i Tiranes e pati rrezuar bustin e nje nder kriminelet mbase ma te poshter te botes ... Sigurisht qe nuk ju pelqejne ato kujtime kur ju bashke me partine gjakatare rate ne hale te bunkereve ..

                1. x
                  x tru salehet e shiqeres

                  ti ,,, ti ke goj me shah tjetrin "Tru pjerllur gjoja patriot"? Ti qe bashk me shok e familjar i keni dhan voten lugatit komunist Saleh Karaxhixhit? Shko mor pjerdhu!

                2. I
                  I PASHKOLLUARI

                  Na cudite moj Liri ne kohen e Zogut na qenka bere propogante zyrtare per komunizmin dhe kete ti e kuptove qe 11 vjece .

                  1. K
                    Km

                    Nje mashtruese professioniste.Une pyes:-a Ka qene Mustafa gjinishi agjent englez?Kjo thote se eshte fantazi e Enverit.Po si i behet qe,Julian Amery,ish misionar englez prane Abaz Kupit,ish zv Min i jashtem i anglise,ne kujtimet e tij ,ne librin "Bijt e Shqipes"thote se Abaz Kupit dhe Mustafa Gjinishi Kane qene agjente Englezet,rekrutuan ne turqi nga kolonelli i OOS,Oklei Hill ne 1940.Me detyra specifiche per sejcilin ,ne interes te zbulimit englez,u futen ne shqiperi.Pseudonimi agjenturor i Mustafa gjinishi ishte Tafari.Si shpjegohet qe si burri i pare (,punoi ne interes te jugosllave),eshte burri i dyte(punoi ne interes te Nikita Hrushovit si Edhe Liri Belishova)ishin lidhur thellesisht me ATA qe bene veprime antishqiptare ?Po' per keto ,mos i t'ha gje Enverit?Sigurisht ia Ka thene,por ne mbledhje zyrtare,Jo ne takime intime .

                    1. R
                      Rregulloni shenjestren

                      Kjo fotografi,qe e keni vendosur me siper eshte gabim: Ne kete fotografi eshte cifti Jakova dhe jo Belishova.

                      1. Q
                        Qako

                        Shume vone u kujtua te thote te verteten Liria. Keto ajo i dinte dhe duhej t'i thoshte kur Enveri e futi ne Byrone Politike.

                        1. L
                          Liria

                          Nje zvarranike llapaqene, pa pike truri,e pjekur ne hije, - kjo eshte Liri Belishova, qe nuk i ka pushuar goja as ne varr...

                          1. a
                            astriti

                            Edhe kjo ja fut pordhes e genjen.Enver Hoxha edhe kur i vriste pas shpine ja fuste te tjereve jo do i theshte Lirise se i ka vrare ai.Edhe ne Tirane qe thote kjo sekretar politik i qarkorit ka qene Gogo Nushi ai pati meritat per Tiranen jo Nako Spiro

                            1. x
                              xzy

                              Një gjë është e sigurt. Enver Hoxha ishte një kriminel i pashoq. Vrau dhe preu për 40 vjet me rradhë miq dhe armiq. Më shumë komunistë dhe antifashistë ka vrarë Hoxha sesa gjermani dhe italiani bashkë. Pse duhej t'i vriste ata që nuk mendonin si ai?! Pse duhej të vriste "Qorrin", të përndiqte Zef Malën, Sejfulla Malëshovën, Nako Spiron, Petro Markon dhe qindra intelektualë të tjerë?! Kush ia kishte dhënë këtë të drejtë?! Ky kriminel ka vrarë edhe kuadrot më tê rëndësishëm të ushtrisë nacional-çlirimtare, duke filluar që nga 1944 deri më 1982-shin! Nja dy byro politike i kositi. Pse?! Le t'i shkarkonte nga detyra, po pse duhej t'i pushkatonte?! I mbushi burgjet edhe me njerëz të zakonshëm se shprehnin mendime që atij nuk i pëlqenin. Me nenin 55 mund të fuste në burg kë të donte. Njëlloj si Stalini, Mao dhe gjithë diktatorët e tjerë u largua nga pushteti veçse kur dha shpirt. Ferrin e ka pak.

                              1. e
                                e verteta

                                Pse duhej të vriste "Qorrin", të përndiqte Zef Malën, Sejfulla Malëshovën, Nako Spiron, Petro Markon? Mos shkruaj marrezira mor zotni, po lexo kujtimet e Petro Markos ... e thote fare qarte qe Nako ishte spiun i jugosllaveve dhe ai e futi ne burg!

                                1. f
                                  fjala

                                  "e ver-teta", nuk e di sa vjeç je, por Petro Marko ka merita te medha si luftetar internacionalist dhe shkrimtar e patriot, por kishte nje vese shume te keq: ishte kurvare familjarisht. Bile dhe ne burg per ate hyri; imoralitet dhe seks me pahir. Do nje shembull se mund te keshe qene ne shparger ne ate kohe ose ne topet e tytet: Lexo romani "Vrima" te se bijes Rita Marko! Mbase me kete bindesh besoj, apo do me se e kam gati?

                              2. f
                                fshtari halim

                                Lirine e genjente mendja se do zevendesonte Hoxhen. Asgje tjeter nuk ka. Hoxha i kishte gati formulat marksiste dhe i preu koken. Kjo Liria ka qene nje tmerr por doli huq. Pune komunistash.

                                1. Z
                                  Zoti Shtupa

                                  Zoterinj të dashur komentues, perpiquni të shihni dhe të tërën, jo vetëm pjesën...

                                  Lini një Përgjigje