
Nga Xhevdet Shehu
Si në atë kohë kur ai ishte i gjithëpushtetshëm, edhe tani pas më shumë se tri dekadash të ndarjes së tij nga jeta, nuk është e lehtë të shkruash për Enver Hoxhën. I himnizuar si askush tjetër, sa ishte gjallë dhe, po aq i anatemuar pas vitit 1990, ai është një nga figurat më tërheqëse për historianët, studiuesit dhe politologët. Vendas dhe të huaj.
Në 75-vjetorin e lindjes, ai tha një shprehje lakonike që ishte kuintesenca e figurës së tij: “Mos mendoni se unë jam Zeusi… Jeni ju, pa jemi ne!”
Në të vërtetë ai ishte Zeusi i shqiptarëve për rreth gjysmë shekulli. Metaforikisht. Pasi edhe vetë Zeusi mitologjik është një metaforë. Fakt i padyshimtë është që Enver Hoxha është një personalitet i padiskutueshëm i historisë shqiptare, nga më të shquarit. Me shumë dritë hije, natyrisht. Si të gjithë udhëheqësit. Por ai do të mbetet edhe për shumë kohë një pikë referenciale e historisë së kombit shqiptar, për ato që bëri dhe nuk arriti t’i bënte. Duhet të vendosemi në kohën që ai jetoi dhe udhëhoqi për ta vlerësuar realisht.
Në DITA ne po botojmë një material autentik krejtësisht të panjohur nga biografia e tij si udhëheqës politik absolut. Një fragment ditari, nga ditari politik i tij, që nuk u bë kurrë publikisht as kur ai ishte gjallë dhe as sa ishte gjallë socializmi që ai ndërtoi. Dhe as sot e kësaj dite. Pikërisht te ky ditar mund të deshifrohen shumë nga sekretet e kohës së tij, akteve dhe sjelljeve të tij në vitet e fundit të jetës.
Në një nga takimet e mija me Nexhmije Hoxhën, në shtëpinë e saj në Laprakë, bashkëshorten e Enver Hoxhës e kisha përballë. Pasi përfundova një bisedë për gazetën, me kuriozitet ktheva kokën nga biblioteka që kisha pas shpinës sime. Nga dhjetëra mijë libra të bibliotekës unikale shumë të pasur të Enverit, kishin ngelur disa dhjetëra kopje librash. Është një histori më vete kjo… Duke vështruar me vëmendje titujt e librave, më tërhoqi vëmendjen një kolanë librash thuajse të njëjtë në ngjyra të kafenjtë, ndoshta me 14 vëllime, me titullin “Enver Hoxha. Ditari politik”.
E pyeta zonja Hoxha: “Unë kam ditarin në ngjyrë gri. Ç’është ky ditar?” Dhe ajo më tha: “Ai në ngjyrë gri ishte për opinionin publik. Kurse ky me ngjyrë kafe është më i miri i Enverit dhe mund të quhet ditari sekret më i rëndësishmi i Enverit. Është ditari politik i tij. Aty ke një gjykim autentik të Enverit për të gjitha zhvillimet politike në vend dhe në botë, si dhe për perspektivën e Shqipërisë edhe pas ikjes së tij. U botua në një minimum kopjesh, ndoshta 20 kopje. Sa për anëtarët e Byrosë Politike. E botuam aq pak dhe nuk u shpërnda asnjëherë në publik për ngarkesën e madhe politike që mbart. Nuk e di nëse do të ribotohet ndonjëherë…”
Këtu lindi kjo histori. Para disa ditësh, kontaktova me djalin e Enver Hoxhës, Ilirin, dhe bashkëshorten e tij Teuta, nëse mund të më jepnin ndonjë fragment të atij ditari. Duke mos e ditur se çfarë shkruhet e thuhet brenda atij ditari, nuk sugjerova asgjë. Iliri më tha “po” dhe më dërgoi këtë fragment nga ditari sekret i Enverit që ka të bëjë me përpjekjet e Shqipërisë për t’u lidhur me Gjermaninë në gjysmën e parë të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ishte koha kur kancelari i Bavarisë Franc Jozef Shtrausi bëri disa vizita në Shqipëri dhe ndërtoi urat e para të lidhjes së Shqipërisë me Gjermaninë. Janë shkruar gjatë këtyre viteve rrëfenja diplomatësh dhe personash të tjerë, të atyre që i krijuan këto lidhje me Shtrausin, që kanë qenë të pranishëm në vizitat dhe takimet me Shtrausin, kanë folur një sërë protagonistësh, por… Por mungonte historia e Enverit. Ai ishte gjallë në atë kohë dhe i ka lënë me shkrim mendimet e tij, udhëzimet dhe porositë.
Ne po ju zbulojmë diçka sot, me shpresën se në të ardhmen do të shkruajmë e botojmë më shumë.
Ja si ka shkruar ai në ditarin sekret.
Ja e vërteta për lidhjen tonë me Gjermaninë
E HËNË 22 SHKURT 1982
POZITA JONE NDAJ PROBLEMIT GJERMAN NE PËRGJITHËSI
Në vijim të vendimeve të Kongresit të 8-të të Partisë, ne përgatitëm edhe mënyrën, edhe formën për të konkretizuar lidhjet diplomatike me Republikën Federale të Gjermanisë.
Si fillim menduam që në Vjenë, ku janë vendosur kontakte formale midis ambasadorit tonë dhe atij të Republikës Federale të Gjermanisë, të dërgonim një shokun tonë që këtej për të marrë kontaktin e parë me një përfaqësues të Bonit në rang më të lartë se ambasadori. Shoku ynë, duke u bazuar në vendimet e Kongresit, do t’i parashtronte gjermanit pikëpamjet e Qeverisë sonë, përse nuk ka dashur kjo të lidhte marrëdhënie diplomatike më parë dhe përse mund t’i lidhë sot. Arsyet kryesore për këtë, do t’i thoshte atij përfaqësuesi ynë, kanë qenë politike e jo vetëm çështja e reparacioneve. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, kur bënte pjesë si anëtare e Traktatit të Varshavës, ishte për nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Ne nuk lëvizëm nga ky qëndrim, të tjerët po, lëvizën. Edhe tani mendojmë se ky traktat duhet të nënshkruhet. Por, ne jemi realistë dhe e dimë se një gjë e tillë nuk varet nga ne. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është për bashkimin e të dyja Gjermanive në një shtet të vetëm dhe dëshirojmë që Gjermania e bashkuar të jetë një vend demokratik socialist. Por, edhe për këtë ne jemi realistë, mbasi është një çështje e vetë popullit gjerman.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë doli nga Traktati i Varshavës, se ishte kundër tij, ashtu siç është dhe kundër NATO-s. Të dy këto traktate, që manipulohen nga të dyja superfuqitë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ynë i konsideron agresive dhe i bën përgjegjëse për një luftë të mundshme të përgjithshme atomike. Ne konsiderojmë, gjithashtu se qeveria e tanishme e Bonit ka një personalitet të fortë, të pavarur dhe fjala e saj bën kohën e mirë ose të keqe në NATO. Ajo nu është e nënshtruar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër interesave të vendit të vet, kurse Qeveria e Republikës Demokratike Gjermane nuk ka personalitet dhe është e nënshtruar ndaj Bashkimit Sovjetik.
Luftën në Evropë mund ta shkaktojnë si Bashkimi Sovjetik edhe NATO-ja, por në rast se Republika Federale e Gjermanisë do ta dëshironte një gjë të tillë. Në rast se Republika Federale e Gjermanisë është kundër një lufte në Evropë luftë këtu nuk mund të ketë, NATO-ja nuk ka vlerë pa Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo është bindja jonë e tanishme. Ne kemi, gjithashtu, bindjen se një politikë si ajo që ndjek aktualisht Republika Federale e Gjermanisë mund të shkaktojë shthurjen e Traktatit të Varshavës, të dobësojë Bashkimin Sovjetik dhe jo vetëm të mos u nënshtrohet Shtetve të Bashkuara të Amerikës, por edhe t’i dobësojë këto.
Një prirje të tillë politike, të përafërt, gjykojmë ne, ka ndaj blloqeve qeveria e kancelarit Shmid, prirje politike kjo që nuk e ka pasur as qeveria e Adenauerit, aas ajo e Erhardit dhe nuk ka deklaruar ta ketë as ndonjë qeveri e mundshme e Shtrausit.
Ne, shqiptarët, jemi kundër luftërave agresive imperialiste, prandaj kemi qenë, jemi dhe do të jemi kundër superfuqive, Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kundër të gjithë atyre shteteve që bëjnë lojën e tyre. Politika jonë në këtë çështje nuk ndryshon dhe nuk do të ndryshojë.
Duke ndjekur me kujdes orientimet politike të qeverisë së djeshme të Republikës Federale të Gjermanisë, të Adenauerit dhe të pasardhësve të tij, dhe politikën aktuale të qeverisë së Shmidit, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk lidhi marrëdhënie diplomatike me të parat, ndërsa me qeverinë e sotme të Bonit dëshiron të lidhë marrëdhënie diplomatike. Kjo është arsyeja kryesore politike që e shtyn Qeverinë Shqiptare të lidhë marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Lidhur me çështjen e reparacioneve Gjermania duhet t’ia paguajë vendit tonë, por, se si do t’i quajmë ne këto, duhet të gjejmë për këtë termat që as për gjermanët të mos konsiderohen si reparacione, as për ne të mos merren sikur janë kredi. Po kështu sa duhet të na paguhen edhe kjo, gjithashtu, do të diskutohet në mes të dyja qeverive tona, pasi të zgjidhet çështja e parë.
Kjo me pak fjalë është paraqitja e çështjes nga ana jonë. Në hollësi kemi formuluar edhe ligjëratën e shokut tonë për bisedën me gjermanin.
Gazeta Dita
Pse nuk hapi driten jeshile me Shtrausin e Bavarise? Sepse nuk donte te ishte nje Ali Pashe Tepelene ne Shqiperine e pashkeputur nga "Kampi Socialist" me ne krye Bashkimin Sovjetik. Prandaj e dergoi ne ate bote Mehmet Shehun dhe la si trashegimtar ish-agjentin e rekrutuar ne burg nga SIM italian, me pas UDB jugosllave dhe ne fund nga KGB sovjetike, Ramonin.
Ti porcelan e ke dhe mendjen, kopan i teri, po ne 1982 çfare lidhje kishte Shqiperia me Bashkimin Sovjetijk o gjithologe qe terbuat edhe mizen ne bythe te kalit?! Jepini se do derdhet e tera e pastaj do tu ngelet kosherja bosh. Flasin ata qe kane qen sperme e papergatitur akoma per nderzim.
Botoni Botoni te tilla shkrime mbas vdekjes te kriminelit qe vrau nje Popull dhe e Skllaveroi ne maksimum..Botoni Botoni kesoj Temash qe ne diten e sotem juve qe i Botoni duhet tju dali shpirti sic ju doli qindra shqiptareve kure u pushkatuan dhe u Internuan , Femije Pleqe e te Rinje..Popull qe fle gjume e qe genjehet e qe ju dhimbset Jeta per te zhdukur nga faqja e dheut te tille Artikuj dhe disa Kriminele pasardhes qe Jetojne akoma.. Popull qe po vriten per nje kanal Ujit e qe nuk jane ne gjendje te zhdukin ate pjese qe duhet varur ne Bulevard..Pa u Eleminuar ata qe ishin dhe keta qe jane , ky Popull asnjehere nuk do te kete qehtesi..
Botoni Botoni te tilla shkrime mbas vdekjes te kriminelit qe vrau nje Popull dhe e Skllaveroi ne maksimum..Botoni Botoni kesoj Temash qe ne diten e sotem juve qe i Botoni duhet tju dali shpirti sic ju doli qindra shqiptareve kure u pushkatuan dhe u Internuan , Femije Pleqe e te Rinje..Popull qe fle gjume e qe genjehet e qe ju dhimbset Jeta per te zhdukur nga faqja e dheut te tille Artikuj dhe disa Kriminele pasardhes qe Jetojne akoma.. Popull qe po vriten per nje kanal Ujit e qe nuk jane ne gjendje te zhdukin ate pjese qe duhet varur ne Bulevard..Pa u Eleminuar ata qe ishin dhe keta qe jane , ky Popull asnjehere nuk do te kete qehtesi..
jane denuar e pushkatur vetem spiunet e ciaa,udb e asfalis ! Kaq Po ka patur nje nen, ai i agjitacione propogandes, qe eshte shfrytezuar e keqperdorur. Po jo me qqindra mije sic thua zotrote.
Ky Ditar "sekret" i Enver Hoxhës është dashur patjetër të ribotohej deri sot! Turp është nëse nuk ribotohet para 40 vjetorit të vdekjes të udhëheqësit që kaq shumë vjet vendosi për fatet e Shqipërisë. Unë do ta financoja ribotimin. Të lajmërohet me një shkrim kush e ka të drejtën e ribotimit.
fisnik,do na bëje një nder të madh të financoje botimin e tyre!!të jashtëzakonshëm,me thon të drejtën!!unë personalisht,para se të lexoja diçka nga ditari i tij(kjo është paraqitur,një a dy vjet më parë),më kujtoheshin fragmente nga fjalimet e tij,parashikimet e tij,por kur lexova këtë punën e bashkimit të gjermanive,pra që ai jepte lejen për tu bashkuar,dhe këtë pasi kishte biseduar dhe me shokun hekuran!?aty i vura vizën "gjenialitetit" të tij legjendar!!po të ishte gjallë!?do ti kisha thënë të njëjtat gjëra që i tha ai djali hekuran isait në një bashkbisedim direkt në TV"ama ju jeni ata që kanë drejtuar këtë vënd?"!!pastaj vulën gjithçkaje ja ka vënë nexhi!!pavarsisht niveleve të larta në administratën shtetrore që ajo pati,ajo mbeti një "katnare" që nuk mësoi asgjë nga jeta e saj!!e njëjta gjë dhe për djalin e madh të enverit!kokëtrash si prindërit e tij!!sa për të voglin,sokolin!?ça të thuash kur atë e tërheq për hunde një skizofrene mitomane!! mos e humb guximin,fisnik,kërko botimin dhe financo për ti botuar! do ishte një ndihmë e madhe për ne!!vetëm mos harro se dhe alFredo kaCo ka ndjekësit e tij!pavarsisht gomarllëqeve që thotë!!ti e xhota duket që jeni të enverit,dhe në ditarët e tij nuk shikoni tërësinë,por kapni fjalë që plotësojnë dëshirat tuaja!!
Sakte
Pu, pu, pu, çfarë fende ki Xhevdeti...
i ishte qe ngriti larte emancipimin e shqipetareve dhe sidomos te grave qe u barazuan te dejtat e tyre me burrin.
Ka ardhur koha e pershtatshme pa ngarkesa qe studiuesit,historianet,arkivistet apo grupe studiuesish te bejne nje vleresim per njerezit qe drejtuan Shqiperine nga viti 1912.Per shkak te ngarkesave politike prej disa dekadash keta drejtues te shtetit,pa perjashtim jane vetem jane anatemuar,urryer,share, injoruar rkrejtesisht.Shume nga kryeministrat shqiptare nuk kane sot nje varr.Per arsye politike,ideologjike apo per shkak te indoktrinimit deri ne ditet e sotme,palet politike ngrene ne qiell te tyret dhe hedhin balte mbi anen tjeter.Kjo ka bere qe keta drejtues te shtetit shqiptar te mbeten ne hije,te etiketohen dhe te perdoren nga politika sipas interesave.Madje nje pjese e tyre si Ahmet Zogu apo Enver Hoxha nuk pranohen na palet , Zogu perfaqesues i djathte etiketohet si nje satrap,kriminel,hajdut,injorant me 8 klase shkolle u be mbret me dhune qe e mbajti pushtetin me hu,me bandite te armatosur.vrau dhe bleu kundershtaret dhe ne prag te luftes vodhi thesarine ia mbathi jashte deri ne vdekje. Enver Hoxha nje aventurier i majte qe u vu ne krye te Partise Komuniste nga Jugosllavet qe nuk arriti te mbaroje universitetin ne Montpelje.Erdhi ne pushtet pasi udhehoqi nje gjoja lufte NAÇL.Qysh gjate luftes vrau rivalet,hapi luften vellavrasese dhe pas Çlirimit vrau,burgosi dhe persekutoi kundershtaret.E mbylli vendin nga bota,kolektivizoi çdo gje,zhduku pronen private dhe i varferoi shqiptaret atje ku nuk mban me.Te dy keta njerez qe e drejtuan Shqiperine me gjate se te tjeret lavderohen nga ithtaret e tyre dhe shahen nga kundershtaret e tyre deri ne denigrim total. Per I.Qemalin nuk ka nje permendore,Turhan pashe Permetit nuk i dihet varri jashte vendit,E.pashe Toptani prehet ne vorrezat serbe ne Paris,S.Delvina vdes ne Vlore.I.Vrioni ne Berat,Q.Koculi ne Vlore,,I Kosturi vritet ne Durres,H.Prishtna ne Kukes.Xh.Ypi ne Tirane,A Zogu ne France(Tirane) Sh.Verlaci ne Rome,F.Noli ne Boston,P.Evangjeli ne Korçe,K.Kota ne Burrel pa varr,M.Frasheri ne Rome,M.Kruja ne SHBA,E.Libihova ne Rome,M.Bushati pa varr,ne varr,R.Mitrovica ne Stamboll,L.Nosi pa varr,P.A.Arapi pa varr,F.Dine ne Belgjike,I.Biçaku ne Elbasan ishte i fundit. Pastaj vijne kryeministrat komuniste,E.Hoxha,M.Shehu,A.Çarçani,B.Fino qe e jane varrosur ne Shqiperi.Keta drejtues te shtetit mbartin tere pergjegjesine ne drejtimin e shtetit shqiptar.Ata drejtuan vendin ne momente te veshtira te ngritjes dhe ndertimit te shtetit shqiptar.Ata jetuan dhe drejtuan shtetin shqiptar kur ky shtet kaloi momente te veshtira nga shpallja e pavaresise,Luftes se Pare dhe te dyte Boterore,ne kohen d diktarures dhe ne fillimet e demokracise,ne momentet kyçe te konsolidimit te shtetit shqiptar.Duke dale nga kornizat politike dhe ideologjike,keto figura duhen studiuar,duhen vleresuar,duhen kritikuar dhe duhet te vendosen drejte ne vendin qe u takon.Nga te gjithe keta shtetare, jane gjalle pak individe te kohes se A.Zogut qe jane mbi 92-93 vjeç,shumica tjeter e popullit nga mosha mbi 45-50 vjeç kane jetuar ne kohen e Enver Hoxhes.Kjo do ishte ne nderin e historiografise shqiptare dhe do krijonte nje mjedis me te qarte dhe me real per periudhat historike dhe drejtuesit e shtetit shqiptar.
O shqiptar i vertete ! Akoma s'ka ardhe koha sa te jete gjalle Saliu me kryehetuesin kriminel Lame dhe me keta bezhdila prokurore e gjykates , Shqiperine do ta kumandojne keta qe s'kishin lindur akoma dhe derdellisin jo si e ema e Zeqos maje thanes por si Sheqerja nen Karaxhiçin. Ruani materialet dhe i botoni ne brezat e ardhshem qe do kene kulture dhe s'do kene ngarkesa politike te pa nevojshme; keta te sotemit te japin mendje pavaresisht se as bytha s'i degjon dot.
Ky kriminel qe vazhdon te llomotise qe pertej varrit.
juve bythqirave gjakprishur ua shkerdheu rrobt, ju beri te flisnit me vete e te spiunonit edhe bucet qe ju pollen
"I himnizuar si askush tjetër, sa ishte gjallë dhe, po aq i anatemuar pas vitit 1990, ai është një nga figurat më tërheqëse për historianët, studiuesit dhe politologët." si të gjithë diktatorët o xhotëëëë!!!!!!