Dokumentet e tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret nga regjimi komunist

30 Qershor 2025, 18:00Dossier TEMA
Dokumentet e tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën në

Nga Dashnor Kaloçi

Kanë qenë ditët e para të qershorit të vitit 1979, kur qyteti i Shkodrës dhe fshatrat përreth, që ende nuk e kishin marrë veten nga fatkeqësia e madhe që pësuan prej tërmetit katastrofik të 15 prillit të atij viti (me magnitudë 7.25 ballë, një nga më të fuqishmit në Ballkan për shekullin e kaluar), që shkaktoi dhjetëra viktima, shkatërrime e dëme të shumta materiale në Shkodër, Lezhë dhe qytete të tjera, si dhe me një seri pas-goditjesh që mbajtën në stres gjithë vendin, një tjetër ngjarje tejet e rëndë, do trondiste përsëri atë qytet. Kanë qenë orët e mesditës së datës 3 qershor të atij viti, kur në të gjithë qytetin e Shkodrës dhe në rrethina, u hap një lajm i kobshëm, se diku afër molit pranë urës së vjetër me konstruksion metalik, (ku takohet lumi Buna me liqenin e Shkodrës), ishte fundosur anija e vogël e ndërmarrjes Komunale, që shërbente për shëtitje turistike të pasagjerëve nëpër liqen. Lajmi tejet tronditës, ku flitej për një numër të madh të mbyturish apo të zhdukurish, bëri që në drejtim të lumit Buna, të vërshonin me qindra e qindra banorë të Shkodrës, nga të gjitha rrugët e qytetit.

Shumë prej tyre që kishin familjarët dhe të afërmit në atë anije, por edhe kureshtarë të shumë, rendnin me vrap, biçikleta apo karroca, për të parë se çfarë kishte ndodhur, kush ishin personat që kishin humbur jetën, apo dhe për të ndihmuar në kërkimin e gjetjen e viktimave, të mbytur në ujë. Lajmet që vinin nga vendi i ngjarjes, ishin nga më kontradiktoret, pasi anija e kishte marrë shumë pasagjerë mbi kapacitetin e saj, dhe numri i atyre që kishin rënë në ujë pas batimit të motobarkës “Mitro Xhani” thuhej se ishte rreth 50 veta. Kurse i atyre që nuk kishin mundur të dilnin më dot mbi ujë dhe kishin humbur jetën, ende nuk dihej!

Madje edhe sot e kësaj dite, kur kanë kaluar plot 46 vite nga ajo ngjarje e rëndë që tronditë një qytet të tërë, askush nga banorët e Shkodrës dhe familjarët apo të afërmit e atyre që humbën jetën në atë anije, nuk di të thotë dhe nuk japin një shifër të saktë, se sa ka qenë numri i viktimave atë ditë?! Madje kjo gjë nuk u mësua kurrë para viteve ’90-të, pasi siç dihet, regjimi komunist i asaj kohe, nuk i bënte kurrë publike ngjarje të tilla, apo çdo lloj aksidenti që ndodhte asokohe në të gjitha rrethet e vendit, nga Jugu në Veri.

Por çuditërisht, ashtu si dhe për shumë ngjarje të tjera aksidentale të kësaj natyre, nuk është folur dhe nuk është shkruar asnjë rresht, as pas viteve ’90-të?! Nga një dokument arkivor që kemi mundur të gjejmë, (i cili mban siglën “Sekret”, por tashmë i de-klasifikuar prej kohësh), mësohet se në ngjarjen e 3 qershorit 1979, ranë në ujë rreth 40-50 persona dhe shtatë prej tyre humbën jetën.

Dokumenti në fjalë që mban datën 4 qershor 1979, (të cilin po e publikojmë në këtë shkrim), pra që është përpiluar vetëm një ditë pas asaj ngjarje, jep edhe gjeneralitet e plota të viktimave, si; emër, mbiemër, mosha, qendra e punës dhe se ku banonin, por nuk jep hollësira të mëtejshme, se si dhe pse ndodhi ngjarja! As në ditët në vijim, me përjashtim të një njoftimi të shkurtër disa ditë më pas, që bën fjalë mbi arrestimin e kapitenit të asaj motobarke (Kol Zen Ragjoni), asnjë gjë tjetër nuk bëhet e ditur rreth asaj ngjarje aksidentale?! (Të paktën nga kërkimet tona deri më sot, nuk kemi mundur të gjejmë asnjë dokument nga ajo ngjarje).

Numri prej shtatë personash që humbën jetën në atë ngjarje, me shumë gjasa nuk mund të jetë i saktë, pasi nga investigimet tona, banorë të qytetit të Shkodrës, që kanë qenë prezent në atë ngjarje, apo dhe në bordin e anijes “Mitro Xhani”, tregojnë se numri i viktimave, është gati dyfish më i madh. (Një prej atyre që humbi jetën duke u mbytur në atë anije, ishte dhe vëllai i sekretarit të Gjykatës së rrethit të Shkodrës, me mbiemrin Kraja, emri i të cilit nuk figuron në komunikatën zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të datës 4 qershor). Sa më sipër sepse, disa prej kufomave u gjetën në ditët në vijim në liqenin e Shkodrës, madje disa prej tyre, i kishin zhvendosur rrymat ujore, duke i çuar në anën tjetër të kufirit, në pjesën e Malit të Zi, pjesë e Jugosllavisë së asaj kohe.

Por krahas këtyre dy fatkeqësive të madha që i ranë këtij qyteti, Shkodrën e kulturës, e trishtoi akoma më shumë edhe një lajm tjetër, gjë të cilën e ndjenë më shumë tifozeria e zjarrtë shkodrane, apo siç thuhej ndryshe në atë kohë në leksikun zyrtar, “sportdashësit” e atij qyteti. Ekipi i futbollit “Vllaznia”, i cili një vit më parë kishte shkëlqyer në Kupën e Kampioneve të Europës, duke luajtur denjësisht kundër “Austria” e Vjenës, (2 me 0 në Shkodër dhe 1 me 3 në Vjenë), nuk do të merrte pjesë atë vit në atë kompeticion, pasi shorti i kishte rënë me një ekip izraelit, me të cilët ekipet shqiptare, nuk pranonin të luanin!

Edhe pse hija e trishtueshme e këtyre ngjarjeve tejet të rënda (kryesisht tërmetit të 15 prillit dhe 3 qershorit me anijen “Mitro Xhani”) nuk mund të shqitej lehtë nga banorët e Shkodrës, madje do të vazhdonte gjatë, Shkodra dhe shkodranët, nuk hiqnin dorë nga humori i tyre, (kryesisht me barsoleta, kundër regjimit), madje jetonin me të, duke e pasur si “ushqim” të përditshëm! Edhe pse ato barsoleta (apo “beta” siç i thonin shkodranët), i atribuoheshin Tef Palushit, (karikaturistit dhe humoristët të famshëm të atij qyteti), autorë të vërtetë të tyre, ishin të tjerë, që në Shkodër njiheshin mirë, por preferuan dhe mbetën gjithmonë anonimë. Këto barsoleta, do të kishin një zhvillim të madh në atë kohë, pasi në rrethin e Shkodrës dhe të Lezhës, përveç ndërmarrjeve të atyre dy rretheve, shteti i asaj kohe kishte dërguar dhe me qindra e qindra punonjës të tjerë dhe vullnetarë nga i gjithë vendi, të cilët punonin me orë të zgjatura, “për likuidimin dhe zhdukjen e pasojave të tërmetit”.

Nisur nga kjo situatë, diku nga fundi i qershorit i atij viti, pra disa ditë pas ngjarjes me anijen “Mitro Xhani” që tronditi atë qytet, në Shkodër mbërriti Estrada e Tiranës (apo siç njihej në atë kohë; Estrada e Shtetit), për të dhënë një numër shfaqjesh, si në qytet, ashtu dhe në disa lokalitete, si Koplik, Bushat, Vau i Dejës etj.. Të akomoduar në Hotel Turizmin “Rozafa”, në qendër të qytetit të Shkodrës, disa nga aktorët dhe humoristët e Estradës së Tiranës, me në krye të famshmin Skënder Sallaku, takohen me Tef Palushin, i cili e frekuentonte shumë lokalin e atij hoteli. Tefa e fton Skënderin në tavolinë për kafe dhe midis tyre thuhet se zhvillua edhe kjo bisedë:

Skënderi: “Ça ishin mor Tefë, gjithë këto fatkeqësi që i ranë Shkodrës, si tërmeti në muajin prill, apo siç na treguan, mbytja e asaj anije në lumin Buna”?!

Tefa: “A mor Skener, i kto fatkeqsina, përimen ishn t’randa, ku s’din kush me t’diftu, por ato erdhën prej atij atje nalt, dhe s’ke çka u ban. Por na shkodranëve, na ka ra dhe një fatkeqësi tjetër akoma dhe ma e madhe se i kto t’dyja, kjo asht se ç’asht”!

Skënderi: “Po çfarë fatkeqësish mor Tef, se ne nuk dimë gjë! S’na ka treguar gjë njeri”!

Tefa: “A mor Skener, nuk ua kan than njerëzit, se pritojn me fol”!

Skënderi: “Po na e thuaj ti more shoku Tef, ç’është kjo fatkeqësi e madhe, që ka ndodhur në Shkodër dhe nuk na e kanë thënë”?!

Tefa: “A ka fatkeqësi më të madhe more Skener, me ardh Estrada e Tiranës dhe me na ba me qesh ne shkodranëve?! Ku ku për ne, ç’far s’nin robi”?!

Përtej humorit shkodran të Tef Palushit, me të cilin identifikohej një qytet i tërë, në vijim të këtij shkrimi, po publikojmë dokumentet arkivore (me faksimilet përkatëse), të cilat nuk ishin thjesht raporte administrative, por pasqyrim i një realiteti të hidhur dhe të kontrolluara e të mbrojtura me “strehë të hekurt”, nga regjimi i asaj kohe. Në to janë pasqyruar në pak rreshta, dy fatkeqësitë e rënda, madje në kufijtë e katastrofave, që goditën Shkodrën e rrethinat e saj, në periudhën prill-qershor të vitit 1979, dokumente të cilat siç theksuam pak më lart, bëhen publike për herë të parë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME, ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE SEKRETE, PËR TËRMETIN E DATËS 15 PRILLI 1979

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                               

SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                         

Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                           

Tiranë, më 16.4.1979

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 89

QENDRA SIZMOLOGJIKE TIRANË

Më 15.4.1979, ora 07.19, një tërmet shumë i fortë, me magnitudë 7.25, sipas shkallës së Rihterit, ndodhi 130 km. në veriperëndim të Tiranës, me epiqendër në detin Adriatik. Intensiteti i tërmetit në epiqendër, ka qenë mbi 9 ballë, sipas shkallës MSK-1964. Është ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në këtë shekull në territorin e Ballkanit.

Në territorin e vendit tonë, në bregun e lumit Buna, ka qenë rreth 8 ballë MSK-1964. Tërmeti shkaktoi 35 të vdekur dhe 167 të plagosur, në rrethet e Shkodrës dhe të Lezhës. Në këto dy rrethe, u shkatërruan 1738 shtëpi banimi dhe u dëmtuan 5415 shtëpi banimi, objekte ekonomike dhe social-kulturore.

Dëme u shkaktuan dhe në rrethet Krujë, Pukë, Dibër, Tropojë, Mat dhe Mirditë. Lëkundjet e këtij tërmeti, u ndien në të gjithë territorin e vendit tonë si dhe në të gjithë Jugosllavinë, Greqinë Veriore, në Bullgari, në Itali, në Austri, dhe në Gjermaninë Jugore. Tërmeti shoqërohet me shumë pasgoditje.

Deri në orën 21, stacion qendror i Tiranës, ka regjistruar 206 pasgoditje, disa nga të cilat, kanë pasur magnitudë mbi 4.0. Më e forta ndër to, ndodhi në orën 15.43, me magnitudë rreth 6, sipas shkallës së Rihterit, lëkundjet e kësaj goditje, janë ndjerë edhe në Tiranë.

Nga njoftimet e Degëve të Punëve të Brendshme, rezulton se në Shkodër, veç të vrarëve dhe të plagosurve, janë dëmtuar 80 përqind e shtëpive të zonës së Velipojës, Bushatit, Barbullushit, në zonën e Dajçit dhe në fshatin Pentarë, janë rrënuar krejtësisht, 80 përqind e shtëpive.

Janë dëmtuar rëndë banesat e pikave kufitare, Reç, Pulaj, Rrushkull e Pentarë, kurse në efektiv, nuk ka asnjë dëm. Në Lezhë, ka dalë jashtë përdorimit furra e bukës e qytetit, është dëmtuar depo e vjetër e ujit të pijshëm të qytetit, rrjeti elektrik dhe ai i ujit, ndërsa në fabrikën e letrës, kanë ndërprerë prodhimin dy reparte.

Në Rrëshen ka pasur 3 të plagosur, 3 shtëpi të shkatërruara dhe 40 të dëmtuara. Në Krujë është plagosur 1 person, janë dëmtuar 10 shtëpi dhe është dëmtuar lehtë ura e Matit, (qarkullimi vazhdon normalisht). Në Mat janë dëmtuar 26 shtëpi. Në Dibër, janë dëmtuar krejtësisht 7 shtëpi, ndërsa 350 të tjera janë dëmtuar pjesërisht, (midis tyre, 8 objekte social-kulturore), është dëmtuar lehtë godina e Pallatit të Kulturës Ilnicë, dhe e Pikës së Hapjes në Fush-Çidhën. Kanë ngordhur 5 kokë dhi.

Në Durrës, në qytet, janë dëmtuar rreth 80 ml. mure rrethuese shtëpish, linja telefonike Manëz-Ishëm, është ndërprerë, linja elektrike në Ndërmarrjen e Serave e N.I. Kimike, u ndërprerë, ndërsa në Shkollën Industriale të Ndërmarrjes së Peshkimit, janë rrëzuar 30 ml. mure rrethuese. Në Kukës është plagosur një person dhe janë rrëzuar disa oxhaqe, (në Bushtricë), ndërsa në fshatin Arrëz u rrëzua një depo plehu kimik dhe disa oxhaqe.

NJOFTIMI I DYTË I MINISTRISË SË BRENDSHME ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE SEKRETE, PËR TËRMETIN E 15 PRILLIT 1979

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË                

SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                

Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                        

Tiranë, më 16.4.1979

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 90

QENDRA SIZMOLOGJIKE TIRANË

Deri në orën 21.30, të datës 16.4.1979, stacioni qendror i Tiranës ka regjistruar gjithsej 513 pasgoditje të tërmetit të rënë më datën 15.4.1979. Pas goditja më e fortë ra në orën 11.04, me intensitet në qendër 7 ballë MSK-1964, në Shkodër 6 ballë, ndërsa në Tiranë, 3 ballë. Nga studimi i shpërndarjes së pas goditjeve të tërmetit të datës 15.4.1979, rezulton se aktiviteti sizmik zë një zonë thuajse lineare, me gjatësi rreth 100 km. përgjatë bregdetit Adriatik, rreth 20-30 km. larg bregut, nga Ulqini deri në Hercegnovi. Lëkundjet, sipas mendimit tonë, do të vazhdojnë dhe për një kohë relativisht të gjatë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE, PËR NGJARJEN E 3 QERSHORIT 1979, TË MOTOBARKËS “MITRO XHANI”, KU RANË NË UJË 50 VETA DHE U MBYTËN 7 PREJ TYRE

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË             

SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME             

Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                      

Tiranë, më 4.6.1979

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 130

SHKODRA

Më 3.6.1979, në ora 11 e 30, në kohën që udhëtonte nga Ura e Bunës për në Shirokë, nga ngarkesa e tepërt me udhëtarët, u mënjanua motobarka “Mitro Xhani” e ndërmarrjes Komunale Shkodër, dhe ranë në ujë 40-50 persona, nga të cilët akoma nuk janë gjetur dhe dyshohet të jenë mbytur ushtar Agim Liman Meta, vjeç 21, nga fshati Kovashicë Peshkopi, efektiv i Batalionit të Kufirit Shkodër, Halime Halil Kallogjeri, vjeç 25, Mitat Eqrem Ymeri, vjeç 11, Halil Haxhi Piraniqi, vjeç 29, inxhinier në Uzinën e Blojës, Sabah Faslli Dini, vjeç 20, punëtor në N.N., Fatmir Hasan Dani, vjeç 18, nxënës, dhe Lulzim Mehmet Brocaj, vjeç 20, punëtor në N. Ushqimore, lindur e banues në Shkodër.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME ME ANË TË KOMUNIKATËS OPERATIVE, PËR ARRESTIMIN E KAPITENIT TË MOTOBARKËS “MITRO XHANI”, KOL. ZEN RAGJONI, PËR NGJARJEN E 3 QERSHORIT 1979

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË               

SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME              

Ekzemplar Nr. 1

DEGA E PËRGJITHSHME                                       

Tiranë, më 15.6.1979

KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 130

SHKODRA

Më 14.6.1979, u arrestua Kol Zen Ragjoni, vjeç 54, lindur në Shirokë dhe banues në Shkodër, kapiten i motobarkës “Miyro Xhani”, për arsye se ka shkelur rregullat e lundrimit, e si pasojë, më 3.6.1979, u mbytën 7 vetë.

Memorie.al

22 Komente

  1. l
    landi

    O Dashnor Kar oçi ! Ti ,Kastriot Dervishi dhe Agron Tufa na cat bythen me keteo mender "sekrete" qe ju kini zbuluar ! Po mnjaft o funderina se s ua ka koken njeri mashtrimeve tuaja, se qe te tre kini qene funderina te njohur nga te gjithe, i te tille.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Nga ky shkrim morëm vesh se shkodranët "e paskan rrzue regjimin e Enver Hoxhs me barcaleta". Të me falin shkodranët, sepse kjo nuk është e vertetë, por ky Kal-oçi këtë po thotë ne shkrim. Pastaj, se çfare lidhje ka aksidenti i mbytjes së nje anijeje argetimi dhe ku humben fatkeqesisht jetën 10-15 vetë, me regjimin komunist, vetëm nje rrotë trapi si Kal-oçi e di. Sali Berisha i mori jetën deshmoreve te 2 Prillit, fatkeqëve te Gerdecit, dhe deshmoreve te 21 Janarit, por Prokuroria nuk po ka bythe ta çojë ne gjyq. Ju shkoni e flisni per nje aksident ne kohën e Enverit, kur ai shtet i shkonte pergjegjesise deri ne fund, edhe me oushkatim dhe me varje. Na hapët zorret me idiotesira. Pse nuk flisni per gjyqin qe ju bë Daut Gumenit nga regjimi komunist, dhe Dauti e vertetoi qe ishte disident. Visar Zhiti doli "disident" pa dashje, ndersa disidentët e vërtetë te familjes se nderuar Blloshmi i keni lënë ne harresë, sepse ashtu i pelqen Saliut. Maskarenj. Mut ishit atëhere, mut jeni tani. Disidentët e vërtetë nuk rrahin gjoksin. Ata duhet t'i nderojme ne.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hoxhass

        Vetem te botosh foton e Dulles duhesh klasifiku Terrorist jo me te kesh simpati per idealet e tij.-

        Përgjigjjuni
      2. L
        Linza

        Tamam funderrine qe shkruan romane ne gazete dhe si lexon kush deri ne mes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liqeni

          Cfare lajmesh jane keto?! Ndodhin katastrofa natyrore,merret e jepet informacion, vijojne masat per menaxhimin e gjendjes, etj. Pra behet detyra nga kompetentet. Nje medie, gazetari e varfer, per te qare hallin!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shirokasi

            E kane shkru Kol. a thua se ishte kolonel, quhej Kolë i shkreti dhe aksidenti u shkaktua nga disa hajdute oresh dore qe nga frika e kontrollit te policise filluan te tundin barken derisa u fundos.

            Përgjigjjuni
            1. P
              PDIND E GJYSH NJËKOHËSISHT.

              Politik apo FATKEQËSI? AKOMA ME KËTO MERENI O MERA MOS HARXHO KOT LEKË.ATDHEU KA HALLE TË TJERA BËNI THIRJE BABALLARËVE,NËNAVE,GJYSHËRVE TË JU BËJNË THIRRJE TËFËMIJVE TË RINË OSE TË RIKTHEHEN DHE TË RINGREIN NËNËN SHQIPËRI

              Përgjigjjuni
              1. T
                Thirri mendjes MERUSHE

                NA CATE TRAPIN ME FOTO E EVOKIM TE ENVER BOSHNJAKUT E SKLLAVIT TE MILADIN POPVICET DHE SLLAVEVE. SUPER POLIAGJENT DHE KRIMINEL I POPULLIT SHQIPTAR, SIDOMOS ELITES INTELEKTUALE DHE PATRIOTIKE TE SHQIPERISE!!!! VLEN DHW PER EDVIN HOXHA RAMA!

                Përgjigjjuni
                1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                  Qenke nje kokerr trapi ti or byrazer, dhe jo vetëm pse shkruan me shkronja të mëdha si klluf. Çfare hyn këtu Miladin Popoviçi? Ne qoftë se të paska mbetur merak, pse nuk permend mbledhjet e kryesisë se Saliut, ku merrte pjesë Damir Fazlliç. Sa per Miladinin, rri mos fol më mirë, se ti vetëm me të degjuar nga Sali Kamunisti e ke. As nuk e di historine fare se si u thirr Miladini si ndërmjetës. Ti ke degjuar ca gjera lart e poshtë, dhe shkruan idiotesira këtu. Që kur shkruan "Enver Boshnjaku", dukesh qe je trap zalli. Na permend dhe "elitën intelektuale dhe patriotike". Mos perdor fjalë qe nuk jua di as kuptimin as historinë. Sali Kamunisti i pati ne parti intelektualët, qe nga fillimi i PD, por i perzuri nje nga nje, per ta mbushur PD me gomerë si puna jote dhe Nul Nokës. Kungull.

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shkodriani

                  Atëherë dihet që ka qenë një diktaturë e keqe. Ra tërmeti në Shkodër në Prill dhe deri në Korrik të gjithë u futën me zor, me dhunë, në shtëpitë e reja...... . Ka lezet sot. Ka 6 vjet që ka rënë tërmeti në Durrës dhe ende nuk janë ndërtuar shtëpitë e shëmbura.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tdi

                    O Kar-oçi sa janë mbytur janë raportuar! Përsa thua ti që të mbyturit kanë përfunduar në Mal të Zi kjo është gënjeshtër ! Kar-oçi në atë kohë pasojat e tërmetit u rregulluan shum shtëpi në kohërekord që Mali - Zi kaluan vite dhe nuk u rregulluan si tek ne. Zoti Kar-oçi shif përpara dhe mos u merr me këshi prrallash të kaluara,se ke shum gjona sot mëtë rëndësishme për tu marrur. Kar- oçi pse nuk merresh me tërmetin që ra para 3apo4 viteve që Qeveria e some jua banuni buk shjalëve që eshe votat nuk ja dhanë.

                    Përgjigjjuni
                    1. 7
                      777

                      O z. Kaloçi , ti me shokët tuaj shkruani diçka që gjoja bombastik dhe del fllusk . E para duhet me paraqit dokumentat e kohës të bëra në foto pra origjinalet e jo ça shkruan ti broçkulla e gi marrim si të verteta . E dyta ka ndodh një ngjarje në Zues një arsimtar që u mbyt dhe flitet që ishte nga jugu i Shqipërisë dhe ne si shkodranë nuk morëm vesh më gjatë . E treta , me këtë shkrim po kërkon ta kritikosh Enverin që pse nuk ka bërë denime kapitale por është tregu liberal . Pra asgjë nuk po kuptojmë nga shkrimet që po bëni sot ju dhe shokët tuaj .

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nari

                        Vazhdon Kar loci te tregoje perralla me histori te para 50-60 viteve,te cilat nuk i interesojne kurkujt dhe nuk i lexon shumica e njerezve.Edhe mbas 35 viteve vazhdon me "sukses" te plote lufta me komunizmin ( ne fakt me mullinjte e eres ) !!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trapajane hesapi

                          Ra termeti ,u rrafshua shkodra.U ngrit nga e para per gjashte muaj.Gjithe Shqiperise ne Shkoder per eliminimin e pasojave te termetit.Pas 1991 ,gjithe shkodra me kembe per shkaterrimin e veprave komuniste ,uzinave fabrikave ,sistemkit bujqesor.,vreshtave.Ishin komuniste dhe dhane kontribut per shkaterrimin e komunizmit.Vetem se hvarruan hidrocentralet dhe sot ndricohen nga "drita e partise".Sa per kalocin,djalin e Dushanit ,emrvin e te cilit trashegon ne Shqiperi,hyzmetin Dushanit do t'ha beje deri ne fund.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nasufi

                            Thirri mendjes ti o rrote karri medemek patriot. Shko mor plehre se te ben me vjelle diskursi jot primitiv duket qe je tamam karr.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lasgushi

                              Ky Kaloçi,jo hazetat nuk është,por SHPIFËS ORDINER I PAPARË. Di la mundësi në faqet e gazeyës.tuaj të nderuar yë nxorni këto fekale. 1.Ky mashtron kur thotë se nr i voktimave ishte më i lartë dhe ju fsheh shkodranëve.Po të gënjenje,më.dokumente zyrtare më atë kohë,yë prisnin duart dhe bilen.Le të gjejë ky kokëloqja Kaloçi një emër që mungon e ka daëë më von. 2.komunika është esktë,konçize dhe realeKëto to sotmet jamë analfabete. 3.Vërtet diktaturë e proletatiatit ish,por shtëpite e tërmetit u a ndërtoi falas brena vitit,fshatarëve.Dhe ky debil Kaloçi,edhe këtë r neglizhon dhe anadhkalon qëllimisht. 4.Ky produk pervers i politikës gebelsiane të Sali Berishës,kujton se shkodranët janë trota kari dhe do ndikojen nga kjo nevojtore mediatike dhe fo votojne për Salën. Di ka mundësi që produkte perverse,bastarde e dkizofrene si Sali Brrisha dhe ky Dashnor Kaloçi,vegkryojnë akoma.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Celia

                                Hiqjani të drejtën,kësaj bajge gëbelsian berisha,që quhet Dashuri Kalishi,të kete të drejtë të shfrytëzojë arkivat e sidomos mos e padqyroni më nç median tuaj,të nderuar,këtë virus barishjan.Ai kujton se shqiptarët dhe s7domos shkodranët,janë debila.Duke gënjuer e mashtruar edhe për ngjarje e dokumente pizitive të ndodhura,gjatë regjimit diktatorial.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trapajane hesapi

                                  Duket qe ne gjuhen qe perdor se cnjeri je.Shkodra Ka qene dhe eshte djepi u UDB E dyta Ka qene Tropojes,e treta Ka qene Peshkopia.ne keto tre vende Kane qene kanalet e celular kryesor te UDB .Sigurisht shihnin te ardhmen te UDB e jugosllavise.kulmi i atdhedashurise dhe kultures.Ketu shihnin te ardhmen e "bashkumit "me Europen.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Media kurva

                                    Ti nasuf u lendove se te shane enverin a edverin? Nuk dukesh nasuf perderisa perdor fjalen diskurs... Dukesh Merushja vete.... More enverist, lufte ne kater anet ne bote, varferia e papunesia kembekryq ne shqiperi, vapa po... dhe enverin KISHIM mangut??!! Pastaj per ta ilustruar artikullin o Merushe vije foton e atij qe ka shkruar artikullin a tullen tende por clidhje ka fotoja provokuese e djallit qe agjenturat e mediat si ti e kane shitur si Engell e patriot? Besoj ti e di se i kujt ka qene enveri. Po pse me kopila pushtimesh, vllehe rome serbe greke GORANE BULLGARE maqedonas do te bejme shqiperi dhe per shqiptaret? Harrojeni! Shqiptaret ne mazhorance absolute ketu te marrin drejtimin e vendit dhe jetes se tyre. Te huajt se paku kane deshtuar ketu! Mire nasuf kelluf merushe?! E di qe te vertetat dhembin e vapa ben punen e vet, injoranca gjithashtu, por LERI fyerjet!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Na mbyten debilat

                                      Qenke perfaqesues I denje I kurvave vec kesaj nuk paske kuptuar asgje ndryshe nga putanat qe jane te zgjuara te pallokan pa probleme. Debil nuk I bihet fyellit ne nje brime ala me Enverin dhe disa personazhe te gati 100 vjeteve para. Ne qoftese ske ndonje gje per te thene me mire hesht sa te dhjeses nga goja.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. a
                                      alma nga tirana

                                      atij regjimi, medemek kohes se ENVER HOXHES ti hani topat

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mandi

                                        I ndjeri Skender Sallaku burre i mire ka qene por mund te kete qene pak spiun i sigurimit shtetit, kjo verteton pergjimin e bisedes me te madhin Tef Palushin.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje