Dossier/ “Ligji për tokën” dhe batuta e Agollit me rakinë

4 Janar 2025, 12:03Dossier TEMA
Dossier/ “Ligji për tokën” dhe batuta e Agollit me

“Ç'të keqe do të kishte fshatari nga vajtja ime, fjala vjen, pranë tij? Ç'do ta pengonte një shtëpi e vogël që do të ngrija unë? Ç'do ta mërziste një arë dhe një kopsht që do të punoja, apo një dhi që do të rrisja, apo një pjergull që do të mbillja, meqë mua më ka dalë nami edhe për rakinë, apo jo?”


Kanë qenë të pakët deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që kundërshtuan ligjin e qeverisë për kompensimin e tokës, në vitet e para të pluralizmit. Ishte një ndër debatet më të rëndësishme sepse bëhej fjalë për një prej ligjeve më të rëndësishme që prek shumicën e popullsisë në Shqipëri. Ligji 7501, i miratuar me konsensusin e mazhorancës dhe opozitës, ose dy krahëve të politikës PS dhe PD, pati pasoja të rënda në vitet në vazhdim, që vazhdojnë të kenë efektin edhe sot. Dritëro Agolli ishte një ndër kundërshtarët e këtij ligji. Ai propozoi që toka t’i kthehet fshatarit duke e paisur me hipotekë dhe jo “vetëm disa copëra letrash”. Bashkëkohës të tij e mbajnë mend fjalimin në një prej seancave të vitit 1993, kur këmbëngulte për kthimin e tokës pronarit duke iu referuar lidhjes së tij me tokën e të parëve. “Mua më duhet pjergulla e shtëpisë në Menkulas” (fshati i origjinës së Agollit), argumentonte Agolli duke kundërshtuar disa nenë të ligjit për kompensimin e tokës. Janë disa fjalime të Dritëro Agollit për ligjin për kompensimin e tokës, por Tema ka zgjedhur njërin prej tyre, në një seancë parlamentare të vitit 1993, kur diskutohej edhe kompensimi i tokës me letra me vlerë.


Dritëro Agolli - Zoti Kryetar,

    Zotërinj deputetë,

    Këtu përfaqësuesit e tri partive, Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate, kanë folur gati njëlloj dhe me një gjuhë. Pak deputetë, përveç zotit Heba e ndonjë tjetri, që flasin me gjuhën e tokës, të gjithë flasin me gjuhën e partive.

    Unë tokën e dua mbase më shumë se të gjithë shenjtorët që janë këtu në këtë tempull, me ndonjë përjashtim, dhe duke e dashur, nuk mund të rri pa folur, pasi edhe fjala vjen nga toka. Që ta duash tokën, duhet ta kesh. Po nuk e pate tokën, nuk flet dot. Pa një grusht tokë nuk do as të shenjtin atdhe. Prandaj unë do të flas jashtë çdo partie parlamentare, do të flas si njeri që, si ta them, në këtë karrige kam marrë me vete disa thërrime toke. Dhe do t'ju lutem të mos më ndërpresë asnjëri për qëllime propagandistike apo për ndonjë qëllim tjetër, për të më kujtuar mua të ardhmen e largët.

    Një nga gabimet e rendit shoqëror të kaluar është se shkoi kundër natyrës, kundër tokës. Ai rend donte t'i bënte të gjithë të barabartë. Por në natyrë dhe në tokë nuk ka barazi. Ara e fushës dhe ara e malit nuk janë të barabarta. Lisi nuk është i barabartë me fijen e barit. Pisha nuk është e barabartë me dëllinjën. Kungulli nuk është i barabartë me lajthinë. Barazia është kuptim abiologjik. Prandaj ligjet për tokën, krahas drejtësisë shoqërore, duhet të kenë parasysh edhe këtë gjë.

    Tani do të vij te tema dhe do të them atë që mendoj unë dhe që më ka munduar për një kohë të gjatë. E pohoj që në fillim se çështja e tokës, si çështje shekullore, kërkon zgjidhje me drejtësi sociale dhe jo me demagogji. Çështja e tokës duhet të qëndrojë mbi letrat elektorale të çdo partie, të djathtë, të majtë apo të qendrës. Toka nuk është as tapet dhome dhe as karrige zyre, që vjetërsohen apo ndryshojnë. Ajo është jetike për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë Shqipërinë, është jetesë, moral dhe patriotizëm. Me kompensim vetëm me letra me vlerë dhe pa kompensim edhe me tokë, kjo çështje jetike nuk mund të zgjidhet kurrë. Portat e kështjellës së kësaj çështjeje do të mbeten përherë të hapura. Ajo mund të gjejë zgjidhje kur pronarëve t'u jepen edhe letra, edhe tokë, letra me vlerë dhe tokë me vlerë.

    Në këtë fund shekulli nuk ka banorë në qytetet e botës që të mos ketë një copë tokë edhe në fshat. Qytetari i Parisit, i Romës, i Berlinit apo i Athinës ka një copë tokë diku në një fushë apo në një mal. Qytetari sot synon drejt natyrës, drejt fshatit. Me këtë ai lidhet me origjinën e tij, që është natyra, lidhet me kujtimet e gjyshërve dhe të stërgjyshërve, me traditën dhe historinë e vet. Me këtë lidhje forcon ndjenjën e patriotizmit, të dashurisë për vendin dhe njerëzit.

    Ç'të keqe do të kishte fshatari nga vajtja ime, fjala vjen, pranë tij? Ç'do ta pengonte një shtëpi e vogël që do të ngrija unë? Ç'do ta mërziste një arë dhe një kopsht që do të punoja, apo një dhi që do të rrisja, apo një pjergull që do të mbillja, meqë mua më ka dalë nami edhe për rakinë, apo jo? (Të qeshura), tani ju këtu më njihni mua.... vetëm disa copëra letrash. S'kanë vlerë këto, toka ka vlerë. Venin gjyshërit tanë në kurbet, në Amerikë, mblidhnin pak para dhe blinin arë në fshat, pa ndërtonin edhe një shtëpi atje. Këta mund të mos vinin kurrë në atë fshat, por e blinin atë dhe e kishin përgjithnjë. Tani ti qytetar i Tiranës, duke pasur tokën tënde në një fshat, nuk ke të drejtë të marrësh një copë truall, me të cilin të lidhin mijëra kujtime, këngë, përralla, historira etj.

    Unë nuk them të kthehemi para gjysmë shekulli dhe të shndërrohemi si dikur në pronarë të lashtë. Kjo do të ishte një romantizëm i prapambetur. Unë them që ish-pronarit të djeshëm të tokës i cili jeton në qytet dhe kudo që të jetojë, qoftë edhe në Kinë, t'i jepet trualli që i takon, pra të marrë tokën, jo atë copën e letrës. Mundësisht, në qoftë se kanë qenë, të gjithë shqiptarët të bëhen pronarë. Kjo është ajo që synojmë ne. Dhe kjo është e natyrshme. Jetojmë në rendin shoqëror ku baza e tij është prona. Unë e shoh gjendjen realisht, e shoh gjendjen reale dhe historinë reale.

    Ky ligj “Për kompensimin e tokës” nuk është koherent me të gjitha ligjet e pronës. Qytetarit ia jep pronën e tij, shtëpinë dhe truallin, kurse qytetarit të ardhur nga fshati, apo qytetarit tjetër, apo pronarit të dikurshëm të tokës ti s'i jep asgjë. Atëherë çfarë është kjo? (Ndërhyn një deputet nga vendi) Jo, ore, hiç fare s'të jep. Mua ti s'më jep tokën. Ç'më duhet mua ajo? Ajo është letër, ato janë si obligacionet në kohën tonë që ia falëm pastaj... (të qeshura), ato s'kanë vlerë fare. Unë dua tokën që e kam. Ç'më duhen letrat? Letra hajde të të jap sa të duash unë. (Të qeshura) Prandaj, shkurt, duhet që pronari të marrë atë që i takon, jo letra të këtilla.

TemA

 

19 Komente

  1. J
    Jorgo

    Burre i mencur qe jetoi ne kohen e te marreve

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      Ishte njeri I radhe, i ditur, pa fole per krijimtarine e pasun,trashigtari kombetare ! I pa perzier me ndytesirat e cdo lloji!

      Përgjigjjuni
      1. s
        shoqerite injorante shijojne fenda katunarsh

        ky ka qen me kurve nga karakteri se vet shpellari o injorante te mjere .mirpo ku njihni moral ju thase hibritesh ..kjo qenie peshtire i kishte duart vet me gjak,apo rraces kriminelve ,terhiqen nga te till rrospi qe jan shejtani vet. nuk behet shoqeri,kulture,drejtesi shtet me kte fare shejtani te peshtire .duket qarte nga pamja ,si nji i ardhur nga Ferri !

        Përgjigjjuni
        1. U
          U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

          .....edhe Sala ndan te njejtin mendim...per shoqerite injorante

          Përgjigjjuni
          1. T
            TIRONA

            Vertet je injorant nqs pergojos te madhin Dritero Agolli!

            Përgjigjjuni
          2. T
            Teut' e Modhe 94-96-21

            Dhe tani kemi deputetet e kerperatave..

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lajmëtari

              Për mendimin tim toka e punueshme nuk mund të jetë kurrë pronë private. Njëlloj si uji i lumit apo detit, si pylli, si mineralet, si ajri dhe zogjtë. Ajo tokë ka ekzistuar miliona vjet më parë se të lindte njeriu. Dhe shpesh herë ajo tokë është përvetësuar me forcë dhe dhunë. "Jam unë më i forti këtu. Kjo tokë është e imja. I shkreti kush e prek"! Apo është dhënë "dhuratë" nga sulltani pashallarëve dhe agallarëve të tij. Vetëm ajo që është krijuar nga dora e Njeriut mund të jetë pronë private, jo ajo e krijuar nga Zoti apo Natyra. Ndryshe toka bujqësore i jepet pa shpërblim atij që e punon. I cili, si të gjithë, duhet të paguajë një taksë fikse për prodhimin që nxjerr nga ajo tokë. Kaq.

              Përgjigjjuni
              1. Nje ish pronar me letra te regullta

                Lajmetari :I Madhi Dritero ka folur shume drejt paster qarte pa dallim partiak , me ndrimin e sistemit toka duhet te shkoj tek i ZOTI ??? Ti mesa duket perfaqeson te fortet qe duan tja marin pronen te zotit me ane te dyfekut ???Rilexoje edhe njehere Driteroin e Madh ste gjen gje se sa shkoqur ka folur ???Po te ishte realizuar ajo qe toka ti jepet pronarit te vertete nuk do te ishin boshatisur fshatrat se ju dhimsej prona qe lane te paret tane ??? E kishin blere me flori nuk e kishin te xhvatur si sot ???Kush eshte me i forti e mer ??? Ajo teoria jote qe toka i takon atij qe e punon i shkon KOMUNIZMIT ???A je ti i zoti te na i ndertosh Komunizmin qe te realizohet ajo qe thua ???Sali krimineli me ca TAPIE I mori tere ato toka qe beri kulla apo ndertime te tjera , dhe une qe kam token e babes tim nuk e mar dot dhe ne dore kam letrat qe si duhen as dreqit ?? Te gjithe ju qe kundershtoni. Dritero Agollin jeni hajduterit e kriminelit Sali berisha qe kishte qellim shperberjen e popullit Shqipetar dhe shkaterimin e ekonomise. se vendit qe cdo gje te vij nga Serbia apo greqia dhe te mos hame prodhimin tone dhe e realizoj duke vjedhur tokat e pronareve te vertete dhe pronarin e vertet e LAKURIQ duke u endur neper GJYKATA Ai sistem kur shtetezoj pronat i ka me emer e mbiemer pronaret e vertete dhe nuk ja fali token fshatarit sali plehra nxori ligjin 7501 dhe ate pa toke e beri pronar pronarin e vertete e beri ish pronar vetem me letra ???

                Përgjigjjuni
                1. R
                  RUBIKU

                  Je i sakte ne arsyetim...dhe fjala e Driteroit nuk ka nevoje per komente...por ushtria e idioteve qe nuk dine ç'eshte toka e prona por vetem urra mbas Saliut qe zaptoj me Tropojanet,Kuksianet,Dibranet etj gjithe periferite e qyteteve te medha me tabelen 'TOKE e XANUN'....nuk funksjonon arsyeja as logjika....kjo ushtri jane thjeshte kafshe grabiqtare qe ndjekin aromen e kermes....!!!!

                  Përgjigjjuni
                2. Nje ish pronar me letra te regullta

                  Lajmetari :I Madhi Dritero ka folur shume drejt paster qarte pa dallim partiak , me ndrimin e sistemit toka duhet te shkoj tek i ZOTI ??? Ti mesa duket perfaqeson te fortet qe duan tja marin pronen te zotit me ane te dyfekut ???Rilexoje edhe njehere Driteroin e Madh ste gjen gje se sa shkoqur ka folur ???Po te ishte realizuar ajo qe toka ti jepet pronarit te vertete nuk do te ishin boshatisur fshatrat se ju dhimsej prona qe lane te paret tane ??? E kishin blere me flori nuk e kishin te xhvatur si sot ???Kush eshte me i forti e mer ??? Ajo teoria jote qe toka i takon atij qe e punon i shkon KOMUNIZMIT ???A je ti i zoti te na i ndertosh Komunizmin qe te realizohet ajo qe thua ???Sali krimineli me ca TAPIE I mori tere ato toka qe beri kulla apo ndertime te tjera , dhe une qe kam token e babes tim nuk e mar dot dhe ne dore kam letrat qe si duhen as dreqit ?? Te gjithe ju qe kundershtoni. Dritero Agollin jeni hajduterit e kriminelit Sali berisha qe kishte qellim shperberjen e popullit Shqipetar dhe shkaterimin e ekonomise. se vendit qe cdo gje te vij nga Serbia apo greqia dhe te mos hame prodhimin tone dhe e realizoj duke vjedhur tokat e pronareve te vertete dhe pronarin e vertet e LAKURIQ duke u endur neper GJYKATA Ai sistem kur shtetezoj pronat i ka me emer e mbiemer pronaret e vertete dhe nuk ja fali token fshatarit sali plehra nxori ligjin 7501 dhe ate pa toke e beri pronar pronarin e vertete e beri ish pronar vetem me letra ???

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lajmëtari

                    O ish pronar! Toka i përket atij që e punon nuk është vetëm parullë komuniste. Kjo shprehje u përdor së pari gjatë revolucionit borgjez francez i vitit 1789. Në atë kohë aristokracia vendase, (kontë, dukë, chevaliers) bashkë me klerin kishin gllabëruar tokat më të mira të vendit. Dhe ndërsa vetë argëtoheshin në ballo apo gjueti, fshatarët rrecka - rrecka punonin për ta. Prandaj lindi kjo shprehje. Kjo sa për të shtuar njohuritë e tua. E dyta: Në rast se toka do u kthehej ish-bejlerëve dhe çifligarëve fare lehtë mund të krijohej një ligj që do i detyronte vetë agallarët ta dorëzonin tokën e tyre. Se të gjithë kanë nevojë të hanë dhe nuk duhet të kthehemi përsëri në kohën e çifçinjve dhe gjysmëtarëve të kohës së Zogut. Ligji mund të ishte: 2 hektarë tokë për familje - paguan një taksë normale. 20 hektarë tokë - paguan 50 fish! Prandaj duhet që toka të ndahet në mënyrë të drejtë dhe proporcionale. Që të jetojnë të gjithë normalisht dhe me djersën e tyre. Të duket komuniste kjo ty?! Atëhere komunizmi nuk paska qënë edhe aq i keq!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje Ish Pronar

                      E po sipas teje saliu me ligjin 7501 e paska realizuar nje pike te KOMUNIZMIT ??? Pse mashtron kur thote prura demokracine dhe jetojme ne KAPITALIZEM apo e ka per vehte edhe per ty apo banden e vete sepse jane bere multimiljarder une me tere ato toka jam fukara ???Cfar emri ti veme apo as mish as peshk ???Po pse duhet te ndahet toka ime ???A e di ti sa trashegimtare ka ne nje prone te trasheguar pse do ta Lija te ma punonte tjetri , pse keta trashegimtare te mernin rruget e kurbetit ku kishin ku punonin pa bjeri nje cik lapsit ???Ty mbase ashtu te intereson se nuk ke prone nga te paret por mua jo me dhimset prona e babes time se kam shume kujtime dhe kemi qene te lidhur me pronen dhe nuk dua te ma maresh ti apo ndonje tjeter ???Po ata qe i perzuri saliu pas 90-tes sa mire punuan tokat e grekut per nje cope buke se milioner nuk u bene jetuan me therime ca emri i ve ti ???

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lajmëtari

                        Mua më duket se ti nuk po kupton më kryesoren. Apo nuk do ta kuptosh! Siç kam shkruajtur edhe më sipër vetëm ajo që prodhohet nga dora e Njeriut mund të jetë pronë private. Psh dyqani, fabrika, shtëpia, hoteli etj etj. por kurrsesi jo ajo që e ka krijuar Zoti apo Natyra. SI psh toka bujqësore, kullotat, pylli, uji i lumit apo i detit, ajri që thithim, zogjtë në ajër, mineralet dhe burimet nëntokësore etj etj. Ndryshe gjithë tokat në Shqipëri kanë qënê pronë e Dovletit apo e Sulltanit që kur ai i pushtoi këto treva. Dhe ai ia jepte kujt të donte. Dmth pashallarêve, agallarëve apo çifligarëve të tij. Të cilët ua jepnin pastaj për ta punuar çifçinjve apo gjysmëtarëve. Pra toka nuk ka qênê kurrë e jotja. Prandaj mos flit për "toka ime"! Se Toka është pronê publike, siç është edhe kromi, nafta, bakri, lumi i Bistricës etj etj. Tjetër punë që hajdutët që kanë shkêrdhyer Shqipërinê këto 34 vjet, i kanë shitur dhe privatizuar pronat që i takonin gjithë popullit, individëve të veçantë. Dhe sigurisht kanë marrë pjesën "e tyre"! Ështê njëlloj sikur në Shqipëri të zbulohet një minierë floriri dhe Rama t'ia japë me koncesion apo t'ia shesi një personi vendas apo të huaj! Pra po ta përsëris: toka nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pronë private. Ajo ka qindra milionë vjet që ekziston. Ajo i takon gjithë njerëzve, siç u takon edhe gjithë planeti Tokë.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Stamo Dumo

                          Ti qenke kelysh i saliut qelbesire Serb i ndyre dhe provokon na tregon historine shekullore pse i kthen atij ish pronari keto lloj pergjigje pleher ai ka te drejte per ato qe shkruan si ai ka plot ne shqiperi me te tilla halle ik falu tek krimineli sali te pjerdhsha mu ne dovlet ???

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Za...

                            Z. Lajmetari, Ne te gjithe boten, dje dhe sot, toka është ose pronë private ose pronë publike... Cdo shtet ka ndarje administrative me kufij sic kufizohen shtetet, ne qytete dhe fshatra sipas prones qe zoterojne banoret e tyre... Cdo fshat ka kufijte e toj trasheguar nder shekuj... Ki Lajmetari është klysh i Sorosit dhe Sionisteve, dmth klysh kurvi... Meso o klysh kurvi, se mbi 80% e fshtareve me 1839 ishin fshatarë të mesem... Meso o klysh kurvi se njeriu, sikunder bima, ka nevojë per nje cope tokë qe të jetoje...

                            Përgjigjjuni
                            1. z
                              za= zarbo

                              za vjen nga fjala zarbe, qe dmth, qe ne shumicen e tokes ketu u bene pronare ata qe lane fene dhe atdhene dhe shkembim morren toke qe ja u dha dushmani turk.

                              Përgjigjjuni
                            2. Fola ne emer te pronareve qe duan pronen e tyr

                              Nje Bravo te madhe per komentusin ZA... Per pergjigjen qe i ke kthyer atij SHARLATANI me pseudonimin Lajmetari ??? Me sa duket prandaj ja ka vene pseudonimin Lajmetari ka nostalgji per periudhen para Krishti qe as ai vete nuk e njef pale ta kete jetuar ??? Nje keshill per ata qe kane po te njejtin hall me ate te komentusit Nje ish Pronare mos te revoltohen nga fjalet e nje psikopati me emerin Lajmetar??Prona duhet te shkoje tek i zoti ??? Me te drejte i madhi Dritero e ka shprehur ne parlament qe ne viti 1993 FL?

                              Përgjigjjuni
                              1. e
                                e po...

                                Megjithese une e kam idhull Drietroin, dskutimi tij ka vlere te njeaneshme sepse: 1- Per 45 vjet te gjithe njerezit u bene te barabarte me ligj para tokes. Fshatari ishte i barabarte me toke. 2- dokumentat e tokes si prone, nuk egzistonin me se u dogjen ne 1946. Dhenia e tokes me deshmimtar apo me vendime gjyqi nuk ka asnje llogjike sepse spekullohet ashtu si u be me drejtesin ketu e 32 vjet. 3- Shqiptari per 45 vjet e la token, fshatari u unifikua dhe gjate kesaj kohe humbi e drejta me te; atehere kush me garanton mua se gjate ketyre 45 vjeteve nuk do isha une nje pronar toke duke e blere por ligji dhe sistemi s'me lejonte? Qytetari kishte nderrmarrjen ku punonte qe mund ti jepej. Atehere perfundimisht per mua toka duhej ndare ne menyre propocionale te 3500000 shqiptareve dhe ndermarrjet po ashtu qe te futeshin ne ring te barabarte dhe pastaj sipas aftesise dhe zotesise do bente diferencimin vete ekonomi e tregut. KJo do ishte plotesisht e drejte , por merre me mend se si u veprua e se si vodh nga e si po vidhet. Por drejtesi as ka pas as do kete dhe as do gjendet ndonje here. eshte si puna e lirise dhe privatesise qe sot edhe ne nevojtore te ndjekin kur ben shurren. Kaq kisha sa per te ciflosur mendimin.

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  O Idiot sheraxhi

                                  O komentusi e po : nuk paske fare informcion per pronat ne lidhje me TOKEN ???Nga e gjete ti qe u dogjen ne vitin 1946 dokumentat mbi pronen ??? Flet shume gabim , kur ne i kemi mare origjinalet pas 90-tes dhe te ruajtura me fanatizem dallohet dokumeni origjinal nga fallco ??? E paske idhull te madh in Dritero dhe ja quan discutim I nje anshem pse ai ngre nje problem te drejte qe nuk te intereson ty se rjrdh nga nje familje capacule dhe yzmeqaresh qe keta qe kerkojne token sot ju kane ushqyer dhe mbajtur me buke nepermjet asaj toke dhe pronari merte 1/10 e prodhimit keshtu qe hanin te gjithe dhe taksat i paguante pronari ishte bashkepunim shume i rregullt i vendosur me ligj nga regjimi i Zogut edhe me perpara kjo rruge ndiqesh ???Mbas clirimit kur u vendos krijimi i kooperativave shteti i shtetezoi tokat pronareve por nuk ja fali fshatarit token e beri prone te perbashket per zhvillim nuk kemi pse ta kundershtojme ??Pas 90- tes me ndryshimin e sistemit toka duhet ti kalonte PRONARIT ashtu si mashtroi krimineli sali per te mare votat dhe ju ngrit mendjen per te germuar neper ARKIVA ??Regjistrimi i shtetezimit ishte Shume i rregullt dokumentacioni ishte origjinal i pa prekur ?Ku e gjen ti te drejten te thuash pronari per 45 vjet e la token???Nuk e la pronari por ai sistem ja shtetezoj dhe as e poeti pronari nxori ligjin dhe vazhdoj punen por nuk i dha tapi fshatarit sic beri krimineli sali pas 90-tes qe nxori ligjin 7501 dhe pronarit i la letrat ne duar ??? Por ti mbi te gjitha nuk je njeri je nje UFO qe ske haber nga pronat dhe kerkon shere njeri pleher ??? Ik falu ne tyrben e baba Mondit te dhjefsha me gjithe fene tende idiot ???

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje