
Më 13 mars 1997, në mes të trazirave që përfshinë vendin pas rrëzimit të skemave piramidale, qyteti i Burrelit nuk mbeti jashtë pasigurisë dhe kaosit. Në atë ditë, depot e armatimit u hapën dhe rrugët u mbushën me njerëz të armatosur. Uzina ndaloi punën për herë të parë: turni i dytë nuk mbërriti kurrë.
Në zemër të krizës, një grup punonjësish të përkushtuar, me në krye kryeinxhinierin Telat Haxhiu dhe specialistin elektrik Xhavit Metra, morën një vendim që do të ndryshonte fatin e Uzinës së Ferrokromit dhe të qytetit. Ata erdhën në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, me një rrëfim të jashtëzakonshëm!
Të vendosur që të mos e linin uzinën të rrëzohej, ata dolën derë më derë në qytet për të grumbulluar punonjësit. Në orën 18:00 të së njëjtës ditë, uzina rifilloi prodhimin nën rrezikun e pasigurisë publike.
Ky akt i guximshëm u bë simbol i unitetit dhe përkushtimit ndaj punës dhe komunitetit.
Për dekada, uzina e ferrokromit në Burrel ishte burimi kryesor ekonomik për qytetin dhe familjet e tij. Ajo mbajti në këmbë mirëqenien e një komuniteti të tërë dhe u bë shkollë profesionale për breza të tërë teknikësh dhe inxhinierësh.
Sot, historia e ferrokromit të Burrelit nuk është vetëm një faqe industriale – është një mësim mbi punën, përkushtimin dhe fuqinë e njerëzve për të mbrojtur një vlerë të përbashkët, edhe në kohët më të vështira./L.F-dritare.net
Z Xhunga ,si përherë dhe mjaft purobleme trazoni kujtesën për probleme esenciale,97 ishte vit ku Shqipëria kaloi në një qerthull të mbushur plot me plagë ,hematoma ,më keq akoma humbje jetësh kryesisht nga të rinj për të cilat përgjegjës kryesor mbetet Berisha .Kushdo që u përball me gjendjen e atij viti i kujton dhe bluan në mendim si mundet që përgjegjësa dhe të dënuarit që vuajnë dënimin ishin vetëm pak elementë të cilët i gënjente mëndja se do bëhej si perëndimi i largët dhe ata do kishin fuqinë r sherifave të gjithfuqishëm që dy partitë do u besonin pushtet. Ishte koha që në këtë periudhë me një grup bashk udhetarësh përshkonim rrugën Vlorë -Fier ,mëngjezin deri sa funksiononte linja hekurudhore herët e bënim me tren ,ishte relativisht më pak i rrezikshëm udhëtimi me tren ,natyrisht edhe më lire por rreziku i shtuar ishte .nga shtëpia deri tek stacioni i trenit ,por keq ishte kthimi,jo në pak raste në zonën Novoselë deri në Pisin e Mezinit "ushtarët e bandave " na kontrollonin dhe çdo reagim i "gabuar" shoqerohej me dhunë deri në shkrehje armesh me bresheri ,ptroblemi ishte hasur jo pak disa herë ,ne të moshuarit nuk ishim si të parë që kontrolloheshim ,ata vinin maska mbulimi në fytyre dhe nuk dije se me kë ishe përballë ,dita më e vështire ishte dita kur merrnim rrogat ,fshehja në xhepa ishte e pa kuptimte ,në çdo muaj zgjidhja bëhej me blerje mishi në Fier ,qeska hollë plastike qëndronte në xhep që kur nisesha nga Vlora dhe tek kasapi pasi blija rreth 2 kg mish i lutesha për brinjë ose pjesë të shpatullës dhe i thosha të bënte një prerje ne vëndin ku e bleja duke e futur qeskën me rrogën brënda mishit si vënd relativisht të sigurtë ,për fat edhe pse siç shkruajta më sipër nuk i nënshtroheshim kontrolleve të shpeshta arrijta wë për rreth 6 muaj Prill Shtator të çojs rrogën të pa prekur deri në shtëpi E plot e plot rastesh të tjera që vrasjet i merrnim vesh betëm nga tv 6 1kur bmbrrinim në shtëpi