Ekskluzive! "Nazarko Podcast", ish-presidenti Moisiu flet për herë të parë për ish-kryeministrin Mehmet Shehu, fortifikimin e Sazanit

4 Qershor 2025, 14:44Dossier TEMA
Ekskluzive! "Nazarko Podcast", ish-presidenti Moisiu flet për

Në “Nazarko Podcast” ka ardhur, si rrallëherë, një ish-president.

Alfred Moisiu është rrëfyer mbi karrierën e tij në ushtri dhe politikë, duke ndarë vlerësime për figurën e Mehmet Shehut, si një nga personalitetet më të debatueshme të historisë shqiptare.

Intervista e Moisiut është një dëshmi e rrallë, që hedh dritë mbi dinamikat e brendshme të shtetit shqiptar gjatë dekadave të komunizmit – dhe mbi hijen e gjatë që Shehu vazhdon të hedhë në historinë shqiptare.

Sipas tij, Shehu ishte “ndër kryeministrat më të mirë që ka pasur Shqipëria”, duke theksuar aftësitë e tij të rralla organizative, njohjen e disa gjuhëve të huaja dhe disiplinën e hekurt që impononte në punë.

Ai kujtoi me shqetësim shkarkimin dhe përndjekjen politike që pasoi, që e cilësoi si “një paranojë që e ushqente regjimi”, duke shtuar se goditjet ndaj bashkëpunëtorëve të Shehut u shoqëruan me ulje drastike gradash dhe dënime të pajustifikuara.

Duke reflektuar mbi të kaluarën, Moisiu theksoi se “në moshën që jam, raporti me të vërtetën është real” dhe se historia duhet të shqyrtohet me më pak frikë dhe më shumë ndershmëri.

Raporti me Mehmet Shehun, Moisiu: Ishte rreptë, por organizator i jashtëzakonshëm

Në një rrëfim ekskluziv, ish-presidenti Moisiu, ish-ushtarak i lartë dhe funksionar i rëndësishëm shtetëror, duke sjellë për herë të parë kujtime të drejtpërdrejta mbi figurën e Mehmet Shehut, e vlerësoi atë si një nga figurat më komplekse të historisë politike shqiptare.

E kam njohur vonë, por jehona e tij vinte gjithmonë para,” kujtoi ai. “Në fillim më dukej i rreptë, shumë i ashpër. Por, ai ishte njeri me një ndjenjë të jashtëzakonshme detyre. Më pas, e kuptova: ishte një organizator brilant.

Ish-presidenti flet edhe për përplasjet politike të kohës, për goditjet që mori pas vitit 1982, që i lidh me pastrimin politik që pasoi vdekjen e Mehmet Shehut. “U ulën gradat, më larguan nga detyra, edhe pse isha në kulmin e karrierës. Mendohej, se isha i lidhur me të.

Ai e përshkroi Shehun si “një prej kryeministrave më të aftë të Shqipërisë”, duke theksuar, jo vetëm aftësinë organizative, por edhe njohuritë e gjera: “Fliste disa gjuhë të huaja, lexonte vazhdimisht libra strategjie dhe ekonomie, dhe kishte një kulturë të thellë.

Një tjetër aspekt që ngre peshë në intervistë është roli i tij në konceptimin dhe ndërtimin e sistemit të fortifikimeve në Shqipëri, veçanërisht në ishullin e Sazanit: “Në atë kohë u bë një revolucion në strategjinë ushtarake. Po, fortifikimi u teprua, por ishte një përpjekje për të garantuar sovranitetin në një kohë paranoje gjeopolitike.

Me Nazarkon, ish-presidenti Moisiu foli edhe për përfshirjen e tij në konceptimin dhe zbatimin e fortifikimeve ushtarake në Shqipëri, sidomos në ishullin e Sazanit, që, sipas tij, ishte menduar për të përballuar sulme nga deti dhe ajri. Ai e konsideroi këtë, pjesë të një projekti madhor ushtarak, që, megjithëse më pas u teprua, kishte një logjikë strategjike në kohën e vet.

Fortifikimi i vendit ka qenë një tjetër strategji kyçe. “Fortifikimi nuk ishte luks, por pjesë e një strategjie për të ndalur sulme nga toka, ajri apo deti,” theksoi ai, duke shtuar se edhe pse kishte kosto, Shqipëria prodhonte në atë kohë vetë pjesën më të madhe të materialeve.

Ndër të tjera, ish-presidenti hodhi dritë mbi tensionet me Greqinë, duke përmendur lëvizjet ushtarake në kufirin jugor dhe shqetësimet për mundësinë e një përplasjeje. “Greqia u armatos ndjeshëm në ato vite dhe kishte vendosur forca afër kufirit me Shqipërinë. Kishim skenarë të përgatitur në rast të ndonjë sulmi,” deklaroi ai.

Ai gjithashtu përmendi përgatitjen për një luftë partizane në rast të pushtimit, bazuar në modele të mëhershme të organizimit ushtarak, që përfshinte komanda, depo dhe njësi malore. “Në atë periudhë, Greqia kishte zhvilluar manovra të forta ushtarake, afër kufirit. Në rast të ndonjë përshkallëzimi, kishim planifikuar reagimin tonë ushtarak. Kishim gjithashtu, përgatitje për luftë guerile në rast pushtimi.

/RTSH/

11 Komente

  1. P
    Polo

    ekskluzive e meros apo e nazarkos eshte kj ose spo e marrim vesh

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Per ke sovranitet flet ky ish oficeri i enverizmit? Sot kemi mbi 30 vjet qe nuk kemi ushtri e shqiperia eshte me sovrane se kurre! Per çfare ishte organizator i afte Mehmet Shehu per te vrare kundershtaret e partise? Persa i perket ekonimise socialiste ajo ishte ekonomia e nje shteti te deshtuar, standarti ekonomik i qytetareve e zhvillimi ekonomik i vendit ishin ne shkallen me mjerane te mundeshme, e fundit ne Europe, ne te gjitha drejtimet ishte Shqiperia, e drejtuar nga Mehemet Shehu "brilanti" me nje arsim e lene pergjysem per ushtarak !

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liqeni

        Zotni! Sot Shqiperia nuk eshte sovrane. M.Shehu ishte vertet nje njeri i zoti, qeveritar me aftesi te rralla. KM si M.Shehu nuk i vjen me Shqiperise.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Personalisht as me shkon nder mend te ve ne dyshim konsideratat e ish presidentit Moisiu mbi M. Shehun,i ka deshmi reale te jetuara personalisht qe nuk lene vend per dyshime,por ama M. SHehu e te tjere,ishin personazhe lufte,njeres qe ishin mesuar me vdekjen njerezore,ku jeta kishte pak vlere per ta,ku,tja hiqnin jeten dikujt,ishte si kur vrisnin nje mize!!

          Përgjigjjuni
      2. s
        spata

        Kam patur gjiton nje bashkeluftetar te Mehmetit .Se cu ngaterrua ,me te shkreten raki dhe e nxorren ne pensjon para kohe .Kur donim ti nxirrnim, te pa thenat e kohes me Mehmetin i trazonin dy lloje rakija dhe ja jepnim . Vinte ne qejf dhe fillonte vet e na tregonte historit e tije me Mehmetin . E kam patur shok femijerije . Ishte i zgjuar dhe i jati e dergoje ne Tirane me studime. Une nuk merrja pyka, por po te te vija ne shenjester, shkoje ne boten tjeter. U bashkuam perseri kur erdhi nga Spanja. Hajde me tha . Kam nevoje per ty . E c'me do i thash . Hajde, hajde , mendje ske po syri yte merr gjak ne vetull .Ato dite do formohej ceta partizane e Mallakastres.Me mori si rojen personale te tije .Me habiti shume .Kishte shume njohuri e ne e degjonim me goje hapur .Lufta do burra trima prandaj dhe ju kam zgjedhur . Do tju tregoje e ndihmoje te beheni zoter te vehtes ne kete lufte e per clirimjin e vendit .Ne e ngacmoni e i thoshnim . Keto i dim po na thuaj ato qe s'jane neper libra .Po ja cfare tju them . Nje dite Enveri i kishte thene. Hiqmani ate pijanecin se si rri goja pa u mburrur . Une tegoja histori me keta qumushtoret se si perlesheshim me armiqte pa e menduar vdekjen .Keta benin pyetje po sikur ata te na sulmojne te gjithe bashke,ne cdo te bejme ,te marrim malet . Jo o budallenje .Per kete e hengri Balluku .Enveri u kishte thene . Vrijeni mendjen se nuk do bejme ato qe kemi bere gjate luftes per clirimin e vendit . Tani asnje pellembe toke nuk duhet te jete e pa pergatitur per te luftuar .C'beri Mehmeti . Mori inxhinjeret me te zot ,qe kishte Shqiperija dhe u vuri detyre . Dua te me projektoni qenda e strehimi luftimi te perballojne goditjet berthamore .Edhe keto i dim i thoshnim . Tjeter . A cfare kalamaqer jeni ju .Mire ja po ju them cfare i thash Mehmetit .Keta bythpambuket e sotcem po plasi nje bombe i mbushin breket . Te ngrem sisten mbrojtje teper te fortifikuar qe te luftojne brenda tyre .Me degjoje e me tha . Nje projekt eshte gati per tu provuar ne Delvine .Do vish me mua me tha . Shkova me te dhe i pash nga afer duke u futur brenda. Nxorra faqoren dy domate 3 hudhra te njoma pak djathe e i thash Mehmetit . Une po beje time ti me qello tani ketu brenda ne qendrat e zjarrit .Hajde ore gomar me tha .Ske mosh te rrish brenda . Mund te te pushoj zemra e skam si te te justifikoj tek Enveri . Jepi ore i thash .Po vdiqa une ky projekt s'ka rezultat dhe te gjithe inxhinjeret futi ne burg.Erdhi e me nxorri duke me thene se do fusim kafshe te ndryshme brenda . Eksperimenti doli me sukses . Grupi i qendrave te zjarrit, teper i fortifikuar per nje skuadet ,u bombardu nga aviacjoni ,artilerija e rende murtajat dhe eksploziv qe shperthyen mbi te . Mbas shkuan dhe verifikuan gjendjen . Kafshet te gjalla qendrat me demtime por funksjonale .

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Kur lexon ndonje artikull te ketille ,sikur ushqehesh ,e ploteson nje mungese te madhe "fukarallek"ne te gjithashtresat e informacionit real.Gjenerali,ish Presidenti Alfred Moisiu,pervec qe eshte nje figure e nderuar per te gjithe kontributin e vet qe e ka dhene,eshte shum i drejt per drejt me faktet reale .Njerezit e keti rangu si njeri,kuader intelektual ,fatkeqesisht kombi yne i numeron me shifra shume te vogla..Nga zemra xhaxhit Ish President Alfred Moisiu i deshiroj jete te gjate dhe sa me shume te na informoj me materiale te kesaj natyre...Rinia ,gjenerata ime ,kemi shume nevoje per argumente nga kuadro te keti niveli...

          Përgjigjjuni
          1. G
            GONI

            ME PAK FJALE, TE NA RROJE PARTIA. NUK ESHTE NJERI KUNDER STRATEGJISE SE MBROJTJES. PROBLEMI ESHTE SE U VRANE NJEREZ PER NJE FJALE GOJE, JU VODHEN PASURITE TE PASURVE DHE U SHKATERRUA FEJA.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Blloku

              Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës, në librin e tij "Blloku" shkruan: Mehmet Shehu ishte shteti.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Keli

                Nuk mund ta damkos njeriun sistemi. Vlerat e ketyre burrave qendrojne ne faktin se luftuan, vepruan, drejtuan, prodhuan vepra pa rreshtur. Se cfare sistemi ishte ka pak rendesi. Edhe te burgosurit ndahen ne ata qe vazhdojne studimet autodidakte dhe te tjere qe pine duhan dhe lozin ndonje dore letra apo domino.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Thjesht per saktesi

                  Mehmeti ka bere studime te plita ushtarake. Nuk mbaroi shkollen ushtarake ne Itali, por mbaroi shkollen e plotesimit per oficere, qe ishte hapur nga mbreti Zog. Kur doni te shkruani, studioni me pare.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    M.Shehu kryeministri me i afte i Shqiperise gjate gjithe historise se saje.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje