Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2018
“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 6 shtatorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkresën e fundit të Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para së të largohej nga porti i Durrësit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqipëri
Lamtumira e princ Vidit
Princi Vilhelm Vidi, ish-princ i Shqipërisë, mbërriti mbrëmë në Ankona dhe u nis për në Vjenë.
Ja teksti që u ka drejtuar shqiptarëve para se të largohej nga Durrësi :
“Shqiptarë !
Kur delegatët tuaj erdhën për të më ofruar kurorën e Shqipërisë, unë iu përgjigja me besim thirrjes së një populli fisnik dhe kalorësiak, i cili më kërkoi t’a ndihmoja në veprën e rilindjes kombëtare.
Unë kam ardhur tek ju me dëshirën më të zjarrtë për t’ju ndihmuar në këtë detyrë patriotike. Ju keni parë, që në fillim, përkushtimin e të gjitha përpjekjeve të mia për riorganizuar vendin, i etur për t’ju mundësuar një administratë të mirë dhe vënien e drejtësisë për të gjithë.
Megjithatë, ngjarje të këqija erdhën për të penguar punën tonë të përbashkët. Në të vërtetë, disa mendje, të verbuara nga pasioni, nuk e kuptuan qëllimin e reformave dhe nuk donin t’i jepnin besim një qeverie të sapolindur.
Përveç kësaj, lufta që sapo ka shpërthyer në Evropë ka komplikuar më tej situatën tonë. Kështu që mendova se, për të mos lënë papërfunduar punën për të cilën dëshiroj të kushtoj fuqinë dhe jetën time, do të ishte e dobishme për mua që të shkoj për disa kohë në Perëndim. Por duhet ta dini, se nga larg dhe afër, do të kem vetëm një mendim, që të punoj për prosperitetin e atdheut tonë fisnik dhe kalorësiak shqiptar.
Gjatë mungesës sime, komisioni ndërkombëtar i kontrollit, i dërguari i Evropës që krijoi atdheun tonë, do të drejtojë qeverinë.”

Nje princ i paafte per te drejtuar e menaxhuar shqiptaret. Haroheni!
cdo bente princi ne nje vend qe cdo shellar e quante veten princ e donte me bu mbret?
Shpallja e Ahmet Zogut mbret i Shqiperise, ia ka fundosur shpresat Vidit dhe austriakeve per tu kthyer si mbret ne Shqiperi. Me shpresa te tilla ka vdekur duke pritur ne Viene.
Sic kam ndegjuar nga te moshuarit ne vitet 85 .... tregonin qe kishin filluar te hapnin rruget neper fshatra dhe qytetet e shqiperise...dhe pagueshin me monedha florriri dhe Lireta Italiane......kishin filluar dhe te mesoni gjuhen Italiane.... sa sa te mira ka bere apo te keqija keto i dine Historianet shqiptare... Por ky princi jine pasardhes mbas Dikatures e pshuri shqiperine cepe e me cepe... e dogji cep e me cepe... pervece zhveshjes te te gjithe shqiptareve me Firmat piramidale.... hapjen e depove te armeve.... shitjen ete gjithe pasurise te shqiperise.....sote na Reciton nga penxherja vjersha te Naim Frasherit....shqiperi te kam dhjere ....dhe vertete e dhiu dhe e beri mute fare sa ska ku te shkoje.....