Nga Ylli Molla
Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria komuniste nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas dëshmive të dhëna nga gjenerali Rrahman Parllaku, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, në kohën kur nisi ideja e ri-dislokimit, aerodromet kryesore gjendeshin në afërsi të vijës bregdetare, çka do të thoshte se ato mund të goditeshin njëherësh me raketa nga Perëndimi. Ndaj ngritja e aerodromeve të rinj, më në thellësi të vendit, do t’i jepte aviacionit një autonomi më të madhe veprimi edhe për detyrat që mund të kryente matanë kufijve, në një luftë të imponuar nga fqinjët. Kështu, rreth viteve ’60-të, kur aviacioni luftarak përdorte vetëm dy aerodrome ushtarake, Rinasin dhe Kuçovën, me mbështetjen e Kinës, nisi projektimi dhe ndërtimi i bazave të reja.
Njazi Mani, një nga kuadrot kryesorë për mirëmbajtje e shfrytëzim aerodromësh, tregon se; pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, një delegacion ushtarak, i kryesuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, shkoi në Kinë. Pas kësaj Ministria e Mbrojtjes vendosi të hapë një shkollë Aviacioni, ku do të përgatiteshin pilotët e rinj.
Fillimisht, në vitin 1959, u ngrit aeroporti i Pish-Poros në Vlorë. Në ato vite, kursantët fluturonin me avionë mësimorë në Kuçovë, ku u hap për herë të parë Shkolla e Aviacionit Luftarak, pastaj kalonin në praktikë me avionë luftarakë në Vlorë.
“Por kur u ktheva nga Bashkimi Sovjetik dhe pashë fushën e Pish -Poros, nuk më pëlqeu, krahasuar me aerodromet ushtarake të Bashkimit Sovjetik”, – kujton Mani. Gjatë përfundimeve, në fund të inspektimit, ai kritikoi gjendjen e bazës, duke u thënë drejtuesve, se regjimenti duhet të largohej nga ky aerodrom. Në këtë situatë të vështirë, kur ndihma nga Bashkimi Sovjetik u bllokua tërësisht, Këshilli i Mbrojtjes vuri detyrë të shikohej mundësia e ndërtimit të aeroporteve të rinj.
Për këtë u krijua një grup pune prej 4 vetash, ku bënin pjesë: Niko Hoxha, komandant i regjimentit të aviacionit, Lavdosh Dulaj, inxhinier dhe specialist i xhenios, Njazi Mani, specialist për ndërtimin e aerodromeve dhe piloti Peço Polena. Detyra e prerë e ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, ishte: “Duam aerodrome në Jug dhe Veri të vendit”.
“Fillimisht vajtëm në Gjadër, – vijon Mani, – piketuam vendin, aty kishte terren të përshtatshëm edhe për mbrojtjen nga armët e dëmtimit në masë. Ndërsa në Shkodër ishte një aerodrom që nga koha e Zogut. E pamë, por, për mendimin tim, kishte parametra të kufizuar, ulja mund të bëhej vetëm nga një drejtim”. – “Duam më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë”, – thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ekipi shkoi në Pukë, por aty nuk gjeti vend të përshtatshëm. – “Në Mirditë gjetëm një vend të mirë, rreth 1100 metra mbi nivelin e detit. Por aty, për shkak të ajrit të rrallë, pakësoheshin mundësitë e frenimit të avionëve dhe, fare pranë Kurbneshit ndodhej një humnerë, që e ndërlikonte problemin”, – thotë specialisti.
Kërkimet vijuan më tej në Tropojë, Kukës dhe Peshkopi, por pa ndonjë rezultat. Puna për projektimin e aerodromeve, sipas Manit, pas këtyre kërkimeve u zhvendos në Jug. Në Cërrik u gjend një vend i mirë me gjatësi 3000 metra dhe gjerësi më shumë se 100 metra. Kishte hapësirë edhe për shtrirjen e teknikës. Por ishte larg kufirit me fqinjin e Jugut.
“Avionët që mund të bazoheshin aty, mund të shkonin për të kryer detyra me një ngritje deri në Follorinë, jo më larg”, – shton Mani. Ekspedita shkoi në Korçë, ku ishte aerodromi i vjetër, rreth 800 metra, por i shkurtër, për kërkesat e aviacionit luftarak.
Ndërsa në Lumalas të këtij rrethi, u gjet një vend i mirë, me përmasat që duheshin: 3 mijë me 100 metra. Në Gjirokastër ndodhej një aerodrom i vjetër, që nga mbretërimi i Zogut, i cili mund të zgjerohej edhe 300 metra, por gjithsesi nuk mund të përshtatej për të gjithë tipat. Kurse në Vlorë, ishin dy aerodrome, një në Ujë të Ftohtë dhe tjetri në Nartë, ky i fundit doli më i përshtatshëm.
“Deshëm një në Kavajë, por vendi që gjetëm pranë Shkëmbit të Kavajës, kishte përmasa të kufizuara dhe dëmtonte shumë tokë buke, rreth 40 hektarë”, – shton Mani. Pas këtij inspektimi të gjatë, u përpilua raporti për udhëheqjen dhe më pas doli urdhri për të ndërtuar aerodromet e Cërrikut, Lumalasit dhe Gjadrit. Ky i fundit u ndërtua sipas standardeve ndërkombëtare për aeroportet ushtarake dhe në përshtatshmëri me teknikën moderne të kohës.
Një vendstrehim fantastik, ku mund të sigurohen nga goditjet e aviacionit armik, rreth 40 avionë. Ndërsa Lumalasi dhe Cërriku, u ndërtuan si aerodrome fushore. Në të dy këto aeroporte, është vendosur disa herë regjimenti i Kuçovës për stërvitje. Në vitet e mëvonshme, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, qeveria nuk pati fonde për të vazhduar ndërtimin dhe modernizimin e aerodromeve. (Memorie.al)
Nuk e di se çfarë vlere ka ky shkrim,shkruesi duhet të jetë më e shumta xhenjerndërsa R.përllaku nuk ka qënë njohës i avjacionit e strukturave t M.K.A.-së.Si ish gjeneral dhe mund të jetë pyetur, por me sa di unë avjacioni ynë kishte fuksion(detyrë luftarake),tjetër dhe jo veprime luftarake jashtë kufijve shtetëror tëR.P.S.SH. PRA I NDERUSRI I SPECIALIZUAR NË B.R.R S. LEXO(STUDIO SE KE AKOMA KOHË)PËR TË KUPTUAR E MË PAS PËR TË MËSUARDETYRAT LUFT. TË ARMËS SË AVIACIONIT. SI ISH USHTARAK TË KËSHILLOJ TË MOS NGATËROSH PISTAT E ULJES ME AERODROMET.MOSHA BËN TË VETËN.PALE LË NDONJË ARËSYE TJETËR.ZOGU PËRVEÇ TRADHËTIS NUK LA ASGJË Z. NJAZI MANI.JETË TË GJATË DHE MËNDIE TË SHËNDOSH.
Vertet, artikull koti, si shumë artikuj të faqezezës Memorie.al. Me këtë artikull kane qelluar veten me plumb në kembë, siç thotë anglezi. Një here evshajne Enverin si mik i jugosllavëve. Pastaj na del që Enveri paska qenë në lufte të ftohte të vazhdueshme me jugosllavët, dhe pergatitej t'i sulmonte, në rast lufte te armatosur. Edhe duan t'a shajnë Enverin, por nuk dinë ta shajnë. Një here i thonë se ishte pederast. Pastaj e shajnë si kurvar se merren me femra. Tani, o njera o tjetra. Megjithëse, nje fare të drejte e kanë. Këta i shkerdheu të gjithë.
Gjadri ishte I vetmi vend qe u pranua nga kinezet asnje tjeter nuk permbushte standarted e kohes. Shqiperia e 60’ sapo filloi te ndertonte traditen ne aviacion teper modeste dhe me buxhet te kufizuar. Por ajo qe isnte e vecante ishin avionet Mig 16-17 te asaj kohe qe kishin specifike te vecante dhe qe ishin provuar ne luften e Korese. Shume pilote vinin nga shkollat ruse dhe sa u krijua flota luftarake me rreth 140 avione. E vetmja pengese ishin pense kembimi dhe mirembajtja qe ishin totalisht ruse
Po cfar Jugosllavie do te godisnit ju o te mjere?Ju qe hanit me tollona. Jugosllavine nje shtet me 6 republika. Koqe kandari
U ofendove ti, te preki Jugosllavine!
Ha ha ha ha. Tili paska qenë tifoz me Crvena Zvezdën. O Shoku ynë Tili. Ti je nga ata kozmopolitët e sëmurë nihilistë, që çdo gjë perëndimore t'ju jepje, bënin shurrën nga qejfi. Nje shoku im dikur i perkufizonte këta Tilët me shprehjen: "Pse, Diell është ky? Diell kanë ata jashtë."
TURP QË KA AKOMA INJORANT NË ATDHEUN TONË,POR JO VETËM KAQ POR DHE ANTISHQIPTAR.KJO ËZHTË E MIRA E TRADHËTIS SË SJELLË NGA STRUKTURAT E AGJENTURAVE TË HUAJA E NË VEÇANTI TË ISH.U.D.B. MENË KRYE SALI RAM BERISHËN SI AGJENT I DISA SHËRBIMEVE TË HUAJA.QË NË MËNYRËN E TË SHKRUARIT TREGON E KUSH JANË.TË TILLË KOHA SOT KA NXIERË SHUMË.
Ish ushtarak i MKA,te njejtin mendim kam Edhe une.Te pretendosh aerodromo luftarak per te vepruar ne thellesi te jugosllavise apo greqise do te thote te ushqesh mendimin per veprime agresive ne thellesi.Plotesimin e ketyre detyrave deri ne thellesite operative dhe taktike ,si gjadrit dhe Rinasi e kucova i plotesonin kushtet.Aq me teper per tipin e avioneve qe dispononim.Sigurisht nuk ishin me te miret ne bote,por ekuivalente me avionet e kohes ne jugosllavi dhe greqi.Artikull i sajuar per te thene "jam dhe une."AQ me teper qe Rahman Parllaku Ra nga fiku ne 1974. Dhe nuk kish te bente me MKA.Ishin te tjeter njerez modeste dhe te afte ne KRYE te MKA.Keshtu del sot Edhe nje tjeter qe pretendono ne shkrimet e tij "une kam bere qitjen e pare me rakete kunderajrore",dhe genjen kur thote "u be qitjen me 1974,por deshtoi".Po te kish deshtuar ato raketa do ishin hequr nga perdorim.Keshtu ishte urdheri i komandantit te pergjithshem Dhe qitja u realizua me sukses ne poligonin e Hamallajt,300 metra ne veri te hidrovorit.Pra,nuk eshte i vermi qe thote :-jam dhe une,pasues e dashamires i Rahman Parllaku.Pse nuk permend ,te pakten Edipo Ohrin,komandantit e aviacionit luftarak prane komandes se MKA me komandant te nderuarin Bejro Isufi.A mund te beheshin projekte te tilla pa' pjesmarrjen e tyre?Kurre.
O tani, o kurrë. Trima t'i biem grekut, shkjaut dhe italjanit. Ti kthejm territoret tona auroktone. Më lirë se tani kurr s'kanë qënë avionët luftarak.