Flet komandanti i xhenierëve: Si u vranë 3 ushtarë në Porto Palermo (dhe sa është kostoja e ndërtimit të tunelit të Porto Palermos)

2 Tetor 2024, 10:20Dossier TEMA
Flet komandanti i xhenierëve: Si u vranë 3 ushtarë në Porto

Gjatë ndërtimit të kompleksit të tuneleve të Porto Palermos humbën jetën disa ushtarë. Oficeri epror, Xhorxhi Koçi në emisionin kushtuar Porto Palermos tregon se dy ushtarë dhe një civil u vranë si pasojë e aksidentit në punë. Ka pasur edhe 5 vdekje të tjera thotë oficeri, por nuk lidhen me punën.

“Ky fortifikim paraqet një kompleks shumë të madh, prej 20 objektesh. Është kompleks i madh sepse edhe mjetet ishin të mëdha. Është punuar me sakrifica të jashtëzakonshme sepse vetë formacioni në të cilin u ndërtua ka qenë shumë i dobët. Këtu punimet janë ndërtuar pa asnjë profil gjeologjik.

Ne nuk e dinim si ishte këtu brenda dhe na kanë ndodhur të papritura të mëdha në atë periudhë. Pavarësisht vështirësive të mëdha që hasëm gjatë ndërtimit të këtij kompleksi të madh, kanë ndodhur vetëm 3 ngjarje me humbje jete. Një ushtar na e ka zënë korrenti, një tjetër e zu shkëmbi i tunelit dhe një punonjësi civil i ra një gur nga lart tunelit edhe gjeti vdekjen.

Nëse do i referohemi evidencave të repartit do të shohim se ka edhe të tjerë të vdekur. Por ato vdekje nuk lidhen me punën. Një ushtar vrau dy shokë dhe i hodhi në det pasi i grabiti. Te një objekt tjetër po brenda këtij kompleksi një ushtar vrau nga pakujdesia shokun e tij. Një ushtar tjetër për arsye të ndryshme vrau veten. Pra janë gjithsej vetëm 8 vdekje”, thotë ai për gazetaren Rudina Xhunga.

Sa është kostoja e ndërtimit të Tunelit të Porto Palermos

Kostoja e ndërtimit të tunelit të Porto Palermos shkon 1.5 miliardë euro. Kështu thanë Bashkim Salillari kryeinxhinieri i punimeve dhe Gëzim Bakiu, projektuesi kryesor i portave të tunelit të Porto Palermos, për DritareTV.

“Kostoja e Porto Palermos sipas arsyetimit tonë, që jemi marrë me këtë zanat edhe më mbrapa, afrohet në 1.5 miliardë euro me të tanishmet. Këtu përfshijmë edhe pagesën e punëtorëve se ushtarët në atë kohë punonin pa paguar. Por nuk kemi gjë të përcaktuar se në atë kohë çdo gjë e kishte shteti.", tha inxhinier Salillari.

Ndërsa projektuesi i dy portave të tunelit tregon për gazetaren Rudina Xhunga nëse kjo kryevepër inxhinierike është produkt kinez apo shqiptar.

"Projekti i Porto Palermos është bërë fillimisht nga kinezët në 1973-shin për të strehuar silurusët e pastaj raketat. Betonimet e mëdha janë bërë sipas projektimeve të kinezeve të financuara tërësisht nga Kina. Ata morën përsipër realizmin e projektit, zbatimin, pajisjet dhe koston e objektit.

Por pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, u ndryshua projekti. Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu vendosën që ky objekt të transformohej në strehimin e nëndetëseve që e kishin bazën në Pashaliman, ishin në det të hapur dhe të pambrojtura. Ne përshtatëm këtë objekt sipas kërkesave të nëndetëseve. E çuam thellësinë e tunelit nga 2.5 në 6.5 metra. Ndërsa pjesa më e vështirë ishte puna me dyert. Bëmë dyer të reja, portën e jugut e ndamë më dysh, pjesa mbi ujë dhe nën ujë që shkon deri në 9 metra”, tha ai.

20 Komente

  1. A
    Anila

    Te çmendur....late ne varferi nje popull te tere vetem per fantazite e cmendura te tyre...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moisi Golemi

      Po moj debile. Dhe tani, që jemi afër një Lufte të Tretë Botërore, me shumë gjasa me armë bërthamore, fillojmë e i kërkojmë këta tunelet anti-bërthamorë.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dfg

        Ha ha sa te semure qarkullojne ne shqiperi. Pse nga bombat berthamore do te mbroje ky tunel???? Sa njerez strehoen ne 1.5 miliarde €?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Jotëm ponjehere.

          Përgjigjjuni
      2. D
        Dezmond T ..Passau Bayern de

        Anila , leri kritikat dhe mendjelehtesiteb menjeane , thjesht iku ajo kehe me gjith te keqiat e te mirat , ose sic thone miqte tane amerikane ….go away …..ashtu ishte koha ashtu ben …asnje nuk e dinte fatin e nje vendi krejt te vetmuar se nga do i vinte e keqia …sot psh ne Ukraine ato jane shume shume te domosdoshme ….e kush garantonte qe Shqiperia nuk do sulmohej … Nga do grabitqare qe kercenonin , serbet kercenonin , helenet po ashtu …ruset kerkonin i kerkonin koridor JB Titos te nderhynin ushtarakisht …flota e 6 amerikane bente parakalim ne Adriatik …..keshtu qe kritikat e tua sot thjesht jan NUL ….. Vec te tille kritikolog si puna jote sot teprojne ,i gjen kudo , neper kafene , rruge dhe lulishte …. ngado superpatriote , mendimtare dhe ideolog, historiane te tipit mbas krishtit te gjithe behen profet ….sinqerisht po ta them , do te doja shume te besoja te kunderten ….vec ajo do te ishte peralle , dhe perallat nuk besohen ….

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anila zgjou

          Anila …..e more provimin ??

          Përgjigjjuni
        2. T
          Taras Bulba

          Ai ushtari qe grabiti shoket , i vrau dhe i hodhi ne det …nese i ka shpetuar tranxhes , nese themi ….me siguri sot eshte i Saliut ….te tille tipa mblodhi mbas 90tes Sali qeni ….kriminele , te denuar nga sistemi per vrasje e vjedhje dhe te tilla karakteristika trasheguan dhe ne demoshkerdhatcine e Saliut ….se te tjere te denur per agjitacion propagande tentacion per aratisje dhe denime te tjera shume te gabuara …nuk iu afruan kufomes kombetare …por u larguan shume shume larg ….per mos tja degjuar me kurre zerin e Nenes Shqiperi …

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Ai rrezik tani ka marrin kestin e 4 te perndjekurit politik.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Stilisti

              aaahahahahahaahhaaa

              Përgjigjjuni
          2. s
            spata

            Duhet shtuar dhe nje gje qe se permenden inxhinjerer dhe keta te sotcmit qe vizitojne e komentojne tynelin e Porto Palermos. Une mendoja se gazetari miljoner qeros i Tv Klanit ,Fevziu ,do germonte me shume, per sakrificen e bere nga djemte e te persekutuarve ,ne ndertimin e kesaje vepre madheshtore . Sakrificat e tyre kane qene madheshtore sic eshte dhe vepra . Pak respekt por dhe mbeshtetje ,nga shteti demoktratike i sotcem ,duhej realizuar per ta. Ata jane heronje te heshtur qe perbuzeshin ne kohen e diktatures .Jane gjalle , ndoshta tek te 60 tat ,qe edhe duhen marre ne intervista te njohim ate c'kane realizuar e si ndihen sot mbas kaq viteve kur ne kthejme vemendjen e harruar per ta . Nje nga te keqijat si komb harresa dhe mos njohja e arritjeve e sakrificave te brezave .Ne propaganden e sotcme gazetareske e TV shohim gjera pa vlera qe sjapin e nxjerim konkluzjoneve nga e shkuara e brezave me vlera .Kemisot ne bote shqiptare te talentuar qe po shkelqejne meato cka arrijne dhe pak u kushtojme rendesi se si mund tu marrim vlerat per sherimin e plagve qe ka sot shoqerija shqiptare . Kultura idijoteske e sotcme, i percmon si arritje te popullit e intelektualve qe kane jetuar e shkolluar ne komunizem.Bejme te kunderten e asaje qe bejne shetet per thithjen e trurit ne interes te perparimit e zhvillimit te kombit . Studjot TV mbushin ekranet me takime, per ngjarjet politke ,se si kacafyten politikanet dhe lepirast e tyre ,duke lene jashte vemendjes vlerat e verteta qe shpalosin brezat . Jane te pakte ata qe perpiqen te sjellin ne memorje aritjet dhe realitetin e shkuar .Vecoj zonjen Rudina , Marinin ,Kocaqin e disa analista e gazetar me koncepte e ndjenje kombetare te gervishin memorjen tone te pergjumur .

            Përgjigjjuni
            1. r
              rrapi

              ca te persekutuarish thua o loqe burre, aty kane punuar ushtaret e porto palermos. mos degjo gjyshin e pjerdhur ca thote, se te genjen.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ushtaraku

                Aty nuk ka patur nga familje te persekutuara. Aty punoi ajka e inxhinerise shqiptare dhe ushtaret e thjeshte. Ne fakt aty nuk shkonte dot ushtare kushdo sepse ishte baze sekrete. Ata qe vinin nga familje te persekutuara apo te denuar benin brezaret. Edhe ky muhabeti me te persekutuar ekzagjerohet pak si shume ne Shqiperi. Me shume perdoret si justifikime per te vjedhur Shqiperine keto 35 vjet. Se si mund te thuash qe kam qene i persekutuar apo ish burgosur politike dhe te rrish si qen poshte ballkonit te Saliut doktorit te bllokut dhe deshmitari i rreme i gjyqeve politike vetem ca si puna jote e dine.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  spata

                  O t-rrapi.Keto jane fakte qe i trgojne moshataret e mi ish ushtarak.Te kishje dhe ti kulturen e gjyshit tim sdo flisje percarte.

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    Ishtar xhenio 1979 -1980

                    Bravo!

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  Populli

                  Kush mohon dhe Shane te kaluar nuk ka te ardhme

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xyz

                    Portale,gazeta e gazetare ne shqiperi e kosove (shumica) jane spiune ruso-serb dhe disa tjera (pakica)spiunojne per izrael,usa,franc e gjermani. Nuk ka jave qe gazetat shqiptare qe nuk bejne tema me fotografi te vendeve sekrete ushtarake te shqiperise.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      O sa mir' me ken shqiptar

                      Kellef kazme...nuk ka nevoje per fotografi, satelitet i nxjerin te gjitha, mbase dhe ty duke forcuar kyçin e dores te djathte. Idiotizmi eshte njeloj si vdekja... ti nuk ndjen asgje, dhimbje e ndjejne ata qe jane afer teje.

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Sio...

                      Nuk ka mbrojtje me të mirë se nje popull i ushqyer mirë dhe i shendetshem...

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        RAIFI

                        Futnja minat,ç'ju duhet tek e fundit e ka ndërtuar Enveri,kështu do shtoni simpatinë e serbit dhe grekut.S'keni nevoj të friksoheni edhe ashtu vendi është koloni e tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          selfo zeneli

                          qelbesire jo inxh. si i konvertove ti? 1.5 miliard euro dmth lek te asaj kohe???? batakci. sh lek ishin e dime si popull i varfer qe ishim por ishin lek. ti ma cfare kursi i kembeve ne 1.5 miliard euro. kerme jo inxh. te ngrihej ai nga varri per keto qe flet ti merrte loqet dhe ti bente veth e te nxirrte te omonia te beje lek me bucet e Athines. burr kurve

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje