Nga Afrim Imaj
Thonë se gjenitë nuk kanë vdekje, po kanë dhe ata një fund. Është pak, fare pak ajo që mbetet nga fundi i tyre, ndërkohë që jeton në përjetësi vepra që lanë pas. Rasti i Mentor Xhemalit, “gjenerali i këngës”, siç njihej ndryshe, ka të veçantën e vet.
Nuk ka lënë ai vepra të dukshme, por ka lënë një univers me këngë, të bukura e unikale në llojin e vet. Ka lënë hymne e shpërthime muzikore me kreshpa njëra më e lartë se tjetra, ku vezullon ndër to kryehimni “Për ty Atdhe”, ritmi i të cilit të bën të ndjehesh krenar për dheun e të parëve dhe bukuritë e pashoqe të Atdheut. Mentori i madh që shkëlqeu me artin e tij, jo vetëm në skenat shqipare po në mbarë botën, është pak ti thuash gjeni në fushën e muzikës.
Ndërkaq, është pak të thuash sa i thjeshtë, sikundër shfqej, madje deri në naivitet. Ai u fut në rrugën e këngës nga rreshtat partizane, ku zëri i sprovuar me lirikat e buzë-Vjosës, do merrte trajtën e marrsheve kumbuese. E pak nga pak mandej do merrte udhën e artistit profesionist që do rritej dita ditës duke befasuar me shpërthimin e zërit jo vetëm mjeshtërit e mëdhenj të muzikës shqiptare, po dhe korifejtë e artit muzikor europian. Ka mbetur në fondin e art të muzikës shqiptare arti i tij i patjetërsueshëm, po pak fare pak kanë dijeni brezat e sotëm për jetën e tij, për atë që shpërfaqte në përditshmeri si koleg, qytetar, shok, prind, njeri. Atë për të cilën ai nuk merakosej fort.
Se nuk ishte gjeniu si te kënga, por i zakonshmi, i urti, i thjeshti, i dashuri si fëmijë. Ai djali i Përmetit që e merr malli për qytetin, për një gotë raki me miqtë buzë Vjosës, që refuzoi dikur dashurinë e vajzës së gjeneralit rus dhe ofertën e Konservatorit të Vjenës për t’u punësuar aty. Dhe nuk u pendua asnjëherë për mënyrën si e organizoi jetën, paçka se kaloi jo pak vështirësi e andralla. Diçka përtej asaj që dihet tashmë për mjeshtrin e madh, rrëfen për gazetën “Panorama” Maksi Xhemali, i biri, i vetmi nga familiarët që ka trashëguar pasionin e tij për këngën. Gjatë një bisede te “Kafe Pata”, e preferuara e dikurshme e Mentor Xhemalit, mikut të pronarit, ish-basketbollist i shquar, ai na tregoi histori e episode të shumta nga jeta dhe vepra e gjeniut të famshëm…
Zoti Maksi, babi juaj ka qënë një nga gjenitë e muzikës shqiptare, çfarë kujtoni sot pas kaq vitesh që jeni ndarë me të?
E filluam nga ndarja, andej nga nuk dua ta kujtoj. Ka qënë e rëndë shumë e rëndë ajo situatë. Zatem si çdo ndarje e tillë. Megjithatë…
Megjithatë, pakkush i di rrethanat si mbylli sytë përgjithmonë gjenerali i këngës, sikundër i thoshnin miqtë e bashkëkohësit Mentor Xhemalit…
Gjeneral i këngës i ka thënë i pari gjeneral Petrit Dumja. Ne fëmijët i flisnim si gjithë fëmijët e tjerë, Baba. Unë për vete kisha një raport të trefishtë, si baba, si këngëtar dhe si kolegë për shumë vite në asamblin e këngëve. Si prind ishte një babaxhan i vërtetë, por i rreptë me gjëra që nuk shkonin. Si këngëtar e koleg, ç’të të tregoj. Ku ai, mjeshtër i interpretimit, e ku unë një solist i zakonshëm. Kështu që atë ndarjen e tmerrshme e kam përjetuar trefish.
Se po humbisja babain, këngëtarin e famshëm dhe kolegun. E mbaj mend si tani javën e fundit të tij në spitalin ushtarak ku dha shpirt. E ndërsa ne brengoseshim gjithë ankth për shëndetin e tij, ai mundohej të gjente forca e të na jepte kurajo. Siç çdo fillim, thoshte ka dhe një fund. Rëndësi ka që njeriu të largohet pa brenga e dhimbje në shpirt. Na i kujtonte këto gati çdo ditë atë javë të trishtë kur i rrinim te koka pa shpresë. Deri sa mbylli sytë, duke belbëzuar “Për ty atdhe…”
Mbylli sytë duke kënduar deshët të thonit?
Diçka e tillë, desha të them. Mbaj mend që gjithë ato ditë në spital ai kërkonte muzikë në dhomë. Se nuk iu nda shpirti nga kënga. Nuk ishte kollaj të shkëputej Mentor Xhemali nga avazi i vjetër. Pastaj ai ishte një njeri që nuk mund ta kuptonte jetën pa këngë. Madje madje edhe kur po shuhej kërkoi të këndonte diçka…
Ore, më tha një ditë. Që kam marrë atë rrugë e ndjej, e kuptoj, po mos harroni se vdekjen dua ta pres me këngë. Më lini të iki duke kënduar. Që njerëzia ta marrin vesh se Mentor Xhemali iku…
Pra, ky ishte amaneti i Mentorit..
Ato çaste i kam në sy si tani. Teksa i rrija te koka me mamanë, më tha ta çoja paksa të rrinte mbi bërryla, siç qëndronte shpesh kur nuk ndjehej mirë. E çova. Ishte bërë ujë në djersë dhe i zverdhur në fytyrë si asnjëherë. E di çfarë të bësh, mu drejtua një moment, duke më bërë me shënjë të mbyllja radion që kishte mbi komodië. Tani të pushojë pak ajo, se do ja them vet. Mesa më kujtohet radio jepte një melodi instrumentale. E mbylla aty për aty dhe u ktheva nga babai. Pa hë, iu drejtova, çfarë deshe të më thuash. Afrohu edhe pak, ma bëri dhe bëj si të them unë. Iu afrova gati te koka. Ma bëri me shënjë të largohesha paksa se i zihej fryma. Tani të këndojmë më tha, të përcjellim Mentor Xhemalin. Nëse unë nuk e çoj deri në fund, prandaj të kam ty, vazhdoje, mos të lësh këngën në mes. Dhe aty për aty ia shkrepi, siç dinte ai: Për ty atdhe më të bukurën këg. Po zëri e tradhëtoi dhe pak nga pak filloi t’i shuhej. Sakaq, ma bënte me shënjë ta shoqëroja, apo më mirë të vazhdoja aty ku ai nuk mundej më. Dhe ngadal ngadalë u shua. Mbylli sytë kur donte të thoshte dhe diçka tjetër që më mbeti brengë që nuk e kuptova përse e kishte…
Sidoqoftë, Mentor Xhemali ishte nga ata gjeni që nuk njohin vdekje, kur kemi parasysh veprën e jashtëzakonshme që lënë trashëgimi për brezat…
Ajo që mbetet midis jetëvdekjes është vepra, ajo që çmon personalitetin dhe shërbimin për të tjerët. Im atë besoj se këtë e bëri, me atë mënyrën e tij, me talentin dhe përkushtimin e veçantë. Fakti që kujtohet për zërin dhe kontributin e rrallë, na fal krenari e na lumturon..
Për aktivitetin dhe veprën e Mentor Xhemalit është folur e shkruar shpesh, po desha të di disa nga momentet e veçanta që kujtojnë familjarët e tij…
Kujtime të shumta, të bukura e herë herë dhe të vrazhda. Mamasë i kishte mbetur peng kthimin para kohe i Mentorit nga studimet në ish Bashkimin Sovjetik. Nga Moska e sollën “pako postale” në Tiranë, siç themi në zhargonin tonë, pa mbaruar studimet pas një dashuriçke që krijoi problem shtetëror. Ishte një histori që im at nuk kishte dëshirë të kujtonte, sidomos në familje. Dashuriçka që kishte plasur aty larg, e kishte rënduar disi pozitën e tij. Ca më tepër që kur ishte në Moskë, ai ishte i martuar, madje dhe me dy fëmijë…
Pra, ia ndërprenë studimet për një dashuri të ndaluar…
Nëse mund të quhet dashuri se në fakt ka qënë një dalldi e një vajze ruse që kur e kishte dëgjuar duke kënduar në skenë ishte harbuar nga zëri i tij. Ana, kështu e quanin, ishte vajza e vetme e një gjenerali me peshë në kupolën shtetërore të Moskës. Ajo ju qep nga pas dhe nuk i shkëputej për asnjë moment. O martohesh me mua, i thoshte ose unë vdes. Po dale, moj vajzë i thoshte Mentori, se unë jam burrë i martuar dhe kam dhe fëmijë. Po ajo nuk dëgjonte, deri sa u bë problem qeveritar.
Ndjehej ngushtë Mentori kur ia përmendënin në syrin e mamasë vajzën e gjeneralit?
Ajo kishte qënë një ngjarje rutinë, po sidoqoftë Mentori si natyrë e hapur, nuk e fshehu asnjëherë. Madje, prej vitesh ishte familarizuar dhe në albumin e fotografive ruante dhe fotografinë e saj. Mamaja, e urtë e afrueshme sikundër ishte, nuk ia zinte shpesh në gojë.
Thonë se e ka përmendur emrin e Anës në momentet kur shuhej në spitalin ushtarak…
Apsolutisht jo. Kam qënë vet aty. Ato çaste ka kërkuar, siç të thashë, të këndonte për herë të fundit “Për ty atdhe…” që e kishte ndër më të preferuarat në repertorin e tij. Kënga ishte kryedashuria e tij. Ajo, dashuriçka e Anës, kishte mbetur aty larg, ishte venitur e harruar…
Nga Moska mori si kujtim dashuriçkën e Anës, po nga turnet në vende të tjera çfarë kujtime ruante Mentor Xhemali?
Tim ati i ka qëlluar të preformojë në skenat e shumë vendeve duke filluar nga Jugosllavia, Rumania, Austria,Gjermania, Cekosllavakia, Bullgaria, Polonia, Finlanda, Turqia, Franca, Kuba e deri në Kinën e largët. Është pritur mirë e është duartrokitur gjithëanej. Më mbresat e kujtimet më të bukura kthehej. Me përjetime nga më të çuditshmet. Zëri i tij shfaqej si diçka e rrallë dhe vlerësohej shumë jo vetëm nga spektatorët, por sidomos nga specialistët e muzikës dhe kritikët e artit. Jam i bindur se po të mbante ditar Mentor Xhemali, do ishte një pasuri e vyer, jo vetëm për ne familiarët. Po ai ishte i shkujdesur për kësi punësh dhe vetëm kur e pyesnim për ndonjë histori, na I tregonte si i kujtohej aty për aty…
Thatë se mirëpritej nga publiku dhe vlerësohej nga mjeshtrit e artit. A pati ndonjë ofertë për t’u bërë pjesë e trupave prestigjoze të muzikës?
Me sa mbaj mend nga çfarë na tregonte ai, kur ishte në Francë dhe këndoi aty në një festival, në mos gabohem, e patën kërkuar të bëhej pjesë e një asambli të Parisit. Oferta fillimisht u kishte shkuar drejtuesëve të asamblit, që kuptohet për kohën e kishin refuzuar. Mentori e kishte marrë vesh kur kishin mbritur në Tiranë dhe e kishte kaluar duke qeshur duke thënë se dhe për pak u bëra francez. E kanë kërkuar me sa di dhe në Bashkimin Sovjetik, por ishte ajo koha e divorcit politik me Moskën dhe kërkesa sa u shfaq u shua. Drejtpërdrejt ka patur një ofertë në Vjenë. Aty ia kanë shprehur haptazi, madje shoqëruar me një ofertë të majme e goxha joshëse…
Dhe nuk pranoi Mentori të bëhej pjesë e asmablit të Vjenës…
Këmbngulën profesorët e Vjenës për ta mbajtur aty. Ti i duhesh skenave tona, i thanë. Zëri yt i rrallë na bën shumë punë. Po jo Mentori, që i dukej si shaka. Të kemi garantuar veturë, vilë, paga të majme, këmbngulën austriakët. Prapë jo, Mentori. Dhe kur e panë që ai nuk kthente rrugë, i thanë me shpoti: Atëherë na shit gurmazin. Gurmazin jo, ua ktheu Mentori, e kam për vete, e kam për popullin tim. Ia kujtonim këtë ndodhi tim ati sa herë ndeheshim e keq e na mungonte diçka në ato vite. E shikon çfarë na bëre, i thonim. Do ishim si mos më mirë në Vjenë. E ku ka më mirë se në vendin tënd, aty ku të ka rënë koka. (Panorama)
Bravo! E pëleva sghumë këtë tregim, një copëz nga jeta dhe veprimtaria e artistit të madh Mentor Xhemali. Zëri i tij është i pavdekshëm. Ai është legjendë dhe, legjendat nuk vdesin kurrë. Imagjinoni tani, klerikët dhe shqipfolësit antishjqiptarë të cilët, duan t'i heqin nga skena, ekrani dhe kujtesa e popullit arrtistë të tillë të kombit tonë. Ata janë armiq të kombit. Për të tillë, si Mentor Xhemali, duhet shkruar dhe, kombi i ynë ka plot. Jo për përralla nga e kaluara komuniste, për armiqtë e kombit tonë.
E kam njohur une ,por babai dhe vellezerit e tij e Kane njohur si permetar si partizan,si kengetar dhe si njeri.Zeri i tij?Ti Scipa e Ka quajtue "Pol Robsoni shqiptar".Njeri i dashur,qe dinte te respektonte shoket dhe te rinjte.Per mua ,zeri tij Ka qene hyjnor,kenga e tij "per Ty Atdhe" ishte hymn i pazevendesueshem.
Nuk eshte merite zeri, ta fal natyra/zoti. Mentor Xhemali ishte kengatare i rralle. Ky i biri shume emocional. Ajshtanji e shpiku bomben berthamore dhe disa teori...Xhamali kendonte kenge te nje populli qe mezi arriti 3 mil banore.
Respekt te veçant per artisyin e madh qe me zerin e tij brilant pushtoi zemrat e te gjithe shqipetreve ,te kombit shqipetar dhe ne bote. Mentor Xhemali per zerin e tij te bukur dhe shume te veçant,nderohet dhe respektohet edhe sot,sikur te jete gjall.
Ze i frikshem dhe depresionues.
Te kishte jetuar ne kete kohe Mentori ky djali do ta kishte Anen njerke prej vitesh
Mentor Xhemali i madh! Ta kujtojmë duke e bërë hymn këngën e tij "Për ty Atdhe"! Ishte veçanërisht i dashur te ne në Kosovë ku edhe ka këndu në vizitat që bënin këngëtarët e Shqipërisë deri në demonstratat e vitit 1981.
N.q.s. ka HERONJ TË LUFTËS KA PATUR DHE HERONJ YJE TË KËNGËS POPULLORE DHE ASAJ KLASIKE, DHE KY ËSHTË .MENTOR XHEMALI me TABAN. I PËRJETSHËM KUJTIMI I KËTIJ VIGANI.
Shume i madh ishte Mentor Xhemali. Na ngjethte trupin kur e degjoje... E kam takuar nga afer. Ai artist i madh i thjeshte deri ne madheshti,,, E permend ne nje vjershe ne librin me vjersha "Revolt me heshtjen". Eshte libri i 12 imi. Po te kesh ne nje liber emrin e tij eshte kenaqesi e madhe...
Shume pak ka shkruar gazetari se Mentori ka punuar edhe hamall ne portin e Durresit, partizan kur e pushtoi fashizmi dhe pastaj...kur i shkoi Enver Hoxha per vizite ne shtepine e tij ai ngeli i shtangur dhe nuk u besonte syve te tij... Njerezit e medhenj ne shpirt jane me te thjeshte se vete thjeshtesia. Mentor Xhemali ishte, eshte dhe ngelet nje MENTOR i Atdheut, kengës, dashurise njerezore; keshtu e njoha une ate qe kur mu çfaq para syve në skena dhe deri sa te degjoj kenget e kenduara prej tij. Bile eshte njeriu qe mund ti thuash pa drojtje: Lavdi !
I pa haruar qofte kujtimi i te Madhit Mentor Xhemali do mbahet mend ne shekuj me kengen e pa vdekshme “Per ty Atdhe ma te bukren keng do te kendoi “.Do kujtohet gjithmone brez pas brezi bashke me kengen .Bravo qe i kujtoni keta Kengetare tewMedhenj Respekt
I pa haruar qofte kujtimi i te Madhit Mentor Xhemali do mbahet mend ne shekuj me kengen e pa vdekshme “Per ty Atdhe ma te bukren keng do te kendoi “.Do kujtohet gjithmone brez pas brezi bashke me kengen .Bravo qe i kujtoni keta Kengetare tewMedhenj Respekt
Ska knu i kongë të hajrit Veç himne komunistash Per ty atdhe ishte kongë idiotësh
Ti Tani Durres ke opinionin tend. Une e respektoj. Por, talentin, artin e Mentor Xhemalit nuk e gjej sot. Kenget e Tij jane kryevepra.
Tani nuk je vetem karr por i ke te gjitha.O hajvan po diskutohet cilesia si vokale dhe njerezore jo teksi i kengeve.Pastaj ajo kenge eshte hymn por si cope mishi qe ben hije ne kete toke sja paske haberin nga muzika.Mos diskuto per gjera qe nuk ti kap truri hidhu andej nga politika dhe ha mut sa te duash.
Po mire mor injorant, mund te na thuash se cfare lidhje ka me komunizmin ky tekst; Per ty Atdhe me te bukuren kenge me fuqine e kesaj zemre do te kendoj per keto male per keto fusha te gjana per kete vend ku sot i lumtur jetoj (Per keto male) (per keto fusha te gjalla) (per kete vend ku sot i lumtur jetoj) (2x) I bukur je ngrihesh madheshtor si keshtjelle e pamposhtur ti qendron ne mes dallgesh shkemb graniti vigan su perkule nga cdo stuhi e tufan
O Gjirikastrit po cke more qe harxhon kohen me ate karin. Sado ti flasesh ti ai prape kar do mbetet. Ku teksti i kenges Per ty Atdhe ku mendja e Tani Durrsakut
doli shurra ne Durres e mori rruget !
Ne nje vend tjeter kengetaret si Mentor Xhemali,apo Lluke Kaçaj qe te dy baritore te nivelit maksimal do kishin bere karriere te shkelqyer.Qe te dy jane pelqyer kudo ku kane kenduar dhe kane patur oferta nga teatro me emer te larte,por kishin lindur ne kohe te gabuar dhe ne vendin e gabuar.
Cfare Mentor Xhemali thoni more, para Stresit, rrepistit te famshem me fame boterore!? E kini pare se si i ka zaptuar te gjithe ekranet televizive ky ylle i famshem i skenes shqiptare ? Ne keto tridhjete vjetet e fundit, Mentor Xhemalin e ka marre mundimin qe nje ekran televiziv, qofte ky edhe shteteror te na e sjelle ne vemendje qofte edhe me nje kenge, te pakten edhe ate qe permend i biri, Per ty atdhe' ? Po cfare eshte mentor Xhemali more, para ketyre cingijeve dhe para ketyre "kengetareve" te mejhaneve e te rruges, qe kane zaptuar televizionet, pfffffff
Shyqyr nje shkrim per njerez se vetem per vrases, horra dhe baxhella lexojme.
Tu qisha rropt stresit dhe shokeve te tij
Ze i paarritshem basi. Ze basi i embel nuk kam degjuar deri tani. Nga fundi i karrieres jane te paharrueshme kenget popullore permetare kenduar ne duet me Yllin (ia kam harruar mbiemrin). Gjithashtu, per mua do te mbetet e paharrueshme hyrja e operes "Trovatore" me korin.
Nje kanal televiziv i joni tani nuk me kujtohet jepte ne oret shume te vona te nates dokumentare te kohes te hershme te komunizmit te pa censuruara,aty kam pare disa rregjistrime koncertesh te kengetareve tane lirike midis tyre edhe te madhin Mentor Xhemali se bashku me kolege te tjere te operas duke interpretuar pjese te arieve operistike.Kishte nje vokal bas te ngrohte natyral tamam aty ku ai shquhej.Ky ishte abitati i tij pastaj interpretimet e tjera deshmojne zerin e tij brilant sidomos ne kengen hymn Per ty atdhe nje perle e pavdekshme.Artist te tille lindin nuk behen.