Një përjetim personal, në përvjetorin e (vetë) vrasjes së Mehmet Shehut
Nga Prof. Dr. Rami Memushaj
Fillimi i viteve ’70 – të shekullit XX në Shqipëri, u shoqërua me zhvillime politike që tronditën thellë opinionin publik. Deri atëherë në njerëzit e thjeshtë, kishte njëfarë optimizmi, duke parë se gjendja ekonomike po vinte duke u përmirësuar dhe tregu nuk vuante për ushqimet bazë. Po ashtu, besohej se Partia në pushtet, ishte në udhë të drejtë dhe se brenda radhëve të saj, kishte një unitet të fortë. Por ngjarjet që pasuan festivalin XI të dhjetorit 1972, zbuluan se uniteti ishte vetëm në dukje, gjë që e provoi plenumi IV i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, i cili dënoi për liberalizëm një numër artistësh, po edhe figurash politike që mbulonin sektorin e artit, të cilët mbanin edhe funksione të larta partiake.
Në gusht të vitit 1974, isha me pushimet e verës në fshat, kur një ditë, aty nga ora e 10 e mëngjesit, dëgjova zërin e një kushëririt tim, që po merrej me lopët në stallën e kooperativës. Sa ishte kthyer nga Tirana, ku kishte qenë për vizitë tek vëllai i madh, që ishte oficer. U vesha shpejt dhe u nisa për nga stalla.
Si u përqafuam me të, u ulëm dhe nisëm të bisedonim për të rejat nga Tirana. “Lëre mos e nga, – më tha, – se ç’po bëhet andej. Beqir Balluku u përjashtua nga Komiteti Qendror dhe u shkarkua si ministër i Mbrojtjes. Keq e kanë dhe Hito Çakua e Petrit Dumia”. U ndava me tim kushëri dhe u ktheva në shtëpi, duke menduar se në Tiranë kishte filluar jo lufta e klasave kundër armiqve të Partisë e të Shtetit, por lufta e klaneve për pushtet.
Në faqet e gazetave, ajo paraqitej si luftë kundër liberalizmit e degjenerimit borgjez, po kosa e hakmarrjes tradicionale shqiptare, që shitej si “luftë klasash”, shtrinte përdhe liberal, si; Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Abdyl Këllezi (po jo Ramiz Alinë!) etj., por dhe njerëz të vijës së ashpër, si; Beqir Balluku, Hito Çakua, Petrit Dumia, e të tjerë. Pra, dukej sheshit që ishte luftë klanesh.
Shumë nga këta njerëz me vlera si ekonomistë apo si ushtarakë, i pamë të sillen të internuar në Llakatund, Lubonjë e Selenicë të Vlorës, ku i linin për pak kohë, para se t’u jepnin dënimin kapital. Nuk kuptonim për ç’qëllim bëheshin gjithë ato spastrime në të gjitha fushat, si: në art e kulturë, ushtri e në ekonomi?! Përse u mbushën burgjet me gjeneralë e figura të shquara, përse shkatërroheshin jetët e qindra familjeve, duke u burgosur kryefamiljarët e duke i internuar? Kujt i shërbenin të gjitha këto?
Në ato vite, ishim një grup i vogël djemsh labë që ndanim mendimin, se; në kokën e Partisë dhe të shtetit, po zhvillohej një luftë e ashpër klanesh dhe ngritjen në postet më të larta të njerëzve të paaftë, e gjykonim si degradim të shtetit dhe të partisë. Atëherë nuk dinim gjë për përplasjen e Mehmet Shehut dhe të tijve, me Ramiz Alinë, i cili mbështetej nga Nexhmije Hoxha.
Kisha dëgjuar nga dikush se, pasi Enveri botoi librin “Imperializmi dhe revolucioni” (1978) apo “Eurokomunizmi është antikomunizëm” (1980), kishte shkruar edhe Mehmet Shehu një libër të titulluar “Kapitalizmi” dhe se kjo gjë nuk i paskësh pëlqyer Enverit, i cili paskësh thënë: “Të gjitha do të shkruajmë libra”?! (Se sa e vërtetë është kjo, këtë mund ta dinë djemtë e Mehmetit.)
Rasti e solli që dy prej shokëve të viteve ’70, të takoheshim në Tiranë në shtator të vitit 1981: shkruesi i këtyre radhëve pedagog në universitetin e Tiranës, kurse B. B., student në shkollën e Partisë “Vladimir Iliç Lenin”. Si mora vesh se shoku im i ngushtë kishte ardhur në Shkollën e Partisë, u lidha me të, dhe filluam të dilnim bashkë çdo të shtunë.
Që në takimin e parë, B. më tregoi se në vilën e Mehmetit, ishin ndalur punimet. Kur e pyeta pse, më tregoi se një natë shumë të nxehtë vere të atij viti, shokun Enver nuk po e zinte gjumi, nga zhurmat e mëdha jashtë.
Thërret oficerin e rojës dhe e pyet, ç’ishin ato zhurma. Oficeri i thotë se; punohet në vilën e shokut Mehmet. “Po shoku Mehmet nuk është jashtë”, – i thotë Enveri oficerit. Kaq u desh që të ndërpriteshin punimet. Javën tjetër (java e dytë e shtatorit) ndërsa po shëtisnim përballë lulishtes në fund të së cilës ngrihej vila e Mehmetit, shoku im më thotë, se u prish fejesa e Skënderit (djalit të dytë të Mehmetit) me Silva Turdiun, volejbollisten e njohur. “E zgjidhën djemtë e Sigurimit atë punë”, më tha.
Tani vonë, nga leximi i ditarit të Enverit, që u botua në një të përditshme, mora vesh se informacionin për familjen e vajzës, ia kishte dhënë Ramizi! Kaluan ndoshta 2-3 javë, kur shoku im, që bënte pjesë në organizatën-bazë, ku ishte edhe Fiqretja, më tha se ishte mbajtur një mbledhje e kësaj organizate, ku kishte marrë pjesë edhe Simon Stefani, si i dërguar i Byrosë Politike.
Në atë mbledhje Fiqretes i ishte kërkuar t’i hapej Partisë: të tregonte ku kishte gabuar, pse kishte gabuar, çfarë e kishte shtyrë të shkelte vijën e Partisë, për luftën e klasave, etj.
Këto mbledhje qenë përsëritur disa herë derisa e detyruan Fiqreten “të hapej” me gojë, të tregonte të gjitha gabimet që kishte bërë në jetën e saj. Pasi u rrëfye me gojë, e detyruan që të bënte autokritikë edhe me shkrim. (Do të jenë ruajtur, vallë, proces-verbalet e atyre mbledhjeve dhe autokritika me shkrim e Fiqretes?)
Bashkë me B. B. dhe me kolegun Fatmir Agalliu, i cili ishte i vetmi në katedër me të cilin bënim biseda të tilla të rrezikshme, e kuptuam se Mehmet Shehu, ishte vënë në plan të zhdukej.
Më 18 dhjetor 1981, u ndodha në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të U.SH.T. (Universitetit Shtetëror të Tiranës). Ishte ora 9.30 e mëngjesit; sapo kishte mbaruar ora e parë e mësimit dhe bashkë me kolegun Agalliu, që kishte pasur edhe ai mësim orën e parë, ishim ulur në karrige pranë e pranë e, po u frynim duarve për t’u ngrohur. Pas pak hyri në katedër një koleg që jepte mësim në gjuhët e huaja dhe na thotë se; erdhi Bashkimi (Shehu) dhe nxori nga mësimi të shoqen.
Unë, duke i shkelur këmbën Fatmirit, i thashë kolegut: “Do të kenë vajzën sëmurë”! Qëndruam në heshtje, derisa ra zilja për fillimin e orës së dytë të mësimit dhe, kur kolegu doli, i thashë Fatmirit: “Do t’i ketë ndodhur diçka Mehmet Shehut”.
Meqë atë ditë kisha vetëm një orë mësim, dola nga Fakulteti dhe mora rrugën për te sheshi “Avni Rustemi”. Në një pallat aty pranë banonte një kushëri i parë imi, i cili kishte qenë partizan në Brigadën e Parë Sulmuese dhe kuadër i lartë ushtarak, që ishte nxjerrë në lirim pa mbushur moshën. Ngjita shkallët me një frymë dhe, sa arrita para derës së apartamentit të tij, i rashë ziles. Ma hapi derën vetë. Si u përshëndetëm, e pyeta: “Mos i ka ndodhur gjë Mehmet Shehut”?! “Po, – më tha, – ka vrarë veten”!
Mbetëm pa folur disa çaste. U vesh dhe dolëm nga shtëpia e arritëm te Ministritë, pastaj morëm drejtimin për nga godina e Komitetit Qendror. Ishte një ditë shumë e ftohtë dhe me një shi të dendur, që nuk e mbajtën as këpucët ushtarake 1.300-lekëshe! Shëtitorja “Dëshmorët e Kombit”, ishte e zbrazur, rrallë shihej ndonjë kalimtar apo ndonjë veturë. Ecëm kështu deri afër godinës së Kryeministrisë, pastaj, duke e parë që asgjë nuk po lëvizte, u ndamë, secili për në shtëpinë e tij.
Vetëm të nesërmen u dha njoftimi për vdekjen e Mehmet Shehut. Na mblodhën në sallën e madhe të Fakultetit dhe sekretari byrosë së Partisë për Fakultetin na lexoi letrën e Enver Hoxhës, në të cilën Mehmet Shehu nga njëra anë quhej poliagjent, kurse nga ana tjetër thuhej se me vrasjen e tij i bëri një dëm të madh Partisë dhe shtetit.
Shumë është shkruar për këtë vrasje enigmatike. Ishte luftë për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të Nexhmijes? Apo ka qenë dora e shërbimeve sekrete?! Enigmën e saj, vetëm dy njerëz mund ta zgjidhnin: Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Por i pari iku duke e marrë me vete sekretin, kurse e dyta, duke u munduar ta fshehë të vërtetën, arrin të deklarojë me cinizëm: “Nuk është Enveri që vrau Mehmetin, por është Mehmeti që vrau Enverin”.(!)
Vetëm të nesërmen u dha njoftimi për vdekjen e Mehmet Shehut. kjo eshte gabim
n- keni shumë të drejtë. Lajmi u dha po atë ditë në lajmet e orës 20, por autorit nuk i kujtohet sepse ndoshta ka qenë i tronditur nga ajo që kish ndodhur. Gjithsesi tani është qetësuar, por mjafton që ne tashmë "e mësuam" që ai profesori është kritik i atij sistemi
n- keni shumë të drejtë. Lajmi u dha po atë ditë në lajmet e orës 20, por autorit nuk i kujtohet sepse ndoshta ka qenë i tronditur nga ajo që kish ndodhur. Gjithsesi tani është qetësuar, por mjafton që ne tashmë "e mësuam" që ai profesori është kritik i atij sistemi
n- keni shumë të drejtë. Lajmi u dha po atë ditë në lajmet e orës 20, por autorit nuk i kujtohet sepse ndoshta ka qenë i tronditur nga ajo që kish ndodhur. Gjithsesi tani është qetësuar, por mjafton që ne tashmë "e mësuam" që ai profesori është kritik i atij sistemi
n- keni shumë të drejtë. Lajmi u dha po atë ditë në lajmet e orës 20, por autorit nuk i kujtohet sepse ndoshta ka qenë i tronditur nga ajo që kish ndodhur. Gjithsesi tani është qetësuar, por mjafton që ne tashmë "e mësuam" që ai profesori është kritik i atij sistemi
n- keni shumë të drejtë. Lajmi u dha po atë ditë në lajmet e orës 20, por autorit nuk i kujtohet sepse ndoshta ka qenë i tronditur nga ajo që kish ndodhur. Gjithsesi tani është qetësuar, por mjafton që ne tashmë "e mësuam" që ai profesori është kritik i atij sistemi
O shoku hiqe doren nga tastiera, se spo le rradhë për shokët e idealit
Gjuhetarit Rami: “Sutor, ne ultra crepidam!” (O këpucar, rri tek këpuca!)
Ha ha ha, Buda. Respekte
Bravo per ty Buda sepse e ke gjetur qe ky Profesor Rami Memushaj paska qene nje ish-sigurims i dalluar dhe partia e beri kete fshatar gjuhetar ne Tirane qe duket si mi haleje.
buda mo ja fut dhe ti!!duhen shkruar kujtimet!!e shyqyr ne kemi "Dëshmia e rrallë e profesorit të njohur"??e ku është dëshmia!?e di gazekaruci!!po të ishin "kujtimet e rrallë e profesorit të njohur",mund të themi diçka!!Vari K se ska mbetur tjetër kush përveç meje që të japë kujtimet!!dhe unë do ti shkruaj meros për ato herë që e kam parë mehmetin të udhëtojë me bencin e tij nëpër bulevard!!dhe fundin do ta mbyll njëlloj si profesori i njohur,anti regjim"Shumë është shkruar për këtë vrasje enigmatike. .................................."!!kjo do ishte kakërdhia mbi tortë!! nuk ka faj "profesori i njohur" fajin e kanë redaktorët e merhumit!!
Dikur lexonim per Stalinin, sevsi e helmuan "bluzat e bardha", ket "kollos të socializmit dhe marksizëm-leninizmit". Tani na çan trapin Dashnor Kaloqi (më falni, Kaloçi), me "e vranë apo u vetëvra". Dy komunistë të betuar, arkitektë të diktatures, njëri më i egër nga tjetri luftonin per pushtet, ndersa Kaloçi, mbas 40 vjetësh ka rënë ne arkiva dhe nuk di të dalë prej tyre. E pashe pardje në mëngjes ndersa shkoja në punë, dhe e pershendeta "Mirëmengjes, Dash, mirë u gdhive?" Më pa ashtu i perhumbur, dhe tha: "Edhe ti kështu mendon, qe nuk e kanë vrarë, por vrau veten?" Kush mor? - i thashë. Kane vrarë Saliun? "Larg qoft." - më tha. "Pse ndjell keq? E kisha per Mehmetin." Mos - i thashë. Kane vrarë Abdylaqim Pekmez Mehmetin ne Maqedoni? Uaaaa, ç'më thua, mor ç'më thua!! Po si ndodhin kjo gjëmë e madhe? "Jo mor, jo" - tha Dashi. "Çfare Kim Mehmeti flet or burrë. Kujt i plasi per Kim Mehmetin. E kisha per Mehmet Shehun." Qyqja, qyqja, qyqja, po ai ka 40 vjet mër lale. - I thashë. Pse, nuk e dije ti? Më pa i nevrikosur dhe tha: "Ik or ik, me kë bëj muhabet dhe unë. Unë po flas per vrasjen e shekullit, ti bën gallatë. Kam faj unë që qendrova." - tha, dhe iku me të shpejte te arkivat. As kafe nuk piu i shkreti, nga halli se kush e vrau Mehmetin. Halle halle kjo dynja. Uh, se harrova. Është edhe nje kokerr trapi qe komenton të gazeta Dita. Nje qe e quan veten "Intelektuali". O nëne, o nëne, o nëne, - do thoshte Jovan Bregu i shkretë, ndjesë pastë, po të ishte gjallë, dhe të lexonte komentet e këtij, demek Intelektualit. Dikush me emrin Enver, do i kete bere ndonje gjë të madhe ketij Intelektualit, se ketij nuk i del shpirti pa sharë kete Enverin. Njihni ndonje Enver ju që të jetë burrë kaq i keq, qe punon ne ndonje ministri a ndonje bashki? Apo ta ketë per Enver Hoxhën thua!!! S'ka mundesi, sepse Enver Hoxhën e kane harruar edhe niperit e tij, e jo më ne, qe nuk na plaste për Enverin edhe kur ishte gjallë. Vetem ky nuk e harron. E kujton në çdo koment, dhe çdo komentuesi i thotë "Enverist" dhe "morr i kuq". Po shave Hitlerin dhe Duçen, të thotë "Enverist". Hajt mo, disa njerezve duhet me i hap rrugë. Nuk ja vlen.
Ky paska qene Nostradamus! I paska kuptuar te gjitha disa vite perpara. Ahahahaha.
Nje shenim per Kaloqen e UDB.Eshte boruara nga vete ,Jo me shume se tre vjet me pare,se Jugosllavet Kane pranuar qe vdekja e Stalinit eshte veper e Titos nepermjet agjentures se tyre ne BS,me grupin e mjekeve te Stalinit Eshte e njejtat skeme e depertimit te agjentures se UDB ne grupin e mjekeve te Enverit.Nese deshtuan me Saliun,fituan me te tjeret,perfshi Isuf Kalon.
Kush e irdhtr Rami Memushin ne ato vite.I besoni?Titulli nuk i shton besimin,por vetem abuzimin.Vetevrasja e Mehmetit eshte transmetuar ne lajmet e ores 20.00, te po' asaj dite me ne komunikate te shkurter fare.
Lajmi u dha po ate dite ne lajmet e ores 8 pm ,dhe mbas lajmeve filloi nje potpourri muzikore.
Per "Trim pas Beteje": Cfare prisje ti?! Qe profesori ta shpallte ne gazeten Zeri Popullit te qenit kritik ndaj sistemit?! Ata qe e njohin e dine se s'ka asnje teprim ne ato qe thote ne kete shkrim.
Kush eshte ky Professor Doktor qe tregon histori me te degjuar? Duket si nxenes i klases se katert! Shqiptaret nuk i lene kurre thashethemet dhe pordhet! Perse i publikon keto pacavure o Mero?
U vra apo e vrane pak rendesi ka per shqipetaret...Qymezi e kishte nje kaposh...s mbante dot dy....Mendo pastaj kur dhe zogjte e te dytit kakarisnin si pa zot.
Kjo e treguar me ngjan si ata te tavolinave ne nje klub lagjeje kur kane pire dopion e dyte te rakise.Fillojne te ngrene zerin duke pare anash medemek ajo qe po tregojne eshte nje sekret qe askush pervec tyre e ka ditur.Me gojen gjysem te hapur ku dy perrenj te vegjel rakie dalin anash buzeve del brenga e mbajtur kaq vite e vite.Gjynah per tregimtarin paska shkuar per lesh por me per mut kjo gazete qe boton keshtu artikujsh nga kujt ti teket si me qene bamires per kalemxhinje qe provojne talentin per gazetar.
Ka minj sa te duash, por mi haleje me i neveritshem se ky tip profesori Rami Memushaj nga katudaria e Vlores nuk gjen dot ne Tirane.