Dossier/ Karl Gega shqiptari i mohuar

10 Korrik 2026, 09:15Dossier Nga Kastriot Kotoni

 Karl Gega (emri i plotë: Carl Ritter von Ghega) ishte një inxhinier i shquar me prejardhje shqiptare, i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërtimin e hekurudhave në Evropë gjatë shekullit XIX. Lindi: 10 janar 1802, Venedik.Vdiq: 14 mars 1860, Vjenë. Me Prejardhje: Shqiptaro-austriake; prindërit e tij kishin emigruar nga Shqipëria Veriore pas pushtimit osman.Arsimi dhe karriera: Në moshën 17-vjeçare mori titullin Doktor i Shkencave Matematikore. Në moshën 15-vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës dhe u diplomua në inxhinieri vetëm një vit më vonë. Filloi karrierën si inxhinier në ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësve në Venedik. U angazhua në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna” dhe më vonë në projektin hekurudhor “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn”.Arritja më e madhe: Hekurudha e Semmering-ut. Gega është më i njohur për ndërtimin e hekurudhës së Semmering-ut në Austri, një nga projektet më të guximshme të inxhinierisë së fundshekullit XIX. Kjo hekurudhë lidhi Gloggnitz me Mürzzuschlag dhe konsiderohet si një mrekulli teknike e kohës. Fundi i jetës.Vdiq në Vjenë më 1860, në rrethana tragjike, duke vrarë veten nga dëshpërimi. Karl Gega është një figurë që shpesh anashkalohet në diskursin shqiptar, por trashëgimia e tij teknike ka lënë gjurmë të thella në historinë evropiane të inxhinierisë. Busti i Karl Gegës i vendosur në muzeun e Vjenës, ndërsa djathtas, një gravurë e kohës në të cilën paraqitet hekurudha malore e Semeringut. Karl Gega u emërua inspektor i linjave jugore të hekurudhave shtetërore. Pas një përvoje në të cilën ai u njoh me punën e inxhinierëve hekurudhorë dhe gjithashtu u njoh me përvojën e mekanikëve të lokomotivave, mori drejtimin e gjithë planeve për ndërtimin e hekurudhave. Menjëherë mori përsipër ndërtimin e hekurudhës Vjenë-Gracë-Trieste. Me rastin e inagurimit të linjës së Gracit më 21tetor 1844, vetë Karl Gega drejtoi lokomotivën. Në kulmin e arritjeve të tij inxhinierike ai filloi të projektoj planet për ndërtimin e hekurudhës së Semeringut, vepër madhështore që do të lidhej përjetësisht me emrin e tij. Austria për të dalë nga kriza e thellë që e kishte pllakosur vendin, hapi një front pune me ndërtimin e kësaj vepre. Mbi 20.000 punëtorë u punësuan, me profesione nga më të ndryshmet dhe kombësi nga më të ndryshmet. Vitet e tëra që Karli kishte shëtitur në këto anë, i kishin vlejtur për të studiuar terrenin të cilin ai e përshtati me natyrën dhe bukuritë e veçanta të kësaj zone. Ishte ky projekt një sintezë e goditur midis teknikës dhe natyrës. Shumë e paragjykuan këtë projekt me një terren të përthyer me terrene malore, me lartësi që shkojnë pjerrësi nga 2500 metra, lumenj të rrëmbyeshëm. Por Karl Gega u mbështet në dukurinë e adezionit, dhe i sfidoi lartësit malore dhe kthesat e forta me 180 gradë, duke përforcuar idenë se ato nuk ishin të pakapërcyeshme. Popullsia vendase nuk e mirëpriti ndërtimin e kësaj hekurudhe, duke u shprehur se: “ndërtuesit e hekurudhës janë të mëdhenj, por malet tona janë edhe më të mëdhenj e nuk kapërcehen dot”. Edhe shumë nga kolegët e Karlit e shihnin me mosbesim ndërtimin e kësaj vepre, duke ia vënë fajin shpenzimeve të jashtëzakonshme që do harxhonin për të. Ndoshta edhe paragjykimi për një të huaj paraqiste edhe vetë oreksin për të patur kundërshtime, por Karl Gega nuk u mposht falë atyre vyrtyteve që gëzonte nga të parët. Ndërkohë traseja e hekurudhës ngjitej gjithnjë e më lart atyre maleve. Duheshin hapur 15 tunele me gjtaësi të përgjithshme 4520 metra, u ndërtuan disa qindra ura të vogla, dhe u ndërtuan rreth 16 viaduke me gjatësi 1600 metra, për të gjitha këto u hodhën në erë 1.500.000 m kub, u stivuan mbi 65 mijë tulla dhe u ngritën 85000 m/3. Vështirësia më e madhe në këtë vepër ishte shpimi i tunelit të Semeringut në lartësi 890 metra mbi nivelin e detit me truela dore. Ky tunel nuk u hap vetëm horizontalisht, por edhe vertikalisht në 6 zona për të hapur galeri porsi puse, nga të cilat nxirrej dheu. Karl Gega i kaloi shumë peripeci edhe pengesa me aftësitë e tij tekniko profesionale. Ai shfrytëzoi gjithashtu edhe arritjet e metalurgjisë si dhe përparimin e përgjithshëm të mekanikës. Karl Gega ishte i bindur se lokomotivat me anë të adezionit mund të ngjiteshin në të përpjeta deri në 250 %. Por kjo kushtëzohej edhe nga fuqia tëheqëse e lokomotivave. Kështu që doli problem i ndërimit të lokomotivave. Enkas për ndërtimin e lokomotivave u shpall konkurs midis konstruktorëve të lokomotivave, për të ndërtuar lokomotiva më të fuqishme. Pak kohë se të përfundonte hekurudha Karl Ggën e transferojnë në vitet e fundit të jetës së tij Sibenburg gjë që krijoi një breng të thellë dhe hidhërim për të, por ishte urdhër nga qeveria që ai të hartonte plane për një rrjet hekurudhor të ri. Siç doli më vonë kjo ishte një manovër për ta larguar së andejmi që ky i huaji (shqiptari nuk duhej të ishte edhe i kurorëzuari e t’i njiheshin meritat), pikërisht kur përfundonte vepra e tij. U mërzit shumë Karl Gega për këtë luftë që po i bënin prapa krahëve, ndonëse ishte treguar kurdoherë i paepur përballë çdo paragjykimi e vështirësie. Ai e priste me padurim ditën e inagurimit të kësaj vepre dhe tani pas gjashtë vjetëve duhej të largohej. Gjithçka mund të ndodhte nga mungesa e tij ditën kur do të bashkoheshin dy anët e kundërta të tunelit, mjaftonte një lajthitje banale e teknikëve që dy anët e tunelit të mos takoheshin në pikën e duhur, por të shmengeshin, pasojat do të ishin shumë të rënda. Kjo situatë i solli një gjëndje të rëndë shëndetsore (u përpi nga dyshime e paranoja, gjendje angushtie) Karl Gegës që po e priste me padurim lajmin nga Vjena. Dikush ishte treguar djallëzor me të dhe i kishte dhënë një lajm të rremë, sikur dy anët e kundërta  tunelit të Semeringut paskeshin devijuar gjatë shpimit pa u takuar. Ky lajm i rremë e trondit thellë Karl Gegën me dështimin e kësaj vepre ku ai kishte derdhur gjithë njohuritë dhe përvojën e tij shkencore, sikur shkonte në greminë sedra dhe krenaria e tij. Ndërkohë vepra e Semeringut përfundoi me sukses, por Karl Gega nuk arriti të gëzonte inagurimin e veprës së tij. Pas dy ditësh e varrosën trupin e tij në varrezat e zakonshme të Vjenës. Në varrim morën pjesë me mijra njerëz, që nga punëtorët dhe inxhinierët që i çmonin vlerat e tij. Ai u mbulua me tituj e dekorata që në gjallje të tij dhe ishte laureuar nga shumë institucione të huaja dhe vendase, por ai ngeli deri në fund të jetës së tij një punonjës i thjeshtë e pa pretendime. Shkrimet për Karl Gegën zunë të vërshojnë mjerisht pas vdekjes edhe nga kundërshtarët e tij, që e kishin luftuar sa ishte gjallë nuk u kursyhen lëvdatat e fjalët e mira, sepse deri në atë kohë atë e njihnin vetëm nga hiostoriku i hekurudhës së Semeringut. Më 1867 eshtrat e Karl Gegës u vendosën në varrezat e njerëzve të shquar të Austrisë në një përmendore ku është skalitur portreti i tij. Në stacionin e Semeringut u ngrit pas dy vjetësh një përmendore në kujtim të këtij nismëtari të hekurudhave malore. U emetuan vite më vonë pulla me fytyrën e Karl Gegës. Por siç ndodhë rëndom me gjenitë dhe kokat e nivelit botëror, fillojnë të anetemojnë origjinën e tij shqiptare, se gjoja ishte me origjinë italiane apo gjermane nga shtypi i kohës. Por intelektual të qarqeve austriake kanë shkruar me objektivitet për personalitetin e Karl Gegës dhe përcaktueshmërinë e drejtë të origjinës shqiptare të tij, siç është Frederik Valish me librin e titulluar “Neuland Albanien”, botuar në Shtudgart më 1931, i cili thotë në faqen 1113: “Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semeringut, ka qenë me prejardhje shqiptare, siç e dëshmon mbiemri i tij “Gega” që do të thotë nga Shqipëria Veriore”. Të gjithë udhëtarët që kalojnë në Semering, nuk mund të mos e admirojnë

3 Komente

  1. .
    ...

    Muslimanët donë babën me ju ndertu Xhamia dhe Dullën me ju ndertu bunkjer kaqë mjafton për ta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje