Nga Aleko Likaj
E kishte adhuruar në rininë e hershme të tij, atje në fshatrat e “Lumit të Vlorës” në vitet ‘40-të, Sadik Premten, por pas 60 vjetësh, ka mundur t’i jetë pranë. Historia e çuditshme e Dilaver Premtit nga Vranishti i Vlorës, që ka bërë 20 vite burg e, pastaj është “kallur” në kalvarin e pafund të internimeve, ka patur si zanafillë, pikërisht faktin, se ai ka qenë ithtar i Sadikut. Ndonëse me mbiemër të njëjtë, ai pranon se nuk e ka njohur personalisht në atë periudhë. Ideologu dhe njeriu që i kishte marrë mendjen, jetonte rreth 30 km. larg tij, në fshatin Gjormë. Me një familje që ka qenë nën influencën e “Ballit Kombëtar”, Dilaveri ka parapëlqyer Sadikun, që ishte kundër komunistëve Hysni Kapo e Mehmet Shehu, të cilët, “mbillnin në krahinë vëllavrasjen, e më tej”!
Nxënës në shkollën Tregtare të qytetit bregdetar, ai kishte mësuar se në fshatin ku i duhej të kalonte për të shkuar në shtëpinë e tij, në Vranishtin e largët, ishte një prej drejtuesve më të lartë të partisë, që nxiste “kryengritjen e armatosur”, për të përzënë okupatorin. Atëherë, në të gjithë krahinën, “vetëm për Sadikun që mbante pseudonimin “Xhepi”, flitej”. Një i afërmi i tij, i a kishte identifikuar.
Fshati Gjorm sipas Dilaverit, ishte bërë një posto-bllok që nuk kalohej lehtë. “Gjithë djemuria e atij fshati, por edhe fshatrave pranë, ishin mbledhur rreth liderit të tyre”. Kur ishte nxënës, kishte mësuar edhe opozitën, që i bënin tashmë ish-figurat e gueriljeve të qytetit “Xhepit”. Kishte mësuar se “paguhej shtrenjtë”, koka e tij në ato momente, jo vetëm në qarkun e Vlorës. Por nuk e kishte parë ndonjëherë përballë. “E pse jo, e kam ëndërruar”.
Pak kohe më vonë, kishte mësuar se i organizuan një atentat tek “Ura e Zonjës”, atje ku ndahen sinoret e dy fshatrave pranë, Gjorm e Lepenicë. Pastaj, rastësia e ka vënë përballë me Sadik Premten, në ditët e nxehta të nëntorit 1944, në qytetin e veriut, Shkodër, ndërsa po përgatitej për të braktisur vendin. Kanë qenë disa çaste që nuk i kalojnë as te 120 minutat. 16 vjeçar, së bashku me disa bashkëfshatarë të zonës, midis tyre edhe tre kushërinj të Sadikut, vendosi të largohej në rrugët e Evropës. Mbase mund të mundësonte edhe shkollimin, pasi kishte qenë nxënës i mirë në shkollën Tregtare. Ky ka qenë edhe për shumë vite, pengu i një djaloshi që ëndërronte për një të ardhme tjetër, por që nuk e realizoi dot.
Pas tre vjetësh provoi arratisjen sërish, pasi ishte larguar nga burgu në Llakatund, por E.A M – istët grekë, e dorëzuan në kufi, kur ndodhej në portat e Filatit, së bashku me dy shokë të tjerë. Vera e vitit ’90-të, ka qenë momenti që i ndryshoi rrjedhën e jetës së vet, duke bërë të realizohej kësisoj edhe ëndrra e vjetër djaloshare, për të takuar njeriun, për të cilin sistemi komunist kishte shfryre maksimalisht mbi të gjithë stuhitë e mallkimet që janë lëshuar ndonjëherë për njeriun, që edhe pse brenda llojit, mendoi e projektoi një të ardhme ndryshe, pa diktaturë.
I befasuar nga karakteri i tij, por edhe nga mençuria e analiza që u bënte ngjarjeve të ditës i besoi jetën si një fëmijë pikërisht në Paris. Fjalëpakë e një lider tashmë në Partinë Komuniste franceze, tregojnë se Shqipëria në atë kohë e partia e tij, humbi shansin për të patur një politikan luajal e largpamës, që me siguri do ta çonte atë në rrjedha të tjera më të mira. “Mbase po të triumfonin idetë e Sadik Premtes, nuk do te ishim në Europë këta që jemi sot”. Në fund të fundit ky është mendimi i tij.
“Tre atentate ka patur Sadiku në Paris, e që të tre kanë dështuar falë zgjuarsisë e instinkteve vetëmbrojtëse, por edhe dashurisë që kishin për të të njohurit e tij franceze”, tregon Dilaver Premti. “Enver Hoxha ka paguar për kokën e tij, mbase edhe flori nga ato që na mori ne” thotë Dilaver Premti. Pastaj, së bashku me të vëllanë Zijain, që kishte mbërritur edhe ai në Paris, pak ditë përpara tij, kanë qenë njerëzit me të afërt për Sadik Premten në kryeqytetin francez, Paris.
Kështu ka ardhur edhe ajo ditë e ngrohtë prilli, ku pranvera sapo kishte çelur sythet e para të saj. Një telefonatë nga Zijai dhe ai është gjendur para portës së Sadikut. Nuk harron çastin e fundit, kur e ka parë njeriun që e kishte adhuruar për 50 vjet me radhë, të shtrirë poshtë divanit, pa jetë. Pastaj homazhet e shumta të personaliteteve të politikës së majtë franceze, miq të këtij vendi, e shqiptarë të mbledhur tok, pa dallim ideje e feje, të cilët kanë bërë edhe shumë foto tek varri i tij.
Z. Dilaver, si jeni njohur me Sadik Premten, ndërkohë që ju keni një mbiemër të përbashkët, e duket se jeni të një gjaku?
Jooo….! Nuk jemi të një gjaku. Unë vetë jam nga Vranishti, kurse Sadiku, ka qenë nga fshati Gjorm. Por ajo që dua të të them me sinqeritet, është se e kam adhuruar që në rininë time të hershme. Kur kam qenë edhe unë nxënës në shkollën Tregtare të Vlorës. Jemi nga një krahinë, “Lumi i Vlorës” dhe për të shkuar në fshatin tim, duhet që të kalosh mes përmes Gjormit ku ka lindur Sadiku. Është e vërtetë se unë në fillim të viteve ‘40-të kam qenë në periudhën e adoleshencës, siç i thoni ju sot. Njohja me Sadikun ka nisur nëpërmjet bisedave që dëgjoja në vatrat tona familjare, komshinjtë, edhe tek miqtë e familjes sime, të cilët edhe pse anonin nga “Balli i Kombit”, flisni me respekt për karakterin e virtytet e tij.
Në fillim ishte hapur fjala në krahinë, që një njeri me pseudonimin “Xhepi” ishte nga figurat kryesore te Lëvizjes Antifashiste që kishte nisur në atë periudhë në Shqipëri. Vlerësimet për Sadikun bëheshin, pa e ditur se “Xhepi” ishte vetë ai. Në të gjithë krahinën, njihej si një njeri që i peshonte fjala, ndonëse edhe ai nuk pati ndonjë moshë kushedi se ç’farë. Kishte një inteligjence natyrore, për t’u patur zili. I shkolluar ishte. Djali i premtajve, ishte bërë pikë referimi në atë kohë në zonën tonë.
I dashur dhe i pritshëm, thonin edhe ata që e njihnin nga afër. Pas asaj që u quajt; “Lufta kundër fraksionit” në Vlorë, e që nuk kaloi pa lenë gjurmë të thella në të gjithë Vlorën e krahinat e saj, u kuptua se Sadiku, ishte njeriu kyç i asaj lëvizje, por që ishte vënë në shënjestër. E thirrën në Tragjas, “për t’u sqaruar”, por që u lajmërua në kohën e duhur, dhe së bashku me një grusht djemsh, jo vetëm të Gjormit, që i njihnin që të gjithë si trima, u kthyen duke e lënë të parin e komunistëve, me gisht në gojë. Pra u dështoi plani për ta vrarë. Më pas nisi lufta brenda llojit të tyre.
“Çeta Plakë”, një nga çetat e para antifashiste në të gjithë vendin, e që komandohej nga “Vangjua” (pseudonimi i Neki Ymerit), djalë trim, strategu që si bënte syri “tërr”, u bë epiqendra e goditjes. Ky komandant kishte qëlluar që të ishte edhe kunati i Sadik Premtes, (pra i kishte marrë motrën për grua), futet në kurth nga Mehmet Shehu. Di që është bërë një përpjekje në një fshat të Mallakastrës, ku e mbanin të arrestuar dhe është vrarë si aksidentalisht” Xhemil Çakërri dhe ky kuadër i kësaj çete, kurse “Vangjua” i shpëtoi litarit që ishte ngritur për të. Pastaj me sa duket, Nekiu shkoi në fshatin e tij dhe e ndau mendjen, duke qëndruar në krah të kunatit.
Më falni, të gjitha këto histori ju i keni jetuar si bashkëkohës apo…?!
Siç të thashë, kam qenë në shkollën Tregtarë atë kohë. Me gjithë konspiracionin e madh të kohës tek ne, edhe pse frynin erëra të ndryshme, shumë gjëra merreshin vesh. Të kuptohemi. Ka qenë vështirë që të merrje vesh, se filani e bëri atë aksion, apo filanin e vrau iksi, ta zëmë. Ngjarjet mbesin si ngjarje. Ashtu siç kanë qenë. Për shembull. Kur kaloje në Gjormë në atë kohë, i cili konsiderohej si “Moska e dytë”, ishte e pamundur që të mos “kontrolloheshe” nga djemtë e atij fshati.
Pas luftës kundër fraksionit, ndryshoi gjithçka. Në ambiente të ndryshme doli fjala që Sadik Premtja, ishte vënë në shënjestër nga drejtuesit e lartë të partisë së tij, të cilët kishin ardhur nga Tirana. Ai nuk piqej me në fshat me Hysniun e Mehmetin, të cilët vinin vazhdimisht aty. Këtë ma thonin njerëzit e afërt të mi, që kam patur në atë fshat, e që ishin pranë Sadikut.
Tani na del, që në këtë fshat, fill pas dështimit të Tragjasit, na paska ardhur aty si klandestin vetë Hysni Kapua, i cili me sa duket, donte që të bënte “diferencimin” e djemurisë së Gjormit nga Sadiku. Mbase kërkonte edhe ndonjë dorë që mund të qëllonte mbi të, duke shfrytëzuar ndonjë grindje të vjetër familjare, por me sa duket, dështoi shumë shpejt në misionin e tij. Siç kemi marrë vesh tani vonë, nga dëshmitarë okularë, pas tre ditëve i fshehur e në “besë”, të një familje në një nga lagjet perëndimore të këtij fshati, është larguar i maskuar si grua. Kishte veshur një palë tumane, e në kokë një dorë shkarpa, ashtu siç bëjnë gratë tona, në ato anë. I shoqëruar nga një grua e familjes që e mbajti në besë, del mbi lagjen “Ndregjon” në “Vris”, e pastaj ka marrë malin në një buzë mbrëmje.
Për këtë e pagoi Gjormi. Pas luftës dhe ardhjes në fuqi të Enverit, Hysniut e Mehmetit, ky fshat i Sadik Premtes u cilësua si fshati i “tradhtarëve të partisë”. Mbaj mend që Sigurimi në atë kohë arrestoi edhe pesë djem të këtij fshati, kryesisht çobanë dhish, nën akuzën se “kishin organizuar një atentat për shokun Hysni”, i cili pritej që të kalonte aty, mes përmes për në Tërbaç, fshati i tij. Pas një vit e ca hetimesh, dështuan në sajë edhe të njerëzve të mirë, që nuk morën përsipër ti njollosnin në hetime të pafajshmit, por që edhe këta e pësuan më vonë. Policia u detyrua që të ekzekutojë operativin e zonës, që i “mori në qafë” gjormiotët. Kjo ka ndodhur aty nga fundi i viteve ’50-të
Përmendët më sipër se familja juaj ishte me ‘Ballin’. Kjo organizatë, a ishte ndeshur me Sadikun e njerëzit e tij në Gjorm e gjetkë, që përfaqësonin atë kohë një rrymë tjetër, komuniste?
Është e vërtetë që “Balli Kombëtar” në atë kohë, ka qenë një forcë potente. Edhe brenda në fshatin Gjorm, ku jetonte Sadik Premtja, ne kemi patur strukturat tona. Duhet që të kuptoni se krejt “Lumi i Vlorës”, ka qenë në një harmoni të plotë dhe nuk ka patur raste të vëllavrasjes. Sadiku ishte kundër kësaj vëllavrasje, edhe pse ishte i asaj që ne i thonim “rryma e kuqe”.
Këtu mendoj unë se është dallimi esencial, midis tij dhe atyre që inspironin për diktaturën. Unë kam njohur në fshatin e tij një ballist, që ishte njëkohësisht edhe një nga poetet më të mirë të ‘Ballit’, i cili si për ironi, e kishte shtëpinë fare pranë të asaj të Sadikut, e që vargjet e tij unë i kujtoj edhe sot. Ai ka rrojtur deri para pak vitesh, sigurisht me damkën e ballistit
A munde që të takohesh ndonjëherë në atë kohë me Sadikun?
Pas asaj që quhet; “Lufta kundër fraksionit të ‘Xhepit’”, komunistet u hakmorën për kthimin nga rruga të Sadikut. U organizua një pritë në mes të rrugës, që lidh dy fshatra, Lepenicë dhe Gjormë, në vendin e quajtur “Ura e Zonjës”. Koka e tij kërkohej në “tepsi”. Sadik Premtia që ishte tërhequr tashmë nga shokët e tij më të ngushtë të luftës në qarkun e Vlorës, është ndodhur një ditë si mysafir në Lepenicë, tek të afërmit e tij, së bashku me një grusht djemsh nga fshati i Gjormit.
Qëllohet nga një skuadër e komanduar, e që kishte vënë pritën. Vriten Neki Ymeri e Xhafer Dalani, të cilët ishin në krye të grupit, duke ecur të shkujdesur. Nuk e mendonin se puna do të shkonte deri aty. Dihet që Sadiku dhe të tjerët shpëtuan, duke u futur në përrua, e pastaj dolën në Shushicë. Pas kësaj ngjarje, ishte tepër vështirë që të gjendej adresa e tij. Unë nuk kam patur informacion ku është ndodhur. Nga fillimi i nëntorit të vitit 1944, takohem me disa të afërm të Sadikut, pasi unë isha në Gjormë tek njerëzit e mi ato ditë, e së bashku shkojmë për në Shkodër.
Qëllimi im, ishte që të delja në Europë. Isha fare i ri dhe dëshiroja që edhe të shkollohesha atje, ashtu siç kishin bërë shume djem shqiptarë. Rastësisht takojmë edhe Sadikun atje. Të më besoni që jam lumturuar. E kam shtrënguar me dorën time, prej çunakut idealist. Kemi ndejtur për momentin vetëm rreth dy orë e, pastaj u ndamë për t’u takuar përsëri, por që nuk ndodhi më kështu. Kjo, edhe për fajin tim, në një çast. Me Sadikun iku edhe Hasani e Fetiu, dy kushërinj të tij, të cilët i gjetëm atje. Se si mbërriti në Francë dhe se ç’rrugë mori, këtë nuk e di.
Unë u ktheva pastaj, duke rrugëtuar nëpër Shqipëri. Gjeta edhe një punë si llogaritar, por pak muaj më vonë, më hoqën dhe u ktheva në fshat, ku më arrestuan. Filloi kalvari i vuajtjeve nëpër burgje. Një herë u arratisëm aty nga fundi i viteve ‘40-të, nga burgu i Llakatundit, së bashku me disa shokë. Një treshe, shkuam e dolëm rrugë e pa rrugë, në Greqi, diku në një fshat afër Filatit. Ishte dimër i egër, e forcat e policisë, ishin që të gjithë në këmbë. Në një shtëpi greke, na kapën forcat e E.A.M-it që na dorëzuan në postën kufitare shqiptare. Kaq u desh që të viheshim në shënjestrën e Sigurimit, që nuk na u nda për gjysëm shekulli. Kam bërë pak me shumë se njëzet vjet burg, e pastaj kam qenë i internuar, deri në ditën që shpërthyen ambasadat.
Pas kësaj, u larguat nga Shqipëria?
Po. Dhe për këtë i a di për faleminderit edhe Sadikut, i cili, e pse ta fsheh, më ka tërhequr si me magnet. Zgjodha pra Francën. Është një odise pastaj gjetja e mënyrës për t’u larguar nga ai vend, të cilin, edhe pse ishte vendi im, ku më kishte “rrënua koka”, ma mohuan. Kur jam ndodhur mbi Bari, qytet fare pranë Vlorës sime, (përballë Adriatikut në aeroplan), kam qarë si fëmijë. Edhe me ligje, si plakat tona zakonisht, në gjëma të mëdha. Jam pjekur edhe me të vdekurit e mi në varreza, përpara se të vë këmbën në Rinas. Na ishte mohuar gjithçka. Në ‘Sharl De Gol’ mbërrita që atë ditë. Me vete kisha adresën e Mehmet Kushit, që ka qenë i burgosur me mua, e që ishte njeri i afërt me Sadikun.
Nga Shqipëria, nuk e merrja dot. I kërkova adresën e Sadikut dhe ai ma dha. Në telefonin e shtëpisë, më del një zë i njohur. Ishte Zijai, vëllai më i vogël i Sadik Premtes, shoku e miku im i vuajtjeve dhe i halleve, që kishte vetëm tre ditë që kishte mbërritur në Paris, së bashku me Luan Kokën. Më morën e drejt në shtëpinë e idhullit tim, të rinisë së hershme. Ai për momentin nuk ndodhej aty. Kemi festuar atë natë dhe jam dehur, si rrallë ndonjëherë në jetën time. Ishte mbase një mënyrë për të nxjerrë dufin, që ishte kyçur për 50 vjet brenda vetes sime e, që më la pa shtëpi e katandi, larg të afërmve të mi. Kjo sepse unë, mendoja ndryshe nga ata, që ishin në pushtet.
Realizuat ëndrrën kësisoj, a u ndatë me Sadikun pas kësaj?
Jo. Duhet të kuptoni një gjë. Është viti ‘90 të, dhe unë pas mbërritjes, sipas gjithë rregullave kërkova azil politik, të cilin qeveria Franceze, ma akordoi shpejt. Jetoja e banoja në një rezidencë refugjatesh, së bashku më shumë të tjerë. Në atë kohë në Paris e në Francë, ekzistonte një komunitet i gjerë shqiptarësh. Kishte nga të ardhurit e pas luftës, por edhe nga ambasadat. Jeta ime kufizohej në takimet e përditshme me Zijanë, që u bë për mua një vëlla i vërtetë, por edhe me Sadikun. Ky ishte atë kohë pensionist. Kishte punuar si llogaritar, në një nga firmat e mëdha tregtare “Fnak”. Shkollën për atë e kishte bërë. Vinte me ne në fund javë, e dilnim në periferi edhe të Parisit ndonjëherë. Nuk jemi ndarë pas kësaj, pasi unë konsiderohesha si njeri i afërt me atë.
Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e Sadik Premtes, në kryeqytetin francez, në kohën që e keni takuar ju?
Rregullisht si një nëpunës në një shoqëri si ajo franceze, ai është marrë, duke i qëndruar besnik bindjeve të veta të rinisë së hershme edhe me politike. Di që ka qenë i inkuadruar, në një nga partitë e majta këtu në Francë. Kam parë në dhomën e tij disa foto me shokët e, midis të tjerëve edhe me Georg Marshenë, një prej drejtuesve më me emër, në lëvizjen e atyre viteve. Ai bënte jetë të rregullt partie. Dhe kjo dihej nga të gjithë komuniteti shqiptar në Paris.
Historia e tre atentateve që kishte organizuar Sigurimi i atëhershëm shqiptar, me këmbënguljen e vetë Enver Hoxhës, për ta eliminuar fizikisht, e kishte bërë që të ishte shumë i kujdesshëm, me bashkëkombësit e vet. Ai nuk donte që të pësonte fatin e Trockit, të cilin Stalini e vrau pabesisht. Me mua dhe Zijanë, shpesh bisedonte kryesisht për njerëzit tanë të afërt, që kishim lënë atje në Shqipëri.
Asnjëherë nuk kam dëgjuar që të fliste e, të përgojonte ish- shokët e tij, me të cilët i kishte lidhur fillimisht lufta. Një ditë e pyeta me shaka. “Sadik, tani që fitoi demokracia, a do të kthehemi në Shqipëri”? Vuri buzën në gaz. Tundi kokën e më tha; “Kam edhe ca obligime të tjera. Pastaj mosha dhe sëmundjet, nuk më lënë që të lëviz”! Kishin filluar proceset e para demokratike në vendin tonë, edhe pse të pa kristalizuar mirë. Kur u rrëzua busti i Enverit, një prej gazetarëve të këtij vendi, i mori një intervistë të gjatë.
Më duket në një studio televizive, apo në një gazetë, që për momentin nuk më kujtohet mirë, pasi unë nuk ndiqja as televizor, e as gazetë, për shkak se nuk e njihja gjuhën franceze. Sadikun, nuk guxova që ta pyes. Një shqiptar emigrant si unë, më tregoi që ai; “kishte folur fjalë të mençme dhe i kishte bërë një analizë, gjithë asaj që ndodhi për një gjysëm shekulli në Shqipëri”
Tani të vijmë tek momenti fundit i jetës së tij. Si e morët vesh ngjarjen?
Pranverë ishte, fillimi i muajit prill. Mua më telefonoi Zijai. Ky kishte qenë tek një miku i tij, aty afër. Së bashku menjëherë, jemi ndodhur përpara portës së shtëpisë së Sadikut. Zijai ishte tepër i alarmuar, sikur të kishte parandjerë gjithçka. Ai i kishte telefonuar Sadikut, një çast më parë nga shtëpia e mikut të tij dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Dëgjohej vetëm zhurma e televizorit, që ishte ndezur. Me sa dukej i vëllai po fikej ngadalë aty. Në fakt Sadiku, ishte i sëmurë. Probleme zemre. Edhe mosha bënte të sajën.
Zija e kishte bërë si rregull, që i telefononte dy a tre herë në ditë, për ta kontrolluar. Pastaj së bashku me policinë, që lajmëroi Zijai, hapëm forcërisht, derën e mbyllur nga brenda. Mbaj mend që e kemi gjetur Sadik Premten pa jetë, të shtrirë poshtë në tapet. Kësisoj jam bërë dëshmitar i atij çasti që e ndau nga kjo jetë, njeriun që i bëri opozitë Enver Hoxhës, që nga krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare, e deri në momentet e fundit të qeverisjes së tij.
Biblioteka e Sadikut, si dhe dorëshkrimet e tij i kaluan të vëllait, të cili i ka edhe sot, nëpërmjet një testamenti që kishte hartuar përpara se të vdesë, aty në Paris. Natyrisht ato nuk janë ekspozuar. Zijai ka folur në shtypin Shqiptar, madje edhe ka debatuar. Unë di që ai disponon dokumente autentike të asaj kohe, e cila realisht është e falsifikuar sipas interesave të atyre që rrëmbyen pushtetin. Për mua Sadik Premtja u luftua nga Enveri, sepse tek Sadiku, që në mbledhjen e parë të krerëve komuniste, dalloi njeriun që do t’i sillte shumë andralla, si pretendentin kryesor, për t’i marrë pushtetin.
Në atë mbledhje faktikisht, ishte hapur drita jeshile për kundërshtarin e Hoxhës, pas propozimit për rrëzimin e drejtuesve të grupeve. Kështu që Sadik Premtja, është personi i parë që u vu në shënjestrën e Enver Hoxhës për eliminim, që edhe pse nuk u realizua, falë intuitës së këtij të fundit, mbeti për më shumë se 45 vjet, e hapur deri në fund. Të tjerët kanë patur fatin e keq, që të ishin viktima në kohë e situata të ndryshme që kaloi vendi.
Ju keni qenë në ceremoninë e fundit mortore?
Sigurisht. Së bashku me Zijanë, organizuam gjithçka. Më ka bërë përshtypje fakti që, Sadiku gëzonte respektin e funksionarëve të lartë të Partisë Komuniste Franceze, deri tek Zhorzh Marsheja. Këtë e verifikova pikërisht atë ditë të ceremonisë së përmotshme që u organizua për ish-komunistin shqiptar. Ashtu siç thashë edhe më lartë, në atë ceremoni që mblodhi rreth 200 francezë, u mbajtën edhe fjalimet e lamtumirës, pikërisht nga këta persona, të cilët çmuan e vlerësuan figurën e Sadik Premtes me superlativa, që çdo person a komunist shqiptar, do ti kishte zili.
Ai i mbylli sytë, si një militant i idealit të tij. Koha do të bej shumë diferencime, për ato që janë thënë e shkruar nga Enver Hoxha, kundër figurës së tij. Është mirë që të dëgjohet me kujdes edhe fjala e atij që është anatemuar për një gjysëm shekulli, në Shqipërinë që e deshi aq shumë Sadik Premtia e, i u përkushtua, si një bir i denjë i saj. E vërteta zhduket, por nuk humbet asnjëherë. Kjo vlen shumë.
Skizofren , manipulues i jashtezakonshem , hakmarres pertej imagjinates , i pa bese , ekstrem narcisist , ekstrem racist , i pa parashikuar , etj etj etj .......nder shume te tjera epitete qe mun ti vendosish gjakatarit Enver anti shqipetari i mallkuar e pergjithmone te jetes ....Kjo ishte fatkeqesia kombetare mbas 450 pushtim otoman qe nuk mjaftuan e na erdhi roberia komuniste ne disa pika mbase edhe ma e keqe se roberia otomane .... E megjitheate tru shperlaret e kane te veshtire ta kuptojne se nga kush u udhehoqem per 45 vjet , por e keqja komuniste nuk perfundoi sepse mbas 90 es trashiguam nji klase politike te pa ndersheme , te pa pergaditur per ligjet e demokracise , klase qe mendonte e mendon vetem per pasurim ne rruge te pa ndersheme . Kush jane keta gjoja intelektual mbas 90es aaaa njeriu i ri te cilet nderruan ngjyren mbrenda nates ....
Per Tru-Pashplarin, avash more Trubosh pse merr kot... Ti dhe ky idioti tjeter qe shkruan fatkeqesia e popullit per 46 vjtet nen pushtetin e komunizmit, s'mund te justifikoj tradhetin e Ballistave dhe spiunve qe spiunonin dhe bashkpunonin me fashistet dhe pushtuesit italo-gjerman per presekutimin a atyre bijve dhe bijave te popullit qe u ngriten ne kemb dhe luftuan per te mbrojtur atdheun. Gjakun e derdhur prej tyre s'mund t'a pordhosin idiot si ty dhe ky rrotekari Aleko. Kur keta bij e bija nenash u ngriten me arme ne duar dh flijuan jeten e tyre nuk e dinin s'e c'do te benin keta plehrat qe na udhehoqen prej 46 vitesh. Keta heronje ndryshe nga tradhetaret Ballistat e Nacionalistat, qe ju ngjiten pushtuesve, u ngriten, luftuan dhe derdhen gjakun per idealin me te lart, mbrojtjen e Atdheut. Prandaj s'a do qe te shash Enverin dhe U-dhieheqen e larte te PPSH-se, kurr nuk mund te perbaltosesh sakrificen e tyre qe n'a dhane lirine apo te justifikosh e t'u thuresh lavde tradhtarve te Kombit qe do mbeten aty ne koshin e turpit ku historia i ka hedhur prej kohesh.
Ky qe shkruan as e ka njohur, as e ka takuar Sadik Premten para vitit 1944. Sadiku ka lene kujtime, te cilat i ka sjelle dhe dhene per botim ne Shqiperi i vellai, Zijai. Se ku i gjeti ky keto tre atentate ai i di. I eshte bere nje atentat me urdher te Kadri Hazbiut, pastaj Enveri i ndaloi atentatet ndaj tij. Deri ne fund te jetes Sadiku mbeti komunist. Ky shkrim mbetet si ushqim per kete "antikomunistin" me nofken " per trushplaret" qe shkruan nga Franca dhe masturbohet ne faqen e gazetes Tema ne internet. Sadiku kishte influence ne Vlore, ku komunistet, gati te gjithe, vinin nga grupi i Te Rinjve. Bashke me kryetarin e grupit, Anastas Lulon, Sadik Premtja, qe ishte nenkryetar i grupit, ishin anetare themelues te Partise Komuniste Shqiptare, por nuk ishin ne udheheqjen e saj. Ne 1942 ata u perjashtuan nga PKSH. Anastasi u ekzekutua, kurse Sadikun, sic shkruan vete ai ne kujtimet e veta, e shpetuan komunistet vlonjate. Kjo eshte historia. Ai nuk ka qene anetar i Partise Komuniste te Frances. Ka milituar ne grupet anarkiste franceze
Ul pak ul,se i ke ngjitur shume epitete qe nuk i takojne.Ate luften brenda llojit lerua atyre se nje moster kane qene,veç pushtet donin,ai u tregua me i zoti e i hengri te gjithe.Pati shume te keqija ajo kohe ,por nuk mohohet se eshte punuar.Populli ka punuar se donte te hante.Kur te ndezim dritat ne shtepi ajo kohe do na kujtohet.Por sigurisht asnje njeri me mend ne koke nuk e desheron rikthimin e asaj kohe,por fakti qe njerezit e kujtojnë eshte puna e keqe e atyre qe kapen shtetin pas 90 tes
PER TRUSHPELARIN E MESIPERM ME NJE BEJTE PA OPONENCE TRUSHPELARI NA NXJERR PERFUNDIME. KA 40 VJET QE ENVERI KA VDEKUR DHE TRUSHPELARI MERRET AKOMA ME TE. NUK LE NJERI PA SHARE E TRUSHPELARI NUK TREGON SE KE KONSIDERON TE MIRE PERVEC ATYRE QE SJETOJNE QE PARA 80 VJETEVE. SE CFARE VLERE KA KJO BEJTE E SHEKULLIT TE KALUAR PER SOT TRUSHPELARI NUK NA E THOTE. SI KY EDHE CA TRUSHPELAREVE TE TJERE U KA NGELUR MENDJA SE KUSH KA LUFTUAR NE TENDEN E QYPIT NE 1944 E MEQENESE KAÑE PARE FILMA ME PARTIZANE E BALLISTE SKUPTOJNE QE JANE BERE SI DONKISHOTI. U KA NGELUR MENDJA TRUSHPELLAREVE TE KOMUNIZMI E TEK ENVERI E TASH QE KEMI 33 VJET PA KOMUNIZEM E ENVER NUK RROJNE DOT PA U MARRE ME TA. O DON KISHOTE JEMI NE SHEKULLIN E 21, ME 33 VJET PLURALIZEM E BOLL NA U SHPIFET ME KETO HISTORITE BAJATE PA VLERE TE NJE KOHE QE SKTHEHET ME.
Keshtu ndodh kur mungon: :Pjekuria,Inteligjenca ,zemergjeresia,,Zotesia,Sinqeriteti! Duke i lene vend injorances,asetllekut , karjerllekut te semure banal,hakmarjes!
I ndjeri Avdyl Banushi ishte Ai qe nuk mundi tja numeroi ne ball atij Kerme Krimineli qe mbajti 50 vjete ...Por dhe e paska merituar ky popull ! se nese jo ! do te ndodhte e kunderta mbas 90 qe zgjodhen dhe votuan me hir pa jir Diktatorin pasardhes Saliun ! ha thua qe nuk njifej se kush sihte ky kerme ! dhe u fute me zore midis Rinise atehere dhe populli i pa Informuar se si shkojne punet ! i shkoje nga mbrapa....se kujtuan se Ujku i Bjeshkeve do te Clironte shqiperine ! por ndodhi e kunderta ! e vrau e vodhi e dogji simbas urdherave te kundershtareve te shqiptarizmit...!
Artikullshkrues dhe ti trushplar po na shisni mallra te shkuara,te skaduara dhe te dale boje.Nga keto historite me kollose si i ndjeri SP,ka me mijra si kofini pas te vjeli.Duam apo s,duam ne Enveri ju mundi ju ,po te ishte aq i rrezikshem ai e kish fituar betejen,por e humbi.Lereni ti prehen kockat rehat.Po ta kish fituar betejen SP do e kish varur nga bolet Enverin.Per fatin e tije te keq e humbi.
Mos genjeni kaq shume se jeni bere banale me keto fallsifikime . Une di qe Hysni Kapo ka shkuar ne Paris ne shtepine e Sadik Premtes dhe bile ai i ka çuar dhe magnetofonin me kenge labe, por nuk e shtyj me tutje sepse gjithe gazetaria dhe media e prokurore e gjykates ne Shqiperi jane bere sikur i ka pjelle babai Sali Berishes: Karaxhiçi. Shisni bythen me mut per nje leke, pa le femrat tuaja qe kane hapur bordello ne gjithe boten. JU vazhdonj me fallsifikime dhe genjeshtra se ne do gezojme ditet qe na fali perendia se nje jete kemi;; ju zgjidhni hoçkuret qe u kane ngele lidhur se ne do vazhdojme te mumturohemi me injorancen tuaj!
IKNI MORE KARA 24 KARATESH. SHKRUANI DHE BESONI GJITHFARE MASHTRIMESH. LIRIA E FJALES PER BUDALLENJTE DHE MASKARENJTE ESHTE VDEKJE E SHOQERISE. pASKA QENE SADIK PREMTE ARMIKU ME I MADH I HOXHES DHE NUK PASKA MUNDUR TA VRASE, NDERSA DOKUMENTET ( CARTA CANTA-THONE ITALIANET ) PROVOJNE SE PIKERISHT HOXHA URDHEROI NDALIMIN E CDO TENTATIVE VRASJEJE KUNDER PREMTES, JO NGA DASHURIA PER TE POR SEPSE NUK DO TE KISHTE KURRFARE PERFITIMI DHE VETE S.PREMTE NUK PARAQISTE ASNJE RREZIK PER PUSHTETIN E TIJ, ATJE NE FRANCE KU VERDALLOSEJ SA NE NJE KAFENE NE TJETREN.
PËR TRU SHPËLARIN. Na trego gjëra me fakte dhe jo tregime romanesh dhe hartime familjare. Ti mendon se vëllai i Sadikut do të mbroj Enverin apo ty tru shpëlarin.
Mos besoni këtë të rjedhuri.Enver Hoxha,kundërshtar i hapur i Sadik Premtes.Nuk ka dashur ta vrasë atë.Disa herë ësjtë shprehur hapur kundër dhe në dokumente me shkrim që gjendet në Arkivin e Shtetit dhe atë të Drejtorisë së lll të Sigurimit të Shtetit.Ky fakt u konfirmua edhe nga Kadri Hazbiu dhe Llambi Peçini,në gjyqin e 1982.
Te lumte Dora Aleko Likaj. Te pershendesim nga Unioni I Gazetareve te qarkut elbasan. Me nje fare menyre, pertej reportazhit mjaft famoz , u cmallem dhe me ty. Pac jeten dhe shendetin mik I mire.
Qenkan mbledhur gjithe sigurimsat tek komentet. Sidoqofte, jam dakort me sigurimsat qe Enveri nuk kishte çfare fitonte duke kryer atentate kundershtaresh ne Perendim. Terrorin e ka perqendruar brenda kufijve te vendit, prandaj nuk çante njeri koke as per te, as per Shqiperine, per 50 vjet. Prita qe iu be Premtes gjate luftes tregon se udheheqja e PKSh-se i perqafoi metodat staliniste shume heret. Prita deshtoi ne menyre spektakolare per shkak te mbeshtetjes qe kishte Premtja ne ate zone. Pratizanet e vrare ne prite u shpallen deshmore.
Enverit i eshte bere propozim nga Kadri Hazbiut per organizimin e atentatit ne France ndaj Safik Premtes nga zbulimit i jashtem.Por Enveri e Ka refuzuar Duke e cilesuar "veprim terroriste " ndaj Edhe nuk u be.Kete e Ka pranuar vete Kadri Hasbiu.
E megjitheate ju tru shperlaret , ju te pa beset , (jo te gjithe ) ju perkrahesit e pederit sllavo sovjetik bashke me premtimet tuaja per te ardhemen e lumtur deshtuat e ne 90en e rate ne hale te bunkereve . E sigurisht ju ish sigurimsa apo ish bastarda ushtarake u desh qe ti shtergoheni punes mas 91 ne profesione a pune te tjera si te dhier me koken ulur sepse ju humben privilegjet , ne te vertete ju nuk duhet te qaheni sepse shume nga ju meritonit burgun , por nga kush nga komunisti Berisha sigurisht jo , perse e shani ? ... E megjitheate liria e veretet u fitua edhe per ju e femijet tuaj e ju njeriu i ri u pershtatet ndonese me veshtiresi se ne demokraci vleresohesh simas aftesive sepse ju ishit mesuar te jetoni e te paguheni pothuajse pa pune ose banit sikur punoni . Ja pershembull perse paguhej komisari ose mesuesi i marksizmit ??!! etj etj etj
O tru pjerdhur...deshtoj nje filozofi...ndersa ti funderin nuk ke deshtuar asnjehere...dhe e di sepse ? Sepse jo vetem s ke patur asnje per te deshtuar ose triumbuar por edhe sepse nga natyra e ju te djathteve, spiuneve te serbit, grekut e ameriqise, keni qene thejeshte ca bastarde. Enveri perqendroj terorin brenda?! U na hengesh carin...
O zoteri ai qe komentonn nen logon trushpelare eshte rrote karri moss harxho kohen me te.Inteligjenca e tij eshte foshnjore thjesht mjaftohet me fjalet shabllon te cilat ne cdo koment jane te njejta pa as nje argument fare te thjeshte por vetem urrejtje sic duket ne rinine e tij Enveri do ti kete shkerdhyer gjyshen.Keta koqe komentues harrojne qe ky vend ishte si nje shembelltyre e formes me te shemtuar feudale dhe pikerisht komunizmi e nxorri nga prapambetja me rreformat kunder analfabetizmit dhe rindertimin nga pasojat e luftes shkaterrimtare.Qendrimi i gjate ne pushtet krijon stanjacion dhe duke mos gjetur zgjidhje shpik armiq kjo ndodhi ne kete vend prandaj nuk ka rendesi se kush do te ishte ne krye.Ne nje vend me nje perqindje te madhe te fese islame kushdo forme tjeter rregjimi do te krijonte nje shtet taleban mbajeni mend disa sekuenca filmike te pazarit te Tiranes te kohes se Zogut tamam si ne Kabul.Ne qoftese do te ishte regresiv skishte pse te arsimonte kete vend duke krijuar nje klase inteligjente dhe mund te ishte mbret, por nuk ishte keshtu veprimet e mevonshme jane si pasoje e ngecjes dhe ngurosjes se sistemit ku mungesa e prespektives shpiku armiq duke perdhosur cdo gje.Tani mund flasim te gjithe dhe te tregojme se si duhej bere por nuk ishte e lehte.Shikoni kete kohe keto 33 vjet dhe mendoni te ishin keta ne krye do tja shkerdhenin nenen ketij vendi sic ja kane shkerdhyer.Ju merreni akoma me nje te vdekur menyra me e mire per te trembur por njerzit kane syte ne balle dhe e bejne krahasimin te pakten kishte shtet kurse sot ka nje shtetmut.
Të lumtë dora Aleko Likaj. Të përshëndesim nga Unioni i Gazetarëve të qarkut Tepelenë, dega e brendshme. Paç jetë të gjatë.
A dikush nga tru shperlaret pyet gjoja per fakte nese kjofte largu porositi sigurimin per te vrare Sadikun ne Paris , kjo eshte pyetje pa vend , ose pa tru , tru te shperlare etj , po mire kush dha urdher qe te vrasjen pothuajse te gjithe atyre qe pederi i puthte duke ju thurur lavde pa fund ose edhe ma keq tu hillet acid ne varre , sigurisht ju ish sigurimsat i dini shume mire . Edhe diçka tjeter ky pra djalli juaj illull Enver pati arritur qe te vrase e te perćaje emigrantet edhe pertej oqeanit deri ne (Zelande te re) ku ne njeren ane para OKB ne Ny protestonin anti komunistet , e ne anen tjeter ishin sigurimsat bashke enveristet ku disa nga keta tru pjerdhur kam arritur qe ti njoh edhe une sepse keta nuk e kishin per turp te thonin qe po une pata besuar tek propoganda e genjeshter e komunizmit te mallkuar Envero Stalinjan ... Nejse komunistet e islamiket kurr nuk ndryshojne ....
Mos je dhe ti Likaj me emrin Aleko nga lumi vlores ? haha ,,,aleko nga vranishti ,,,bir zabit abedin ,,
Kush mund ta shpjegoje apo të hedhe drite mbi profilin psiko-shpirteror të një njeriu edhe fshatar edhe komunist... Një i tillë ka qenë dhe cifuti Trocki...
Sa te jini you o Bace-Bajrami,Sadiku,Zijai,Enveri,Mahmuti (Mehmet "shqip"),Hasani,Hyseni,Abdullahu,Qemali etj ky vend nuk ben Prokopi. Ndryshimi i Arvanitasve me you eshte se you perfaqesoni nje Shtet Barbare Turk ne Identitet,Istitucione,Ndergjegje etj. Kjo duket edhe sot qe Turkoallvanosat e vetequajture "skiptare" nuk behen bashke ne Emigracion. As Krushqi nuk beni sot me Kaurret e Derrit. Per periudhen (period angl) 500 vjecare Osmane as qe behej fjale per Krushqi se you ishit Administrata e Pushtuesve Osmane. Titujt Vezire,Pasha,Bej,Aga,Hoxhe,Dervish,Muhip etj ishin Besnike te Sulltanit. Mallkuar qofshi.