
Feliks Baçi, ish drejtues i aviacionit civil në Tiranë, ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku rrëfeu histori të padëgjuara mbi incidentet me drejtuesit e lartë të vendit, si dhe për linjat e avionëve që uleshin në Rinas.Ai rrëfeu se si u gabua me kodin mors në pistën e Rinasit, me protagonist ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiu, me shkallët në aeroportin e Rinasit, ku për pasojë u shkarkua nga puna, shoferi i shkallëve.
“Ka ndodhur një incident. Vjen një nga personalitetet e asaj kohe, më duket ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu vinte nga Parisi këtu me një avion, që beri një ulje te komanduar, dhe do vazhdonte fluturimin në Aleksandri. Nuk ishte komunikuar mirë dhe shkon shkalla te porta… mirëpo shkon poshtë shkallëve, piloti nuk mund të hapte derën dhe u bë një rrëmujë e madhe. U duk si ofendim. Shoferi i shkallëve u hoq nga puna, se nuk mori masat. Incidente të kësaj natyre kishte.”, u shpreh ai.
Hajde sa lajm i madh. Bobo jemi çuditur.
Sakte. Se ku eshte lajmi ketu, kete vetem gazetarucet e Meros e dine.
Vetem qytetaret e tiranes e din se ca djali ka qen Liksi .cun I drejt dhe njeri I shkelqyer une e kam pas afer me shpi dhe e njof mire kte djal te Flores lagjia Jon. Respekte .
dhe unë them të gjitha fjalët që thua ti,bile them që dhe ai shoku i tij i ngushtë,nuk më kujtohet emri i shkurtër rrumbullak gjys bjond,ishte "king",por ajo që nuk kuptova!?ça lidhje kishte me kadriun ky lajm???bile me shkallët që ishin atje ku nuk duhej të ishin,dhe pushimi i shoferit të shkallëve??ps:askush nuk e ka sharë "Liksin" që ta mbrosh ti!!
Vjen një nga personalitetet e asaj kohe, më duket ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu Lajm leshi pa kuptim
Super lajm! Bravo "Tëma"!