Çfarë ndodhi 15 Dhjetorin e 1975-ës? Sulmi jugosllav ndaj anijes shqiptare dhe misteri që mbuloi hetimet

29 Nëntor 2023, 22:25Dossier TEMA
Çfarë ndodhi 15 Dhjetorin e 1975-ës? Sulmi jugosllav ndaj

Emisioni ‘Real Story’ transmeton për herë të parë dokumentarin e sulmit ndaj peshkarexhës shqiptare nga jugosllavët më 15 dhjetor 1975, të përgatitur nga gazetari Ferdinand Dervishi. Një anije jugosllave hapi zjarr kundër peshkarexhës shqiptare dhe nga sulmi me predha, mbeti i vdekur në vend kapiteni Fran Ivanaj.

Nga sulmi i jugosllavëve humbi jetën kapiteni Fran Ivanaj, i cili ishte në shërbim. Ditë më pas, komisionet hetimore dypalëshe vërtetuan se anija shqiptare nuk ishte futur në ujërat jugosllave dhe se incidenti kishte ndodhur në brendësi të ujërave territoriale shqiptare. Por ngjarja u mbulua me mister.

Në këtë kohë, deti territorial i Shqipërisë ishte ndarë në kuadrate, të cilat peshkatarët duhet t’i respektonin. Peshkarexhës ‘Islam Mustafa’ i ishte dhënë leja që të lundronte në kuadratët 30 dhe 34 që kufizoheshin me kufirin ndarës të ujërave territoriale shqiptare me ato jugosllave.

Rrok Tom Marku, motoristi i peshkarexhës, kujton se incidenti kishte ardhur krejt papritur pasi zona ku ndodheshin ishte një vend i zakonshëm gjuetie për anijet shqiptare të peshkimit.

“Na njoftuan që të çohemi se po vjen një anije nga ana e veriut. Jemi çuar, është sjellë anija rreth e rrotull nesh. Na thanë për t’u dorëzuar dhe iu thamë se jemi në ujërat tona. Më pas, me manovrimet e saj, u afrua edhe më afër.”, tregon Marku për këtë përballje, që sipas ministrisë së Mbrojtjes, zgjati 45 minuta.

Anija ushtarake jugosllave pasi afrohet në distancën 10 metra, qëllon disa herë me armë zxjarri të kalibrit 25 dhe 37 mm mitraloz të lehtë dhe automatik. Anija e peshkimit u godit në nëntë vende.

“Njoftuam drejtorinë, solli katër siluruesit dhe i kanë parë me radarë. U larguan në drejtimin e tyre. Ne shkuam në port edhe erdhën shokët e punëve të Brendshme dhe na morën në pyetje. Ka qenë ora 5 e mëngjesit që ndodhi, dhe kemi ndenjur dy muaj gati për kontroll për të verifikuar vendin se ku ndodhi”.

Robert Bali, ish komandant i bazës ushtarake të Shëngjinit, kujton se vartësit e tij kërkesës për ndihmë të ardhur nga ekuipazhi të peshkarexhës iu përgjigjën menjëherë duke mbërritur në kohënn e duhur në vendngjarje. Por se komanda për të hapur zjarr.

“Reparti kishte një vit që ishte krijuar dhe ishte ngritur një grup drejtimi më i kompletuar. Një ditë të dhjetorit vjen sinjali nga peshkarexha se po na sulmon anija jugosllave dhe menjëherë më vjen sinjali. Jam urdhër që të dalin dy katër silurues të gatshëm, shkoj në pikën e drejtimit mbi Rënën e Hedhur.

Kur mbërrij atje marr njoftimin se katër siluruesit kërkojnë për të hapur zjarr ndaj saj sepse në këtë kohë kishte ndodhur goditja e anijes tonë me top 25 mm. Në atë kohë, unë lidhem me ministrinë e Mbrojtjes, i raportoi sepse anijet e kanë kapur, kërkoi leje për qitje dhe më tha jo pa urdhrin tim”, theksoi Bali.

6 Komente

  1. N
    Nasi nga Palortoja

    Asnje mister nuk ka aty.Mjere Ivanaj qe hengri plumbin se keta te tjeret vazhduan ter kapnin peshq. Ngjarje e stertreguar vetem halet e anijes nuk jane thene,

    1. p
      per tru shperlaret

      Vertetohet se kjofte largu Enver vetem lehte me armikun gjoja te jashtem , por per popullin e shkrete sidomos per sklleverit fshatare ishte i gjakatare e i pa meshirshem sigurisht perfshi edhe qytetin e gjoja shoket e tij te idealt sllavo sovjetik legena e sevila ....nejse atyre mire ja u pati ba sepse edhe ata ishin vrases e kriminela ...

      1. S
        Sala

        o koqe....o idjot, po boll se me tru mut se ty s gjen ne ruzull ! Si thua ti hapte lufte kunder jugosllavise ? Duhet te jesh vet ndonje qen i UDB, me patjeter

      2. p
        per tru shperlaret

        Čfare ndolli ne 79 ... ajo qe ndolli , ushtaret Mala zese e vrane ne ujrat tona ate fat ziun , demek erdhen aniet tona luftarake edhe asgje ma shume , mbasi ata e pranuan fajin . Pra me urdher te Enverit ana jone ngriti duart perpjete edhe pse vrasja u be ne ujrat tona ??!! Por lufta e vertete vazhdonte ne bllok me vrasje alla sllavo sovjetiko nga anti shqiptari Enver ...te cilit i shihet sherri edhe sot edhe pse ka shume vite qe ka ngordhur ...

        1. K
          Koli

          Perdore me mire google translate here tjeter!

          1. l
            lani

            hahaha i madh je

        Lini një Përgjigje