Erëra të mbara po frynin në Çekosllovaki. Moti premtonte pranverë. Alexander Dubcek, i ardhur në pushtet, po ndërmerrte reforma që premtonin demokratizimin e vendit. Fatkeqësisht, kjo periudhë shprese zgjati veçse disa muaj, nga janari në 20 gusht të vitit 1968, kur vendi do të pushtohej nga Bashkimi Sovjetik dhe e ashtuquajtura “pranvera e Pragës” do të merrte fund. Por çfarë ndodhte ndërkohë në Shqipëri? Avokat Spartak Ngjela e përshkruan këtë periudhë në librin e tij “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, botuar nga “UET Press”, vëllimi i parë, Tiranë 2011.
Nga Spartak Ngjela
(Vijon nga numri i kaluar)
Këtë gjë, më parë, e kishte ndërmarrë Lenini, kur u shkëput nga Internacionalja e Dytë Socialiste dhe krijoi Kominternin, i cili s’ishte gjë tjetër, veçse një Internacionale e Tretë. Por edhe Trocki, pasi u dëbua nga Rusia, krijoi internacionalen e tij komuniste, për t’iu kundërvënë Kominternit dhe partisë së Stalinit, por Hoxha, kam përshtypjen, se nuk e dinte fare këtë fakt.
Të gjithëve ne, kjo vepër e re e Hoxhës, na u duk si një marrëzi shqiptare, kurse vetë Enver Hoxha, na ngjasonte me një mashtrues që tallej me viktimat e tij. Në “Broduej”, talleshin hapur me të gjitha lajmet e “Radio Tiranës” e të gazetës “Zëri i Popullit”, kur bëhej fjalë për krijimin dhe aktivitetin e partive marksiste-leniniste në Perëndim.
Befas, madje, filluan të dilnin e të propagandoheshin si figura, edhe emra, si; Zhak Gripa, kryetari i Partisë Marksiste-Leniniste në Belgjikë, Reixh Bërxh në Angli, Uillkoks në Australi, Frans Strobël në Austri, Fosko di Nuci, në Itali e turlifarëlloj emrash; të gjithë aventurierë që vinin këtu të merrnin ndonjë dollar, por Hoxhës aq i bënte, sepse i duheshin për qëllimin që folëm. Enver Hoxhës, perandoria i duhej mbi të gjitha, për të ushtruar propagandën e tij në popull, e sidomos me ata të rinjtë që kishte marrë nga puna e rëndomtë e po i ngjiste në udhëheqjen e Partisë dhe të cilët ende nuk dinin përse kishin ardhur, pse i kishin thirrur dhe çfarë duhej të bënin.
Ndërkohë, ne që jetonim pranë oborrit të Enver Hoxhës, konstatuam saktë se e gjithë garda e vjetër që jetonte përreth tij nuk ishte fare entuziaste për partitë marksiste- leniniste të Perëndimit. Nuk bindeshin dhe kishte ndodhur e kundërta: në vend që ta merrnin këtë si një shenjë të “madhështisë” së Enver Hoxhës si doktrinar, e kishin marrë si shenjë të dobësisë së tij për një vepër të dështuar. Këtë e vura re edhe tek im atë. Kiçoja nuk kishte fare qejf të fliste për to dhe unë e kuptoja se i dukeshin qesharake.
Këtë e pashë vetë, sidomos kur nuk kishte qejf fare të rrinte me belgun Zhak Gripa, ndërsa ai pushonte familjarisht, si edhe ne, në Dhërmi të Himarës. E shihja që nuk e përfillte fare dhe i shmangej takimit me të. “Ç’është ky? Çfarë përfaqëson”, – e pyeti Vera Kiçon, për Zhak Gripën, një natë kur ishim duke luajtur me letra, por Kiçoja iu shmang në fillim, duke ngritur vetëm supet. Ndërsa Vera nuk ndaloi dhe mandej i tha: “Ti ke ndenjur shpesh me të, prandaj dhe të pyes”. Atëherë, Kiçoja u përgjigj duke psherëtirë: “E ç’më pyet, moj Verë, nuk e ke parë që nuk di asgjë, ai nuk di, as sa anëtarë ka partia e tij”.
Kjo ishte e gjitha, pra, brezi i Kiços, nuk ia pranonte fare Hoxhës këtë nismë, por ai as që çante kokën, sepse kishte krijuar grupin e Ramiz Alisë dhe paguante e paguante për të krijuar një si Internacionale Komuniste, por pa e quajtur të tillë. Kjo pra ishte perandoria e tij qesharake, por ai e donte. Madje, nëse nuk ka qenë një lojë demagogjike, dhe e ka besuar vërtet, atëherë sëmundja e tij, ka qenë tepër e rëndë.
Kam përshtypjen se edhe mund të jetë bindur dikur, se e ka formuar më në fund perandorinë e tij, sepse, që nga fundi i viteve ’60-të e, deri në vitin 1976, ai sillej në media si një perandor i revolucionit, si lider i të gjitha lëvizjeve progresiste në botë dhe si udhëheqës shpirtëror, i rreth dyzet partive marksiste-leniniste që i mbante vetë me para. Kurse hordhitë që dolën nga 6 shkurti i vitit 1967, bërtisnin e sokëllinin, për sukseset e partive marksiste–leniniste dhe për dominimin e botës mbarë, nga Enver Hoxha.
Ne nuk arrinim të kuptonim nëse këta njerëz, i besonin apo jo ato që thoshin, por edhe pse qeshnim me të madhe me ta, prapë ishim të mërzitur. Ne e kuptonim atëherë, se do të vinte një ditë që e gjithë jeta politike, morale, ekonomike e shoqërore në përgjithësi, do të binte në duart e tyre. “O Zot!, – thoshte shpesh e më shpesh, një shoku im në ato kohëra. – Çfarë të kemi bërë, që po na torturon për të na shtypur, me anë të injorancës”?!
II
Propaganda ishte e ethshme, por “mjerë ne ku na kishte rënë të jetonim”. Kjo ishte shprehja që përsërisja prore me vete, tek lexoja gjithçka që më binte në dorë për diktaturat dhe totalitarizmin, duke përfshire “Stalin” e Isak Dojçerit, disa monografi të Revolucionit Francez, e sidomos të Edmund Burkes e të Thomas Karlajlit. Kjo e Karlajlit, më kishte mahnitur, por edhe sistemi stalinian i marrjes dhe i mbajtjes së pushtetit, sipas Isak Dojçerit, po ashtu.
E ndieja se ishte krejt e njëjta gjë, paçka se në fund të fundit, po jetoja në një kohë pas Revolucionit Francez, kur gjithkush mendonte se revolucioni, ishte një proces në vazhdim, kurse normaliteti ishte reaksionar. Ishte një kohë e turbullt, kur askush nuk e mendonte dot qartë, se çfarë do të sillte e ardhmja. Në fakt, gjysmës së botës, i mungonin burrat e shtetit dhe prandaj ajo drejtohej dhe sundohej, nga “revolucionarët”.
Çdo grusht shteti, sillte një revolucion dhe secili kolonel, mëtonte drejt pushtetit me forcë. Në Shqipëri, ndërkaq, ishte krijuar befas një ideologji e re, pa formë, e bërë sipas vullnetit të një njeriu, i cili nuk kishte më asnjë lloj përgjegjësie dhe i duhej që të fillonte një betejë, për të përmbysur gjithçka.
Hoxha e ndiente se në Kinë, kishin ardhur ato forca që i duheshin dhe ai mund t’u merrte gjithçka, çdo gjë që i duhej, për të konsoliduar pushtetin e vet ekonomik.
Por, kishte edhe diçka tjetër: ai nuk e dinte çfarë ishte ekonomia, nuk dinte se çfarë ishte tregu dhe eficienca ekonomike, nuk e dinte se çfarë ishte prodhimi, prandaj mendoi se, me një “frymë revolucionare”, dhe me autarki, do të përjetësohej.
Marrëzia, në fakt, ushqehet e kalon në hapësira utopike nga mosnjohja e gjërave dhe kjo ishte natyra e pushtetit “revolucionar”, që po strukturohej në Shqipëri. Kalonin muajt dhe unë e ndieja që përballja ime me atë shtet, do të ishte e pashmangshme.
S’kisha rrugë tjetër, sepse, ndonëse vetëm njëzet vjeç, unë nuk mund të përfundoja dot te kopetë e “rinocerontëve”, të cilëve, që prej dhjetë muajsh, po u dëgjoja “trokun”, teksa përshkonin me zhurmë rrugët e Tiranës e, të gjithë Shqipërisë.
Kurse “Brodueji”, ziente nga barcaletat dhe nga humori kundër Enver Hoxhës. Por edhe “rinocerontët”, e kishin shtuar së tepërmi luftën e tyre me anë të fletë-rrufeve. Ato i gjeje kudo, në çdo institucion, e sidomos në qendër të Tiranës e, nëpër korpuset kryesore të Universitetit të Tiranës.
Universiteti i Tiranës atëherë, kishte katër korpuse: njëri ishte në kodër, në “Rrugën e Elbasanit” dhe ishte Fakulteti i Gjeologjisë; poshtë tij, po në të njëjtën rrugë, ishte Fakulteti Historisë dhe i Filologjisë; tek sheshi “Nënë Tereza”, ishin fakultetet e Inxhinierisë, Ekonomisë dhe Jurisprudencës dhe në fund të Bulevardit të madh, afër Stacionit të Trenit, ishte Fakulteti i Shkencave të Natyrës; kurse poshtë, nga Spitali Civil, ishte Fakulteti i Mjekësisë. Të gjithë zienin nga fletë-rrufetë dhe me një nxitje të ashpër, kundër studentit tiranas.
Nuk na linin të qetë për asnjë çast. Befas nisën të sulmonin edhe femrat e emancipuara e të bukura, të cilat dukej se po dëshironin të nxirrnin jashtë, të gjithë mllefin e pa-konsumuar erotik, që u ishte grumbulluar “rinocerontëve”, nga jeta që kishin bërë në provincat e largëta.
Të parës ia varën fletë-rrufenë, Vera Bekteshit. Nuk i lanë gjë pa i thënë; gati sa nuk i thoshin; edhe femër e përdalë. E atakonin për veshjen dhe ekstravagancën e saj, por nuk i thoshin asnjë gjë për inteligjencën dhe nivelin e saj, si studente e shkëlqyer.
Dhe ajo e ndjeu shumë. Ishte tepër e shqetësuar dhe, si shumë mike që e kisha, m’u rrëfye me një sarkazëm të hollë: “Janë një tufë injorantësh,- më tha, -dhe bën mirë ti, që tallesh gjithë ditën e u thua ‘rinocerontë’. Por ma kanë bërë edhe këto femrat që po duan të afrohen me komitetet e Partisë dhe që ti i njeh, që më urrejnë, për jetën time të lirë e pa komplekse”.
Më përmendi edhe ndonjë emër, por nuk ka rëndësi, sepse gjithçka në fakt ishte e drejtuar nga një dorë, që vinte nga Sigurimi i Shtetit. “Lëre Vera, – i thashë,- se të gjithë këtë lëvizje, nuk e drejtojnë ata, por Sigurimi i Shtetit”. Ajo ndenji pak dhe më pa në sy. E shihja që edhe ajo dyshonte, por e kuptova se nuk donte ta besonte, jo se nuk e dinte, se ç’ishte Sigurimi i Shtetit, por e shihte shumë të rëndë për familjen e saj, nëse vërtet atë e kishte sulmuar Sigurimi, domethënë Enver Hoxha.
Nuk donte ta pranonte, por në sy pashë dyshim. Ishte shumë inteligjente për të mos i pasur frikë rinocerontët; kishte akumuluar një kulturë solide dhe ishte në vitin e katërt për Fizikë. Kishte espri, siç thonë francezët, por ishte e destinuar të dështonte. Nuk mund ta pranonte Sigurimi i Shtetit, por as edhe ajo shoqëri që ishte e ngritur e gjitha, kundër çdo lloj elite intelektuale.
Koha e tregoi, se ishte e pamundur të bëje ndonjë gjë me Enver Hoxhën, por askush nuk kishte forcë, që të ndryshonte rrjedhën e gjërave. Dhe Vera Bekteshi e ndiente dhe e kuptonte më mirë se unë këtë; ajo ishte femër, madje një femër me inteligjencë të lartë, dhe politika e intrigave të oborreve totalitare, ka shpesh natyrë femërore.
Më vonë, pas dhjetë vjetësh, kur isha në Burgun e Ballshit dhe kur vetë Sigurimi erdhi e më pyeti për Vera Bekteshin dhe donin ta arrestonin, për veprimtari politike kundër regjimit, m’u kujtua kjo bisedë dhe mendova rishtas se, kisha pasur shumë të drejtë qysh atëherë, kur kisha krijuar bindjen se; e gjithë ajo lëvizje prej “rinocerontësh”, drejtohej nga Sigurimi i Shtetit.
Spartaku Vera Bekteshi me shtepi te rruga Budi njihje si " kurvat e Bllokut" Prandaj mos na kujto keto tipa,Sic Ke dhe vetem,se na ben per te vjelle.
Spartak jam dakord qe Sigurimi i bente te gjitha poshtersite, por ti quash disa varfanjake provinciale qe vinin ne kryeqytet 'rinoceronte' eshte fjale e madhe. E kuptoj qe e ke vene fjalen ne thonjza, pra nenkupton qe jane te dobet. Rinocerontet, ne fakt, jane kafshet me te fuqishme ne bote dhe jane te mencur ne ato qe bejne per te ruajtur veten dhe grupet e tyre familjare. Nese te duhet nje analogji me e mire per keta lloj provincialesh, qe vinin ne kryeqytet per ti sherbyer Sigurimit dhe partise, atehere fjala me e sakte do te ishte vemje ose larva mizash. Ato jane qenie nga me te percudnuarat qe hane mbetje organike ne kalbje madje edhe fece per tu rritur dhe ushqyer.qe i ndihmon të rriten shpejt. Ka kuptim, apo jo!? Hane m.t qe 'te rriten shpejt'. Keta persona te seleksionuar nga Sigurimi donin te rriteshin shpejt dhe ofronin sherbimet e tyre me deshire dhe vullnet te forte. KAQ! Shenim: edhe vemjet dhe larvat kane nje qellim mbi toke: te pastrojne mbeturinat fekale dhe atom organike. Pra, hane fekale per te pastruar ambientin; dmth jane shume te vlefshme ne punet qe bejne. Por vemjet apo larvat humane jane shume te ulet ne ato qe benin apo qe bejne.
HIENA...!
Turp tekesh per fjalorin!
o Taku po Vera edhe tani qe eshte plake meshte kurve , jo me kur qe e re qe i ka luajtur fene
Fshatareve te gjitha femrat ne Tirane ju dukeshin kur.va. Te dish te besh shoqeri me djem, te shoqerohesh, te besh shaka, eshte ku e ku me psikollogjine tende Jorgo. Ti tani do jesh ne ndonje zyre shteti, dhe patjeter pallon ndonje ne zyre.
Nuk e di sa e njef Veren "in personae" po ne mjekesi a psikiatri simptroma e saj quhet nimfomani...edhe sot ka per borxh te shtrihet me cdo lloj niveli mashkulli... pra ai imazhi i femres me klas, per kete person eshte thjesht mit. Sa per fshatar.... ne ketej matane Lanes te pall. Agimi ishim "fshati" i pare. qi vinte ne rradhe pas Bllokut, ku linden dhe u rriten Vera dhe Taku vete... Nuk e di ku je rrit zotnia jote
Fshatar nuk quhesh nga vendbanimi, por si mendon per shoqerine. Zakonisht karakteristika me e spikatur e fshatarit, eshte djallezia, te cilen ti e shfaq ne cdo rrjesht qe shkruan. Edhe ato fjalet e moderuara "Simptroma- Nimfomani" i perdor se je fshatar nga mendja, dhe kujton se po te perdoresh keto fjale pa kontekst, te bejne te lexuar.
Turp te kesh per fjalorin qe perdor! Apo je ish sigurims.
Eshte e neverriteshme kersheria per keta pinjollet e monstrave te komunizmit....BOLL ME...mos na fyeni.
Avokat nese e lexon kte koment , po ju shkruaj se fjala rinoceront per njeres qe vinin nga provincat me teper fyen figuren dhe logjiken tende per te cilat kam respekt. Por ketu ke çeduar. Sorry.
o taku mos na hap zorret se u kemi njohtur edhe ju qe silleshit sikur kishit rene nga qielli dhe ishit gati te shtypnit me kembe sidomos fshatatet....enveri ju linte sa ju linte dhe kur e shikonte qe e tepronit ju rraste nga nje plumb,po kete gje po bejne edhe keta te sotmit qe jane sulur si karkalecat dhe po zhdukin cdo gje
Në fillim të viteve 70, Flet Rrufetë ishin orientim i PPSh, për të frenuar në çdo fakultet, modën e huaj tek rinia. Viktima të tyre u bënë shumë të rinjë ! Vera ka qenë në atë periudhë e martuar dhe u nda nga burri. Avokati me sa duket e ka pasur "shoqe" Nostalgji e viteve të rinisë!
Kur i eshte bere fletrrufe ne fakultet, Vera nuk ishte e martuar. Vera eshte ndare nga burri, kur e internuan, ne vitin 1974.
MOS NDY GAZETËN ME TAKUN! TAKU ËSHTË SI AI TRIMI PAS LUFTE.TAKU MË KUJTON DISA VETERAN QË FLISNIN PËR LUFTËN ,KOR KUR DJALË EPYETI KUR KAN NDODHUR KËTO AI I THA: SE ATO KISHIN NDODHUR NË 1944 ,POR DJALI KURESHTAR E PYETI PËRSËRI NË Ç'MUAJ XGAXHI ?AI THA ATY....NGA VITI44 MUAJI NËNTOR.PO MIRË PO JU KUR DOLËT PARTIZAN:AI NL NËNTOR .PO VULLNETAR APO I MOBILIZUAR?JOOOO....MEZI BËLBËZIU IZIU ....I M....AR.KËSHTU DUHET TË KETË QËNË KOMUNIST DHE FAMILJA NGJELA?????KUR TURPI HAHET ME BUKË, MOS PRISNI O POPULL TË MIRA NGA KY TAKËM, HORASH POLITIK.
na vjen per me vjell nga kto kujtime te kohes se komunizmit. Tak mbaji per vete librat, Mero na e kurse neverine qe po vazhdo me na ndjek tash e 50 vite. Lenia Takut keto kujtime ne boll na vin zoret ke barku.
Spartaku edhe mund tja kete kerkuar asaj ose e ka qire qe e mbron kaq shumeEh si eshte kjo jete!!!!!!!
Shut the fuck up you bitch burre...ti e hengre se babai e hengri...je nje kolateral i denimit te Kocos.Kjo tjetra jetonte si bije sulltani deri ne renien e komunizmit. Neveri per ty dhe dy here kete "copen" qe na e shet heroine.
Taku po kruhet që të hyjë në histori?Joooo nuk e bënë për atë,atij idigjet barku për të'vërtetën,.Po lë kujtime jo për vehte por për tëatin e kompanin e Burrelit. I rrjedhur e i pjerdhur ky taku.
Z. Ngjela, më vjen keq por, jam shumë i bindur se, libri i juaj, nuk e kalon Urën e Lanës. Versionet tuaja janë fantazi, përralla nga e kaluara komuniste, asgjë më shumë. Ngushëllime!
une kam pas ne klase te birin e Veres, Turin... i shkreti ishte me trauma pasi kish pare qysh shume i vogel te emen duke kryer seks me meshkuj te ndryshem ne pranine e tij
Ke lindur dhe ke mbetur rocke. Dhe edhe do vdesesh rocke. Po akoma na can bythen neper gazeta e Libra per tet ate o koqe. Tyteti dhe ty e sojesorollopit tuaj Enveri ua shtriu zoren mire dhe me c shohim sot me ju e takemin tuaj paska pastures te drejte. Prandaj mo na caj trapin plak idiot curufjaso.zot ‘
E fort fare kjo
"Kujtimet e vegjelise" roman nga Enver Ngjela.
Nese Vera i ka luajtur fene ne rini te saj, i lumte! Ajo ishte jo vetem inteligjente, por edhe e bukur dhe afashinante! Veren nuk e beje per shqipo. Ata qe flasin keq flasin nga xhelozia dhe pamundesia per te qene ne nivelin e saj
Tu vij turp nga fjalori qe perdorni per nje femer modele intelektuale ,fizikante dhe shkrimtare . AH ne shqipret perfshir dhe mua qe kam origjine 100 vjecare fshatare duam 100 vjet te tjera te behemi qytetar ,por fatkeqsia qendron te mendimi akoma komunist dhe jo qytetar dhe te justfikojme vendosjen gjeografike , Mero ,ose mbylle gazeten ,ose ndero redaktoret mos ler te botohen keto banalitete qe as ne boten e trete nuk shkruhen
Avokat qente le te lehin karvani hecen perpara. Shum nga ata qe benin flet rrufe ne ate kohe i vjen turp nga vetja sot sepse ai palo sistem nuk la te zhvillohej njeri si individ por turma si turm dhe kur ja permend tani nuk din cte bejn nga turpi .....te pranosh realitetin eshte dicka shume e veshtire dhe nuk perballohet dot nga cdo individ.....
Mos shkruani kunder Veres, pa e njohur! Ka qene nxenese e shkelqyer. Ne universitet studente e mire. Vjen nga nje familje e njohur. Ka vuajtur jo pak. Spartaku. Genjen shume. Nuk eshte pyetur ne Ballsh per Veren. E njihte Veren. Kishte shoqeri por jo kete qe tregon sot. Kur Vera ishte martuar, beri nje dreke ku ftoi miqte e saj. Ftoi Kadarene, ftoi Ladi Shehun, ftoi Gimi Myftiun...kete, shokun e ngushte nuk e ftoi! Pse?
se i prishte pune...